Pozicioni i Sofjes për këtë çështje nuk do të ndryshojë pas zgjedhjeve në Bullgari më 4 prill, këmbëngul Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva për “Politiko”, e pyetur për mosmarrëveshjen me Maqedoninë. “Ne përpiqemi të jemi sa më pozitivë. Por unë mendoj se asgjë nuk mund të ndryshojë, përveç nëse miqtë tanë janë të gatshëm të zbatojnë Marrëveshjen e Miqësisë të vitit 2017 dhe të respektojnë detyrimet e tyre”, tha Zakharieva. Ajo tha se kishte “kushte të qarta” për fillimin e negociatave. Rezultate të prekshme në pasqyrimin e Marrëveshjes së Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjes sonë…
Author: Hamdi Kumanova
Deputetët e Partisë Liberal Demokrate prej sot do të funksionojnë jashtë grupit parlamentar të drejtuar nga LSDM-ja e Zoran Zaevit. PLD ka dy deputetë dhe sipas vendimit të fundit të partisë, ata do të funksionojnë si deputetë të pavarur. Kjo ndodh në kulmin e zhvillimeve politike për krijim të një shumice të re parlamentare. PLD këtë vendim e kishte marrë që në muajin Gusht të vitit të kaluar, por për arsye objektive nuk është realizuar deri tani.
Dy dhunuesit, të cilët mbrëmjen e së shtunës kishin shkaktuar “dramë” në një lokal në Shkup do të jenë në paraburgim për 30 ditë. Paraburgimi është kërkuar nga Prokuroria Publike, ngaqë 20-vjeçari dhe 27-vjeçari kishin prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht, pas çfarë e kanë shkatërruar edhe inventarin e lokalit./TV21
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot do të marrë pjesë në dy takime të ndara konsultative me përfaqësues të kompanive, vetëqeverisjes lokale dhe shkollave të mesme profesionale nga Koçani, Vinica, Berova, Delçeva, Pehçeva dhe Makedonska Kamenica. Takimet do të realizohen në Koçan dhe Berovë, ndërkaq janë pjesë e procesit “Mëso zgjuar, puno profesionalisht”, qëllimi kryesor i të cilit është të identifikojë nevojën për të hapur profile dhe klasa të caktuara në shkollat e mesme profesionale në qytete anembanë vendit nga viti i ardhshëm.
Shumica në Kuvend dhe koalicioni në Qeveri janë të qëndrueshme, të përkushtuara në realizimin e qëllimeve dhe programeve të përcaktuara, në interes të qytetarëve, thonë nga LSDM, pas njoftimit se deputetët e PLD-së do të ndahen nga grupi parlamentar i LSDM-së. “LDP ka të drejtë të vendosë në mënyrë të pavarur për qasjen e partisë së saj ndaj publikut, por që në asnjë mënyrë nuk ndikon në marrëdhëniet e koalicionit dhe aktivitetet përpara nesh. Vendosja e vazhdueshme e lajmeve të rreme është vetëm për përdorim të brendshëm në VMRO-në”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
VMRO DPMNE është lëvduar se për 3 orë mbi 25 mijë qytetarë nënshkruan në pikat ku mblidhen nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit të Regjistrimit. 10 mijë nënshkrime janë të nevojshme për të dorëzuar një propozim të tillë. Ata qëndrojnë në kërkesën për regjistrim elektronik sepse besojnë se kjo është mënyra e vetme për një pasqyrë reale. Kryeministrit Zoran Zaev i bënë thirrje që të heq dorë, siç thonë ata, nga regjistrimi i rremë sepse populli e dërgoi mesazhin e vet. Nëse Zoran Zaev ka të paktën një virtyt pas mesazhit të sotëm nga qytetarët, ai do ta tërheq Ligjin e…
