Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar seanca e 32-të, ndërsa prezent në këtë seancë janë edhe dy deputetë, të shumicës parlamentare, të cilët janë të infektuar me koronavirus.
Ata janë vendosur në hapësira të posaçme prej ku janë duke i votuar ligjet që janë në rend dite në seancën e 32-të. /SHENJA/






