Author: Hamdi Kumanova

Forumet rinore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë reguar sot për rrugën Grupçin-Zhelinë. Siç thonë, punimet për rikontruimin e rrugëve ka 7 muaj që kanë filluar, ndërkaq e njëjta është ende në gjendje të mjeruar. “Fillimi i punimeve dhe lënia e punëve në gjysmë e ka vështirësuar shumë qarkullimin e banorëve të këtij rajoni. Sa për informacion, rikonstruimi i rrugës Karpallak-Zhelinë ka filluar që në shtator të vitit të kaluar dhe po bëhen gati 7 muaj dhe rikonstruimi i rrugës Grupçin-Zhelinë është ende në gjendje të mjeruar. Si pasojë e kësaj, banorët janë të detyruar të përdorin autostradën dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë greke “Syriza” tha se nëse nuk arrihej Marrëveshja e Prespës, sot Turqia nuk d të ishte vetëm në lindje dhe jug-perëndim të kufirit grek, por do të ishte edhe në kufirin verior. Siç raportojnë nga MIA, Tsipras duke biseduar për marrëdhënies mes Turqisë dhe Greqisë, foli edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe përmendi tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut të cilat ende nuk janë ratifikuar në Kuvend dhe duke kritikuar Qeverinë e tanishme greke dhe kryeministrin grek, Kyrakos Mitsotakis. “Nuk është serioze për vendin që tashmë një vit nuk miraton aspektet kryesore të Marrëveshjes së Prespës, Memorandumet…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në konferencën “Gjendja e jashtëzakonshme: Mësimet e mësuara dhe sfidat e ardhshme” foli për miratimin e një ligji të posaçëm për gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme. Ai tha se pandemia paraqet kërcënim serioz edhe për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut. “Çështjet më të rëndësishme që duhet të rregullohen me këtë ligj janë mënyra e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, roli i Kuvendit, kohëzgjatja dhe karakteri i rregullave”, tha Mariçiq. Në Ministrinë e Drejtësisë, shton Mariçiq, tashmë është formuar grup pune me ekspertë dhe nga bashkësia e akademisë dhe gjatë periudhës së ardhshme…

Lexo më Shumë

Sefer Tahiri Zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe sidomos rezultati fantastik i Lëvizjes Vetëvendosja, më shtyn të riaktualizoj idenë e freskimit të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut! Aq më tepër që ka një lloj apatie të dukshme politike, që është pasojë e shumë faktorëve! Partitë duhet të hapen për kuadro të reja, profesionale dhe të dëshmuara në fusha të ndryshme shkencore apo veprimtari të ndryshme shoqërore. Vetëm në këtë mënyrë do të dëshmojnë se janë subjekte të hapura dhe jo subjekte të izoluara, që veprojnë si klane “akraballëku”, klane njërëzish që janë të lidhur me liderin mbi baza…

Lexo më Shumë

Agjensia e kreditit “Standard & Poor’s” konfirmoi rejtingun kreditorë të vendit në BB- me parashikim stabil. Pritjet e tyre janë që ekonomia e Maqedonisë këtë vit të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike dhe të kapërcejë tronditjet e shkaktuara nga kriza e Covid-19. Ata gjithashtu,theksojnë përpjekjet e qeverisë në drejtim të përforcimit të sistemit të financave publike, si Ligji i ri për Buxhetet, i cili parashikon reforma të mëdha në drejtim të planifikimit të buxhetit dhe kontrollit të realizimit. Mbajtja e rejtingutkreditorë në kontinuitet megjithë efektet e kovid-krizës, ështëjashtëzakonisht e rëndësishme, sepse është sinjal pozitiv për investitorët në lidhje me…

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës gjatë këtij viti do të punësojë 33 nëpunësë në administratën lokale, përcjell News-TV. Ky vendim është sjell në mbledhjen e ditës së premte në Këshill, pas një debati të ashpër për ndryshime dhe plotësimet për planin vjetor për punësim në vitin 2021 në komunën e Kumanovës. Opozita është kundërvyer, pasi konsiderojnë se bëhet fjalë për punësime parazgjedhore. Punësime ose avancime do të ketë në vendet: Ndihmësudhëheqës në sektorin për përkrahje të kryetarit dhe Këshillit të komunës, informim dhe marrëdhëniet me publikun dhe teknologjinë informatike, referent për udhëzimin e qytetarëve dhe palëve, lektor, bashkëpunëtor i rinj për…

