Sindikata e policisë së Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të presioneve, maltretimit dhe mobingut, para ca kohe një polic në SPB-në e Kumanovës e ka lënë punën.
Sipas sindikatës, bëht fjalë për “polic të ri dhe të ndershëm” që ka marë pjesë në realizimin e detyrave më të komplikuara policore, kurse njëkohësisht ka qenë i angazhuar edhe si pjesëtar i Njësitit të posaçëm.
“Kolegu ynë pa kurrfarë shkaku dhe pa kurrfarë sqarimi nga vendi i tij i punës në Stacionin Policor në Kumanovë, me vendin joligjor është dërguar jashtë vendbanimit të tij si polic në njësinë policore Mateç, që gjendet në këtë fshat të komunës së Likovës. Pasi në relacionin SPB Kumanovë-SP Mateç nuk ka transport të organizuar zyrtar, e nuk ka as transport publik, kolegu ka qenë i detyruar që me veturën e tij zyrtare të udhëtojë nga dhe deri te vendi i punës, duke kaluar mesatarisht 40 kilometra brenda ditës”, thonë nga Sindikata.
Ai ka bë kërkesë për kompensim të shpenzimeve të rrugës, por pa asnjë sqarim i është refuzuar.
“I përballur me presion të madh, maltretim dhe mobing në vendin e tij të punës, kanë kontribuuar që te kolegu të paraqitet shkallë e lartë e dëshpërimit dhe demotivimit, me ç’rast ai ka vendosur të largohet nga MPB”, thuhet në reagimin e Sindikatës policore.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Ndërron jetë një person në një kazino në Manastir
- Armondes i ndodh e papritura dhe pendohet keq!
- Uta Ibrahimi: Vazhdojmë me Majen Kanchenjunga 8586 metra
- Mourinho tregon prapaskenën: Refuzova kombëtaren e Portugalisë
- Prokurori Bajrami në orën 13:00 do t’i kumtojë informacionet fillestare për zgjedhjet nga PP në mbarë vendin
- Porositi mallra online, pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar dhe i janë marrë mbi 21.000 euro
- Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, voton Osmani: Besoj në fitore të madhe
- Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për korrupsion