Author: Hamdi Kumanova

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski njoftoi kjo është dita e dytë që me 300 pika mblidhen nënshkrime për t’i çuar në Kuvend dhe për ta anuluar Ligjin për regjistrim. “Me 25 mijë nënshkrimet vetëm në ditën e parë, dhe sot presim që të arrijmë në 40 mijë. Kjo do të thotë se deri në përfundim të aksionit i cili do të zgjasë 21 ditë, ne do të mbledhim mbi 100 mijë nënshkrime”, tha Nikollovski. Sipas tij, kjo dëshmon se qytetarët duke përfshirë maqedonasit dhe të tjerët nuk pajtohen me një regjistrim të tillë i cili ështv politik dhe nuk është…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për ndërtimin e Qendrës së re klinike është bllokuar me 2,000 amendamente të paraqitura nga VMRO-DPMNE-ja. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, u bëri thirrje publike deputetëve të opozitës që t’i tërheqin amendamentet të cilat, sipas tij, nuk janë konstruktive. Reaguan edhe nga LSDM-ja. Nga kjo parti thonë se VMRO-ja është i vetmi subjekt që i bllokon të gjitha çështjet e rëndësishme që janë në interes të qytetarëve. VMRO-DPMNE mund të jetë partia e vetme në botë që kundërvihet që shteti dhe qytetarët të kenë një qendër të re klinike, e para në 80 vjet. Pengesat e Mickoskit…

Lexo më Shumë

Me 20.02.2021 në ora 14.25 në vendpagesën në Gostivar nga zyrtarët policor nga SPB Tetovë është arrestuar B.A.(21) nga Shkupi, në lidhje me padinë paraprake nga S.V.(21) nga Gostivari se rreth orës 14.10 në bulevardin “Goce Dellcev” pas një zënke është sulmuar fizikisht nga B.A. dhe B.A., transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/

Lexo më Shumë

Me 20.02.2021 në ora 16.40 në Stacionin Policor në Gostivar, I.J.(33) nga Gostivari, e punësuar në një kazino në Gostivar ka lajmëruar se rreth orës 14.20 derisa ka qenë në vendin e punës, një person i ka dhënë bankënotë prej 500 euro për ta ndërruar, dhe pastaj i ka dërguar paratë në kursimore ku i kanë thënë se paratë janë të falsifikuara, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. /Almakos/

Lexo më Shumë

Pakoja e pestë e masave ka komponentin zhvillimore, dmth ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, investimet dhe zhvillimin. Kjo është e rëndësishme të dërgohet si mesazh, atë e kemi diskutuar edhe me odat dhe mendoj se do të jetë bazë e shëndoshë jo vetëm për të dalë nga kriza, por edhe për të siguruar rritje më të shpejtë në periudhën e ardhshme, normalisht përcjellur nga reformat strukturore që nuk janë pjesë e masave, por janë pjesë e programit ekonomik të qeverisë. Por, që masat të kenë sukses, duhet të ketë një reagim të duhur edhe nga sektori privat, tha ministri i…

Lexo më Shumë

Organet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë njohuri të mjaftueshme se si të veprojnë në rastet e denoncimit të dhunës ndaj grave, veçanërisht kur gratë janë viktima të abuzimit në rrjetet sociale, thonë nga organizatat që merren me të drejtat e njeriut. Nga këto organizata, problematike po vlerësohet edhe zgjatja e procesit të hetimit dhe dënimi i abuzuesve. Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme, thanë për Radion Evropa e Lirë se është rritur numri i denoncimeve, sa u përket abuzimeve me të dhënat personale në rrjetet sociale. Nga dikasteri i Policisë bëjnë të ditur se në pesë…