Për sot janë paralajmëruar protesta kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës, e cila ka urdhëruar që babai i Almir Aliut, 4-vjeçarit që u shkel për vdekje me makinë nga Boban Iliqi në korrik të vitit 2016 të paraqitet në burg më 1 mars. Sipas vendimit të gjykatës, babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij, Avdulla Aliu dhe Sami Demiri janë dënuar me 6 dhe 9 muaj burg. Protesta do të mbahen në Kumanovë para Gjykatës Themelore. Fillimisht, Iliq u dënua me 6 vjet burgim, ndërsa tani Gjykata Themelore në Kumanovë vendosi që ta rikualifikojë…
Katër ditë pas fillimit të vaksinimit kundër COVID-19, në Maqedoninë e Veriut, ka një debat në lidhje me keqpërdorimin e dozave të vaksinave. Qytetarë të ndryshëm, gazetarë e persona publike kanë denoncuar me raste konkrete, se pjesë e këtij procesi janë bërë edhe persona që nuk janë mjekë Vaksinat e Pfizer që ka për momentin Maqedonia e Veriut dhe që janë vetëm 4,800 në numër, janë parashikuar të shpërndahen vetëm për mjekët. Korrespondentja e Euronews Albania Ferikan Iljazi raportoi nga Maqedonia e Veriut se denoncimet fillestare ishin në rrjetet sociale. Fillimisht u denoncua fakti se sekretari i spitalit të Ohrit,…
Skiatori nga Tetova, Dardan Dehari është gjendur në mesin e 100 skiatorëve më të mirë botërorë, kjo sepse ka marrë pjesë në finalen e Kampionatit Botëror të Sijimit Aplin që u mbajt Kortina të Italisë, shkruan TV21. Finalja është mbajtur sot, dhe ai ka arritur të radhitet në vendin e 31. Medaljen e arit e mori skiatori nga Norvegjia, Sebastian Fos-Solevag. Norvegjia e mori edhe medaljen e bronztë me Henrik Kristofersen. Ndërkaq, i dyti u radhit austriaku, Adrian Pert./TV21
Fillimisht vlen të përmendet se ekziston një dilemë rreth Ditës Ndërkombëtare të Studentit në kalendarin e ditëve ndërkombëtare të paraqitura nga Kombet e Bashkuara. Disa e shënojnë atë më 17 nëntor, dita në të cilën në vitin 1939, në ish Çekosllovaki, u ekzekutuan 9 studentë dhe profesorë, të cilët protestonin kundër vrasjes së studentit të mjekësisë, Jan Opletal, dhe punëtorit Vaclav Sedlaçek, të Universitetit të Pragës, nga ana e pushtuesve Nazist. Ndërkaq, të tjerë e llogarisin si Ditë Ndërkombëtare të Studentit 21 shkurtin, në përkujtim të kësaj dite të vitit 1946, e cila lidhet me ngjarjet që përfshinë Egjiptin e…
Reshjet e borës por edhe kushtet e favorshme atmosferike, kanë bërë që ditëve të fundit të kemi ajër më pak të ndotur në krahasim më periudhën e kaluar. “Kushtet e motit këtë dimër ndihmuan të shpëtojmë nga ndotja e ajrit. Po të mos ishte era dhe shiu, nuk do të ishim në gjendje të thithim ajër më të pastër”. Përveç erës, në uljen e emetimeve të dëmshme të gazrave ka ndikuar edhe pandemia. Gjegjësisht, këtë sezon, intensiteti i trafikut u zvogëlua, shumë njerëz punuan nga shtëpia ose ishin në izolim, pra karantina uli qarkullimin e makinave e me këtë edhe…
Me 20.02.2021 në ora 13.00 në SPB Shkup, është lajmëruar se në një lokal në rrugën “BIH” është prishur rendi dhe qetësia publike pas një rrahjeje midis dy grupeve të mysafirëve në lokal pas së cilës nga një armë janë gjuajtur disa plumba, transmeton Almakos. Është kryer kontroll në vendngjarje ku janë gjetur dhe ngritur për ekspertizë dy gëzhoja. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. /Almakos/

