Author: Hamdi Kumanova

Nisjen e grumbullimit të nënshkrimeve kundër regjistrimit të popullsisë, nga ana e VMRO-DPMNE-së e ka kritikuar Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Nga atje kanë vlerësuar se DPMNE-ja është parti anti-kombëtare dhe procesi i nënshkrimeve nuk është asgjë tjetër, pos përmbushje e tekeve të liderit të partisë, Hristijan Mickoski. “VMRO-DPMNE-ja me Hristijan Mickoski janë parti antikombëtar e cila punon kundër qytetarëve dhe kundër shtetit. Secili deputet nga çdo grup parlamentar deri në Kuvend mund të dorëzojë propozim tekst të Ligjit. Nga këtu, është e qartë se ky hap i Mickoskit është vetëm një nevojë brendapartiake për përmbushje të tekeve personale”, thanë nga…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi i Parlamentit Evroian në RMV, Ilhan Kyuchyuk thotë se Shkupi është i gatshëm për bisedime me Sofjen por se ka dallime të mëdha mes kërkesave bullgare dhe pritjeve të Maqedonisë së Veriut. Ai vlerëson se si raportues i PE-së në RMV ka pozitë me përgjegjësi nga i cili kërkohet të koordinojë politikën e BE-së, por nga ana tjetër, fakti që është politikan bullgar, e ndalon atë që të bisedojë për marrëdhëniet mes dy vednve dhe t’i ngrisë çështjet. “Para zyrtarëve e ngrita çështjen për djegien e flamurit bullgar, për shtrembërimin e simboleve, por edhe për të…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror i Automatizuar i Monitorimit për Cilësinë e Ajrit Ambiental dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informoi se pragu i alarmimit për PM10 (që tejkalon vlerën e 163 mg/m3 gjatë dy ditëve radhazi) të përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare, nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin ambiental, pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjate, u tejkalua në pikat matëse në Manastir –…

Lexo më Shumë

Shpallja e pakos të pestë të masave qeveritare për të zbutur pasojat e pandemisë, për një pjesë të biznesit është mirëpritur, mirëpo pjesa tjetër ka mbetur e pakënaqur. Nga Shoqata e organizimit të eventeve (hotelierët) theksojnë se puna e tyre ka qenë e ndaluar ndër të parat në vitin e kaluar, dhe kanë pasur vështirësi të mëdha me mungesën e parave të gatshme për një vit, ndërsa shtojnë se edhe ndihma e shtetit ka qenë e përcaktuar në kushte të padefinuara. Kjo shoqatë vlerëson se ju mungojnë informacionet se si Qeveria vendos për financimin e ndonjë ngjarje, cilat ngjarje paraqesin…

Lexo më Shumë

Kompanitë private që i furnizojnë qytetarët me energji elektrike ose termike, ende nuk kanë vendosur nëse do ti bashkohen masës qeveritare për të shlyer interesat e borxheve. Pas apelit të Kryeministrit Zoran Zaev, kompanitë private tu ndihmojnë qytetarëve që kanë vështirësi në pagimin e faturave, nga Balkan Energy Group thonë se ata së pari do ta presin ligjin. Para se të dalim me një qëndrim zyrtar, “BEG”- SHA do ta presë njoftimin zyrtar të paketës së pestë të masave të Qeverisë dhe do të kryejë një analizë në lidhje me efektet mbi konsumatorët dhe kompaninë – shprehen nga Balkan Energy…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.283 testime dhe janë regjistruar 449 raste të reja me COVID-19. Prej tyre 170 janë në Shkup, Prilep 55, Kavadar 35, Gjevgjeli 23, Tetovë 19, Ohër dhe Kumanovë me nga 17, Manastir dhe Negotinë 16, Veles 10, Strugë 8, Strumicë dhe Resnjë me nga 7, Gostivar 6, Shtip, Dellçevë dhe Bogdanci me nga 5, Kriva Pallankë Berovë dhe Kratovë me nga 4, Probishtip dhe Demir Kapi 3, Kërçovë, Dibër Vallandovë dhe Krushevë me nga 2 dhe nga një në Koçani dhe Radovish. Gjatë kësaj periudhe janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se ka nënshkruar kundër, siç e quan ai, falsifikimit të regjistrimit të popullsisë. “Të parandalojmë vjedhjen, ta heqim politikën nga statistika”, tha Mickoski. Ndryshe, OBRM-PDUKM përmes një njoftimi tha se qytetarët e Strumicës, Radovishit, Gjevgjelisë, Prilepi, Koçanit, Dellçevës dhe Vinicës në mënyrë masive po nënshkruajnë kundër, siç thonë ata, “falsifikimit të regjistrimit”. “Sot zyrtarisht filloi nisma e OBRM-PDUKM-së për mbledhjen e nënshkrimeve kundër regjistrimit që po e shtyn Zaev. Zaev dëshiron të zbatojë operacion politik në vend të atij statistikor dhe të keqpërdor procesin”, thonë nga kjo parti.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 18 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të korona virusit. Gjithsej 262 personave të dyshuar dhe të konfirmuar për Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk. “6 pacientë u pranuan në klinikën interne të Shkupit, 6 të tjerë në qendrën për kovid 8 Shtatori, 3 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive si dhe 3 pacientë të tjerë u pranuan në Kozle”- njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq, 15 pacientë të tjerë të shëruar u liruan në shtëpi. Për momentin, 30…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se do të bëhet vlerësimi nëse duhet të blihen edhe sasi vaksinash nga Rusia. “Gjatë ditës së djeshme, ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë kishte mbledhje me kompaninë kompetente për t’i bërë këto analiza”, tha Filipçe. Ndryshe, vaksinat kundër coronavirusit krahas kompanisë “Phfizer” do të merren edhe vaksinat nga Kina. Maqedonia më 17 shkurt nisi me vaksinimin kundër coronavirusit, ndërsa vaksinat ishin dhuratë nga Serbia./Telegrafi

Lexo më Shumë

Rreth 50% e të infektuarve në vend janë nga lloi i virsit britanik. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë në Maqedoni Venko Filipçe, transmeton Zyrtare.net Ai gjithashtu theksoi se javët e fundit është rritur edhe numri i pacientëve nëpër spitale. “Është evidente në periudhën e kalaur rritja e përqindjes së pacientëve të cilët është detektual variant i lloit britanik të virusit nga rreth 20%, në dy ditët e fundit rezultatet flasin për rritje deri në 50% nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve. Në këtë drejtim në Prilep dhe Ohër ka pasur rritje të lehtë të rasteve që u nevoitet…

Lexo më Shumë

Shoqatat malore vazhdojnë të shprehin shqetësimet e tyre lidhur me ndërtimet e hidrocentraleve të vogla në Malin Sharr. Sipas këtyre shoqatave aspak nuk është e këndshme kur shihen se si janë ndërtuar hidrocentrale në pjesët më të bukura të këtij mali në Maqedoninë e Veriut. “Aspak nuk jemi të kënaqur sepse duke lëvizur në pjesë të bukura të Malit Sharr do të hasim në hidrocentrale. Dua të them se hasim në devijime të ndryshme në natyrë të shkaktuara nga dora e njeriut. Ne si alpinistë jemi të dëshmitarë të kësaj që ndodh, por më e keqja është se kjo ndodhë…

Lexo më Shumë