Lexo më Shumë

Për tu bërë shfrytëzues i shtesës fëmijërore për fëmijën e tret, duhet të që të keni rrogë minimale. Këtë e parasheh ndryshimi i ligjit që u bë në mars të vitit 2020. Kjo ka ndikuar që të bie dukshëm numri i shfrytëzuesve të kësaj ndihme. Sllagjan Gjoreski baba i 3 fëmijëve është njëri prej prindërve, kërkesa e të cilit është refuzuar për ta marrë këtë ndihme. Ai thotë se është refuzuar vetëm pse ka marrë rrogë pak më të lartë se minimalja. “Kërkesën për fëmijë të tretë ma refuzuan për shkak se unë kam qenë i punësuar dhe kam marrë…

Lexo më Shumë

Ankesat më të mëdha tek Avokati i Popullit vazhdojnë të jenë për funksionimin e gjyqësorit në vend. Në raportin e Avokatit të popullit për vitin 2019, të prezantuar në Kuvend, theksohet se ankesat e më të shumta janë nga konsumatorët, për shkeljen e të drejtave në marrëdhënien e punës por edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Përfaqësuesja e Avokatit të popullit Vaska Bajramovska, deklaroi se në vitin 2019 i madh ka qenë numri edhe i ankesave për shkeljen e të drejtave të njeriut respektivisht të drejtave të fëmijëve, ato juridiko pronësore, urbanizëm dhe ndërtim, por…

Lexo më Shumë

Zijadin Sela Demokracia e brendshme partiake është parakusht themelor për afirmimin e kulturës demokratike së një vendi në përgjithësi. Promovimi dhe avancimi i procedurave demokratike dhe i konkurrencës së ideve përbrenda partive politike është garanca kryesore për rritjen e pjesëmarrjes së gjerë të qytetarëve në vendimmarrje dhe në drejtimin e sistemeve politike Dje, Aleanca për Shqiptarët mbajti zgjedhje të brendshme për lidershipin e degës së Tetovës, ku anëtarësia, në një proces demokratik dhe kompetitiv, me shumicë votash dhe me votim të fshehtë zgjodhi për kryetar të ri, z. Muzafer Etemi. Muzaferit i uroj punë të mbarë në këtë vit kyç…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e ardhshme të paralajmëruar për të martën javën e ardhshme do votojë për 22 pika mes të cilave është edhe propozim-lista për plotësimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në zonën e qytetit të Shkupit. “Bëhet fjalë për një listë prej 570 emrave të rinj dhe të vjetër të grave, burrave, vendeve, termave që mund të përdoren për emërimin e objekteve të infrastrukturës në territorin e qytetit të Shkupit. Plotësimi i bazës nga e cila mund të zgjidhet për emërimin e rrugëve, shesheve, urave, etj. është e rëndësishme, mbi…

Lexo më Shumë

Në konferencë për shtyp, Igor Nikollov nga OBRM-PDUKM tha se partia e tij nuk do të mbështesë Ligjin për Qendër klinike. Sipas tij, LSDM dhe qeveria e udhëhequr nga kjo parti vazhdojnë me konceptin e demontimit të sistemit shëndetësor. “Në vend të analizës për gjendjen e re në shëndetësi me epideminë, në vend të vërtetimit të nevojave dhe prioriteteve të sistemit shëndetësor, këto ditë SLDM dëshiron të zbatojnë projektin që për çdo ditë e paralajmërojnë dhe kjo është Qendra e re klinike. Përforcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor është prioritet për të gjithë. Ky përforcim nuk duhet të bëhet me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se shteti ynë do të porosisë vaksina anti-Covid edhe nga “Sputnik”. “Po, do të porosisim vaksina edhe nga Sputnik. I kamë dhënë udhëzimet. Më kanë informuar se ka kapacitet edhe për 100 mijë dhe u kamë thënë le të bëhet porosia edhe nga atje. Do të thotë gjithçka që ekziston si vaksionë, kemi bërë porosi dhe marrëveshje”, tha Zaev, transmeton TV21. Deri tash vendi ka marrë vaksina vetëm nga kompani “Pfizer” nëpërmjet selisë në Serbi, ndërkaq pret të marrë edhe nga Kina. Vaksinimi ka filluar tashmë, por vetëm te personeli mjekësor.

Lexo më Shumë