Mr. Hamdi Nuhiju
Buletini i policisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që është e prezantuar përmes Ministrisë së punëve të brendshme është burimi kryesor i kronikës së zezë. Por jo vetëm i kronikës së zezë, po edhe të bisedave të përditshme në shtëpi, në shkollë, në kafiteri, në punë, në autobus, e kështu me radhë.
Në buletinin e policisë prezantohen ngjarjet e ditës që kanë ndodhur në tërë vendin dhe me të cilën merret policia e Maqedonisë. Atje mund që të shohim vepra të ndryshme penale, por ekzistojnë edhe dyshime të ndryshime se një pjesë e ngjarjeve të ditës që kanë ndodhur në Republikën e Maqedonisë së Veriut fshihen.
Në buletinin ditor prezantohen përplasje të ndryshme me dhe pa pasoja njerëzore, rrahje, kërcënime, vjedhje, tregti me armë dhe drogë, vepra të ndryshme penale të kryera në shkollë, por mund të konstatojmë se ka edhe nxitje me paramendim dhe prodhim të gjuhës së urrejtjes si dhe shfaqjen e “ më të dobëtit” në një fotografi shumë të keqe. Kur jemi te “ më i dobëti “, buletini i policisë si burim dhe kronika e zezë si promotore fatkeqësisht shpesh herë e ka paraqitur gruan, vajzën, nënën, gjyshen në një fotografi e cila nuk i takon.
Është shumë interesante për t`u kuptuar mënyra se si gratë tregohen në medie. Kjo temë është hulumtuar nga shumë teoriticient dhe teoriticiente.
Lora Malvi, është njëra prej teoriticienteve kryesore të feminizmit dhe të teorisë “Male Gaze” e cila në eseun me titull Kënqësia vizuale dhe narracioni i filmit, midis tjerash shkruan:
Gruaja në kulturën patriarkale është e vendosur vetëm si shënim i tjetrit nga burri, e lidhur në mënyrë simbolike në formën ku mashkulli mund që të kënaqet në fantazinë dhe obsesionin e tij, ku fotografia e gruas është e lidhur me vendin e saj si bartëse e rëndësisë dhe jo si kreator i rëndësisë. (Женске Студије бр.8/9 )
Në një vend tjetër të eseut të njëjtë, Lora Malvi, për gruan shkruan se në një botë të padrejtë, kënaqësia në shikimin është i vendosur si proekcion i fantazisë së shikimit mashkullor ndaj figurës femërore. Malvi pajtohet me konstatimin se gruaja e paraqitur në formën erotike tërheq shikueshmëri.
Suzan Daglas, teoriticiente tjetër e cila merret me feminizmin në eseun me titull Mediet, gjinia dhe feminizmi merret me cështjet e reagimit dhe reflektimit të grave feministe ndaj paraqitjes së keqe në medie.
Ajo në një vend shkruan:
Është e habitshme se protesta e parë zyrtare feministe në fund të viteve 1960-ta në SHBA ishte e orientuar drejt njërit prej programeve më të shikuara televizive; vala e dytë e feministëve nisi me Beti Frejdan në „ Feminine Mystique “ (1963), me paraqitjen e saj në mediet masive si kult qendror i promovimit dhe paraqitjes së ideve seksiste për gratë. Në vitin 1970, vit kur feministet amerikane kaluan njëmbëdhjetë orë në „The Ladies Home Journal“ në shenjë proteste kundër paraqitjes retrograde të grave, gratë i paditën gazetën „Newsweek“ dhe „Times“ për shkak të diskriminimit seksual; “Gratë futen në grevë për barazi” në gusht kanë nisur një shfaqje teatrore duke përqeshur objektivizmin ose paraqitjen seksuale të grave, u bë e qartë se kritikat ndaj medieve në heshtje u bënë shtyllë e feminizmit.[1]
Mënyra se si tregohen gratë në medie afërsisht është e ngjashme me mënyrën se si tregtarët i përdorin bananet në treg. Ata përmes bananeve tentojnë që t`i shesin produktet tjera. Edhe pse e dinë se nga shitja e bananeve kanë shumë pak fitim.
Neni shtatë, tetë dhe dhjetë nga Kodi etik i Gazetarëve të Maqedonisë thotë:
Gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo bie ndesh me interesin publik. Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen e personit.
Mënyra e informimit në raste të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi. Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajsisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi.
Gazetari me vetëdije nuk do të krijojë ose përpunojë informata, që cënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të përdorë gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze qoftë (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)
Me 09.02.2021 në kronikën e zezë të portalit Kurir është publikuar lajmi me titull: “ Duke u kërcënuar e ka vjedhur objektin afarist, e punësuara është detyruar t`i jap paratë”.
Me 09.02.2021 në kronikën e zezë të portalit Makfaks është publikuar lajmi me titull:
“ Vetura e ka goditur një grua te Kisha katolike” .
Me 09.02.2021 në kronikën e zezë të portalit Sitel është publikuar lajmi me titull:
“ Shkupianja e ka lajmëruar shefin e tij, thotë se e ka ngacmuar dhe shantazhuar” .
Me 09.02.2021 në kronikën e zezë të Gazetës Lajm është publikuar lajmi me titull:
Të gjithë këto tituj flasin për gruan: gruaja si viktimë e vjedhjes, gruaja si viktimë e përplasjes, aksidentit, gruaja si viktimë e ngacmimit seksual në vendin e punës dhe gruaja në rrolin e shantazhuesit. Të gjithë këto tituj burimin e kanë te buletini ditor i Ministrisë së punëve të brendshme.
