Afrim Tanallari
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, dikur ishte pak i njohur për opinionin publik, megjithatë ai ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në OKB.
Në atë detyrë, ai mbajti një fjalim të ashpër kundër Serbisë, i cili shkaktoi reagime në qarqe diplomatike dhe të inteligjencës rajonale. Në atë fjalim, ai afirmoi fuqishëm çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke përmendur në detaje gjenocidin serb në Kosovë.
Sot, në rolin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, ai po përballet me sulme të ashpra nga opozita shqiptare, konkretisht nga Partia Demokratike, e cila shpesh duket se është më e përqendruar në konfliktet e brendshme sesa në interesin e shqiptarëve në të gjitha trojet.
Sot, më shumë se kurrë, nevojitet reflektim dhe një kthesë drejt një diskursi që bashkon, jo që përçan. Shqiptarët meritojnë përfaqësim që i shërben unitetit dhe zhvillimit, jo përplasjeve që i dobësojnë.