Lexo më Shumë

Qëndrime të ndryshme për çështjen e përkatësisë etnike në letërnjoftimet, sipas Ambasadorit të BE-së kjo nuk është në përputhje me rregulloret evropiane Në vend edhe më tej mbesin qëndrimet e ndryshme nga subjektet politike nëse përkatësia etnike duhet të qëndrojë në letërnjoftimet e reja apo jo. Për disa është e nevojshme, për të tjerët, nuk ka diçka të tillë në praktikën evropiane dhe botërore. Në përputhje me qëndrimin se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, është edhe deklarata e fundit e ambasadorit të BE-së, Dejvid Gir, i cili theksoi se rregullorja kryesore e BE-së kur bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Që kur filloi vaksinimi anti-Covid në Maqedoni të Veriut, ditën e mërkurë, janë vaksinuar 642 mjekë dhe infermiere nga spitalet Covid. “Imunizimi i punëtorëve mjekësorë zhvillohet normalisht dhe me kapacitet të plotë në spitalin modular të KIBFS në Shkup, ku janë vendosur 6 pika vaksinimi, punohet në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pas dite, nga e hëna në të shtunë”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Personeli mjekësor është duke e pranuar vetëm dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërkohë të dytën duhet ta marrin pas 21 ditësh nga pranimi i saj. Ndryshe, deri më tani…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut këtë vit do të kryesojë me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ndërsa me këtë rast ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer i prezantuan prioritetet për vitin 2021 për CEFTA-n nën kryesimin e Maqedonisë së Veriut. Ministri Bekteshi tha se është kënaqësi të prezantojë kryesimin e sivjetmë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me CEFTA-n veçmas në vitin kur janë në fillimin e implementimit të dokumentit strategjik që në masë të madhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik në rajon, gjegjësisht bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor…

Lexo më Shumë

• Ikja e trurit dhe ikja e të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor është fenomen që kërkon përpilimin e një strategjie reformuese dhe afatgjate nga të gjitha sferat që mund të kenë ndikim në parandalim e exodusit masiv. Duke i pasur parasysh ndryshimet në mundësitë dhe kërcënimet që i paraqiten vendit nga ndryshimet e brendshme në kontekstin gjinor, politik dhe ekonomik si dhe në procesin e Evropianizimit të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë urgjente janë të nevojshme krijimi i mekanizmave mbrojtës për demografinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë ekonomik dhe demografik. • Ky proces po shkakton disbalancim permanent në…

Lexo më Shumë

Duke folur për përvojën me gjendjet e jashtëzakonshme të cilat u shpallën në vazhdimësi gjatë vitit të kaluar, deri në formimin e Qeverisë së re, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka bërë thirrje deri te institucionet, që të përgatiten për krizën e ardhshme dhe të përpilojnë ndryshimet ligjore. “Është koha të reflektojmë në përvojën e viti të kaluar dhe të miratojmë përfundimet adekuate dhe në kohë të përgatisim popullin për krizën e ardhshme të mundshme. Është e qartë se na duhet ligj i ri për gjendje të jashtëzakonshme në të cilën do të rregullohen të gjitha zbrazëtirat me të cilat…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në video të publikuar thotë regjistrimi i popullsisë është operacioni më i rëndësishëm statistikor që nuk duhet të anulohet. “Regjistrimi që vijon është obligimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët. Duhet të shohim se sa jemi, në mënyrë që të krijojmë politika që do të jenë reale”, tha Sheqerinska. Sipas saj, regjistrimi do të tregojë se ku ka më shumë të papunësuar dhe cila politike zhvillimore do të japë rezulatet më të mira. Ajo tha se regjistrimi do të ndihmojnë te punësimi i të rinjve. “Me të dhëna të sakte do të mund ta rinojmë edhe…

Lexo më Shumë