Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar në lidhje me ikjen e Sasho Mijallkovit. Ai thotë se ikja e ish drejtorit të DSK-së është një shenjë e qartë se përfundimisht duhet të ikë edhe Zaevi. “Ikja e Mijallkovit është shenja më e qartë se, përfundimisht, duhet të ikë edhe Zaevi. Ikësi, me ikjen e tij, tashmë e ka pranuar fajin dhe prandaj ka ikur, por kjo më shumë se kaq flet për rrënimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë. Për fat të keq, derisa Mijallkovi ikë pa ferrë në këmbë, mbase edhe me ndihmë të kësaj…

Lexo më Shumë

Aleksandar Nikollovski, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së në një konferencë për shtyp tha se i jep qeverisë 24 orë për të sjellë në vend të arratisurin nga drejtësia Sasho Mijallkov. “Koalicioni kriminal që kemi njoftuar më 22 tetor 2018, Zoran Zaev, Vice Zaev dhe Sasho Mijalkov, arriti kulmin e tij fundjavën e kaluar. Në atë datë, kur dëbuam Sasho Mijalkov nga OBRM-PDUKM, ne njoftuam publikisht për stë koalicion kriminal, i cili jo vetëm në këto tre vjet, por 15 vjet më parë ka punuar për shkatërrimin e Maqedonisë. Shpërblimi për këtë erdhi nga Zoran Zaev në një mënyrë që i mundësoi atij…

Lexo më Shumë

Djali i Sasho Mijallkovit është ftuar për bisedë informative në stacion policor. Emri i Jordan Mijallkov është ftuar që të jep deklaratë pasi babai i tij është i pakapshëm për autoritetet. Kujtojmë se që nga mbrëmja e djeshme është humbur çdo gjurmë për ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili duhej të jetë në arrest shtëpiak, në pritje të vendimit përfundimtar për lëndën Target-Fortesa. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,28 % në raport me vendimin e datës 15.02.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të vërtetuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të…

Lexo më Shumë

Në protestën në Kumanovë me moton “Drejtësi për Almirin” protestuesit thanë se gjykata në vend që të dënoj me burg kriminelin Boban Iliq, ka dënuar me burg babain, xhaxhain dhe kushëririn e Almir Aliut. “Sedat Aliu është dënuar me 6 muaj, ndërsa xhaxhai dhe kushëriri me nëntë muaj me burg. Kjo gjykatë jo vetëm që nuk ndanë drejtësi por po dënon sikurse gjykata e Milloshoveqit. Vendimi për burgosjen e viktimave, familjarëve është i padrejtë, është etnocentrik dhe antishqiptarë. Ne këtu jemi që të kërkojmë të rishqyrtoj këtë vendim dhe të mos tallet me drejtësinë, ngase revolta nga padrejtësia mund të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ende nuk i di detajet nga rregulloret evropiane në lidhje me deklarimin e përkatësisë etnike në publik. Zaev tha se në lidhje me grafën e përkatësisë enike në letërnjoftim do të veprohet në bazë të këtyre rregulloreve. “Ambasadori njoftoi se nga gushti do të hyjë në fuqi rregullorja evropiane për këto çështje do të hyjë në fuqi në gusht, ndërsa ne duam të jemi anëtar i BE. Natyrisht, ne do të respektojmë rregulloret evropiane. Por unë nuk i di detajet e kësaj rregulloreje, asaj për të cilën i referoheni apo të ngjashme… Thashë që është e pranueshme…

Lexo më Shumë

Presidenti i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski bëri thirrje që qeveria të japë dorëheqjen pasi policia nuk arriti të gjente sot Sasho Mijalkov, i cili ishte akuzuar në çështjen “Zielfestung” dhe vendimi i të cilit pritej të shqiptohej të Premten. “Kam thënë shumë kohë më parë se mafia ka shtetin e saj. Nuk ka rregull që ata nuk e kanë thyer. Jepni dorëheqjen menjëherë nga qeveria!” Tha Mickoski./InfoShqip.com

Lexo më Shumë

Funksionari i fundit që ka pirë kafe dje (të dielën) me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ka qenë ish kryetari i komunës Aerodrom, Ivica Konevski. Ata kanë pirë kafe në kafeterinë Distrikt në qendër të Shkupit, që është në bashkëpronësi të djalit të Mijallkovit, Jordan Mijallkov, transmeton gazeta Lajm. Siç raporton “360 Shkallë”, Konevski dhe Mijallkov kanë biseduar rreth 30 minuta. Fillimisht është larguar Konevski e më pas edhe Mijallkov. I pyetur sot nëse e din ku gjendet Mijallkov, Konevski është përgjigjur shkurt: “Nuk e di”. Njësoj është përgjigjur edhe avokati i Mijallkovit, Lupço Shvrgovski.

Lexo më Shumë

Besimi: Pakoja e pestë e masave synon rimëkëmbjen ekonomike, investimet dhe zhvillimin “Pakoja e pestë e masave ka komponentën zhvillimore, dmth ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, investimet dhe zhvillimin. Kjo është e rëndësishme të dërgohet si mesazh, atë e kemi diskutuar edhe me odat dhe mendoj se do të jetë bazë e shëndoshë jo vetëm për të dalë nga kriza, por edhe për të siguruar rritje më të shpejtë në periudhën e ardhshme, normalisht përcjellur nga reformat strukturore që nuk janë pjesë e masave, por janë pjesë e programit ekonomik të qeverisë. Por, që masat të kenë sukses, duhet të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në cilësinë e dëshmitarit në seancën e sotme për rastin “Titanik” ka folur për parregullsitë zgjedhore gjatë vitit 2014. Zaev ka akuzuar për Partinë e atëhershme në pushtet, VMRO-DPMNE-në për keqpërdorim të qendrave për punë sociale. “Qendrat e ndihmës sociale u keqpërdorën, ata shkonin me lista deri tek shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe i kërcënonin ata se nëse nuk votojnë për partinë në pushtet, ndihma e tyre sociale do të ndërpritet. Policia e Pyjeve bënte presion mbi njerëzit që kishin kontrata për prerje të pyjeve se nëse nuk votojnë për VMRO-DPMNE, kontratat e tyre do të ndërpritej”,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev tha se ekziston shumicë stabile parlamentare, ndërsa largimin e dy deputetëve të PLD-së e ka cilësuar si “goditje mbi LSDM-në”, raporton SHENJA. Zaev tha se ka pasur komunikim me kryesinë e PLD-së, ndërsa ata kanë thënë se dëshirojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur në mënyrë që të duken më shumë në opinion në mbrojtje të politikave të tyre. Zaev tha se momenti ndoshta nuk ka qenë i duhur për këtë veprim, pikërisht kur opozita po thotë se pushteti nuk ka shumicë. Megjithatë, tha Zaev, ato janë parti në vete dhe kanë të drejtë të marrin vendime…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev është duke folur për rastin, ku Ministria e Punëve të Brendshme, edhe pse e ka kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme, nuk ka arritur ta gjejë biznemenin Sasho Mijallkov. “Jemi të zhgënjyer që Sasho Mijallkovi nuk është gjetur dhe nuk e vuan masën e shqiptuar”, tha Zaev./TV21

Lexo më Shumë