Sot në ora 18:00 disa aktivist nga organizata joqeveritare “Mos u bëj plehrë” do të protestojnë kundër sipas tyre, shtetit të kapur dhe lejimit të ikjes të ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijalkov. Një prej organizatorëve, Umejr Muhamedi në “Fejsbuk” shkruan se në momente të tilla, është turp që populli të qëndroje heshtur, shkruan Portalb.mk. Protestat të cilat do të mbahen para objektit të Qeverisë së RMV-së nuk janë paraqitur në Ministrinë për Punë të Brendshme. Megjithatë, Muhamedi për Portalb.mk tha se një gjë e tillë nuk është e nevojshme. “Protestat i organizojmë ne si aktivist të disa organizatave…
Author: Hamdi Kumanova
Nga stacioni policor “Beko”, vëllai i Sasho Mijallkovit, Vllatko ka përfunduar intervistimin. Edhe pse u pyet disa herë nga gazetarët, se a ka pasur njohuri se vëllai i tij Sasho do të arratiset, Vllatko u përgjigj shkurt. “Nuk jap deklaratë”. Ndërkaq, në stacion në bisedë informative është marrë edhe bashkëshortja dhe sigurimi i Mijallkovit, pasi i njëjti po arrihet të kapet nga organet e rendit për të vuajtur masën e arrestit shtëpiak. Masa iu është shqiptuar për të siguruar prezencën e tij në seancën e aktgjykimit për rastin “Target-Fortesa” që duhet të mbahet më 26 shkurt. Në këtë rast Mijallkovi…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 854 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 129 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 13 viktima për shkak të virusit vdekjeprurës. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 342 pacientë. Deri më tani në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 503 565 teste për COCID-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi deri më tani është 99 408, ku 89 742 persona janë shëruar, ndërsa 3 076 kanë humbur jetën. Aktualisht numri total i rasteve aktive…
Deri sot në RMV janë vaksinuar 1040 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit. Siç thonë nga MSH për AIM, tek një numër i ulët prej tyre ka pasur reagim pas vaksinimit, si dhimbje në vendin ku ajo është aplikuar dhe rritje e vogël e temperaturës trupore. “Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Nëpërmjet web-faqes ‘vakcinacija.mk’ janë realizuar 63.075 paraqitje nga qytetarët të cilët kanë shfaqur interes për vaksinim”, thonë nga MSH. Imunizimi zhvillohet në spitalin modular në Klinikën Infektive në Shkup. Vaksinat me të cilat ka filluar janë të prodhuara nga “Pfizer”, ndërsa Maqedonia i…
Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, u bëri thirrje institucioneve ta gjejnë të arratisurin Sasho Mijalkov. Ai gjithashtu pret përgjegjësi nëse konstatohen lëshime në arratisjen e ish-shefit të policisë sekrete. “Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës.” Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të trajtuar krimin dhe korrupsionin e lartë”, tha Stevo Pendarovski, President. Partitë politike kërkojnë llogari nga Qeveria. Sipas VMRO – DPMNE-së, arratisja e Sasho…
Edhe përskaj protestave nga hotelierët, Ministria e Shëndetësisë nuk do t’i ndryshojë masat për mbrojtje nga Covid-19 për restorantet e dasmave. Në një përgjigje për TV21, ata kanë deklaruar se protokollet ndryshohen në bazë të mendimeve të profesionistëve, atëherë kur do të vlerësojnë se është momenti adekuat. Tani për tani vlerësojnë se nuk është momenti i duhur. “Të gjitha propozimet për ndryshim të protokolleve realizohen në bazë të mendimeve profesionale dhe gjatë periudhës që sipas tyre është i përshtatshëm, kjo me qëllim që të mbrohet shëndeti kolektiv i qytetarëve. Për momentin nuk ka ndryshim të protokolleve sa i…
Çdo ditë e më shumë po lëkundet shumica parlamentare. Zhvillimet më të reja brenda koalicionit kanë shkaktuar edhe dëshpërime dhe akuza mes partnerëve aktual dhe tek vetë kryeministri Zoran Zaev. Partia Liberal Demokrate së fundmi vendosi që dy deputetët e saj të veprojë të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për deputetët Monika Zajkova dhe Bobi Mososki të cilët nuk do të jenë më pjesë e grupit parlamentar të drejtuar nga LSDM. Kjo nuk do të thotë që ata braktisin edhe koalicionin, por edhe një gjë e tillë mbetet e pasigurtë. PLD “Si parti kemi sjellë vendim…
VMRO- DPMNE ka reaguar ndaj furnizimit me vaksinat Ruse, duke ironizuar kryeministrin Zaev se brenda 24 orëve ka ndërruar qëndrim. Nga kjo parti kritikuan edhe njëherë vonesën e fillimit të procesit të vaksinimit, duke e krahasuar Maqedoninë e Veriut me disa shtete të tjera të rajonit ku procesi i vaksinimit ka avancuar shumë. “Njëherë thotë nuk na duhen më shumë vaksina, do të vihemi në situatë që të kemi tepër vaksina. E dyta, brenda 24 orëve i njëjti thotë, dhashë udhëzime për furnizim me vaksina ruse. Në dhjetor të vitit të kaluar, Zaev dhe Filipçe refuzuan të marrin vaksina ruse…
Nga Ziadin Sela Reforma ishte kryefjala dhe zgjidhja e premtuar e krizës politike të vitit 2015! Kusht vendimtar për reforma është koalicioni politik që e favorizon reformën. Me fjale të tjera ky koalicion asesi brenda vetes nuk duhet të ketë grupe që kanë interes të mbijetojë sistemi i vjetër që duhet të reformohet. Asnjë kuptim nuk ka që reformën dhe sidomos atë në drejtësi ta bëjnë grupet pjesë të koalicionit politik që e ndertuan një regjim dje dhe që po e mbajnë gjallë akoma sot. Lista vetëm se është zgjëruar. Nikollës dhe Aliut, Sashos dhe Agimit, i është shtuar Zaevi…
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka reaguar pas arratisjes së ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov, transmeton Alsat. I pari i shtetit fton të gjithë institucionet që të marrin masat e nevojshme për të zbatuar vendimin e Gjykatës për ndalimin e tij. “Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë krimin dhe korrupsionin e lartë”, tha Pendarovski. Presidenti pret që institucionet…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp akuzoi kryeministrin Zoaran Zaev për arratisjen e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. “Oliver Spasovski hesht, Radmila Sekerinska nuk është askund, edhe Zoran Zaevit i vjen keq dhe hedh fajin tjetër kund. Kanë 24 orë për ta siguruar të arratisurin nga drejtësia. 24 orë, që Zoran Zaev, Oliver Spasovski dhe pjesa tjetër e Qeverisë të sigurojnë të arratisurin nga drejtësia.Gjithçka që kemi thënë në vitet e kaluara, dhe ajo për të cilën po flasim sot, është konfirmuar, dhe kjo është se Maqedonia drejtohet nga një koalicion kriminal, i cili…
Prokuroria Themelore Publike dyshon se i akuzuari i parë në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijalkov, kishte një ndihmës i cili sipas tyre me siguri ka informuar ish shefin e DSK-së se po përgatitej masa e paraburgimit kundër tij. Siç shpjegojnë nga Prokuroria Publike, dyshimet bazohen në faktin se në kohën e përgatitjes së propozimit për paraburgim, si dhe në kohën e parashtrimit së të propozimit në Gjykatë, i akuzuari Mijallkov nuk ishte në arrati. Në vijim deklarata e plotë e Prokurorisë Publike.