Opinioni a duhet ta dijë se gruaja është ajo e cila është vjedhur, shkelur, shantazhuar seksualisht dhe shantazhuese? Pse në tituj të lajmeve duhet theksuar identiteti gjinor i subjektit?
Dr.Dona Kolar Panov (2021), profesoresh universitare, në një prezantim me titull Gjinia dhe mediet e qartëson rrolin dhe lidhjen e medieve. Pse mediet janë medie, pasi që ata intervenojnë në pikëpamjen tonë mbi realitetin. Ata, sipas profesoreshës Panov janë të lidhura në mënyrë ciklike në formën Producent-Realitet-Tekst-Opinion.[2]
Në mënyrën e këtillë të paraqitjes së grave në medie, sidomos përmes kronikës së zezë, krijohet një fotografi paniku te gratë. Ata nuk duhet të punojnë, pasi që gratë vidhen, nuk duhet të dalin në rrugë, pasi që mund të janë viktimë e aksidenteve dhe viktimë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
Për mënyrën e këtillë të paraqitjes së grave në medie, përgjegjësi nuk kanë vetëm gazetarët dhe mediet, por edhe institucionet e sistemit, gjegjësisht Ministria e punëve të brendshme.
Literatura e përdorur:
- Malvi, L., 2002. Vizuelno zadovoljstvo i narativni film. u: Uvod u feminističke teorije slike. Beograd: Centar za savremenu umetnost, pp.189-200. ( e publikuar nëhttps://www.zenskestudie.edu.rs/izdavastvo/elektronska-izdanja/casopis-zenske-studije/zenske-studije-br-8-9/212-vizuelno-zadovoljstvo-i-narativni-film?fbclid=IwAR1X60rDIaq6hMNUy9cuB6JavNJMJPGmXCXybBGdYAqRNV15D0wGDlEBdwo)
- Susan J. Douglas “Media, Gender and Feminism” ,CH 3 in James Curran and David Hesmondhalgh (eds) (2019) Media and Society, 6th Ed., Bloomsbury Academic: New York; London,pp. 37-56
Burime nga interneti:
1. Are women still objectified? | Laura Mulvey Male Gaze theory explained! ( e publikuar me 05.10.2016 në https://www.youtube.com/watch?v=yl2Eh8swrEs&ab_channel=TheMediaInsider)
- Maqedoni, policia zbulon “super-femrën” me 60 profile në facebook, ka arritur të divorcojë disa çifte! (Foto) ( e publikuar me 09.02.2021 nëhttps://lajmpress.org/maqedoni-policia-zbulon-super-femren-me-60-profile-ne-facebook-ka-arritur-te-divorcoje-disa-cifte-foto/?fbclid=IwAR0i5Q-DPB5O1lJw8tcVDhUW5Mg6ZmTIPZVF0PJLif-DL8IaHgThsvJkl28)
- Дневен билтен ( e publikuar nëhttps://mvr.gov.mk/izvadok-od-dnevni-nastani/ )
- Кодекс на Новинарите во Македонија ( e publikuar nëhttps://znm.org.mk/kodeks-na-novinarite-na-makedonija/)
- Со закана ограбил деловен објект, вработената морала да му даде пари ( e publikuar me 09.02.2021 nëhttps://kurir.mk/makedonija/hronika/so-zakana-ograbil-deloven-objekt-vrabotenata-morala-da-mu-dade-pari/?fbclid=IwAR0nDyAhUcDRoWEAQlozFOV01PBfYv15Drta1tEKW9_6BaKbfRGYRjpK3Kc)
- Автомобил удри жена кај Католичка црква ( e publikuar me 09.02.2021 nëhttps://makfax.com.mk/crna-hronika/%D0%B0%D0%B2%D1%82%D0%BE%D0%BC%D0%BE%D0%B1%D0%B8%D0%BB-%D1%83%D0%B4%D1%80%D0%B8-%D0%B6%D0%B5%D0%BD%D0%B0-%D0%BA%D0%B0%D1%98-%D0%BA%D0%B0%D1%82%D0%BE%D0%BB%D0%B8%D1%87%D0%BA%D0%B0-%D1%86%D1%80%D0%BA/?fbclid=IwAR3OgL68bTHe-)
- Скопјанка го пријавила својот шеф – тврди дека ја вознемирувал и уценувал ( e publikuar me 09.02.2021 nëhttps://sitel.com.mk/skopjanka-go-prijavila-svojot-shef-tvrdi-deka-ja-voznemiruval-i-ucenuval?fbclid=IwAR2OB6-EHSiv2GzgsH0I5R8ousMW5yCLxUAxtJEj6iZ16LQOJMOhE7ubkS8)
Tjetër:
- Gender& Media ISSHS Prof. Dr. Dona Kolar-‐Panov 6 February 2020
[1] Susan J. Douglas “Media, Gender and Feminism” ,CH 3 in James Curran and David Hesmondhalgh (eds) (2019) Media and Society, 6th Ed., Bloomsbury Academic: New York; London,pp. 37-56
[2] Gender& Media ISSHS Prof. Dr. Dona Kolar-‐Panov 6 February 2020 стр.5