Përfaqësuesi special i qeverisë në bisedimet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Vllado Buckovski, në një prononcim për medie ka deklaruar se shansi i parë për zhbllokim nga Sofja është muaji maj ose qershor, transmeton Almakos. “Ne realisht, sipas vlerësimeve të mia, e kemi shansin që ta bëjmë ecjen e parë para pas zgjedhjeve në Bullgari, d.m.th. në maj, qershor. Pastaj futemi në para kampanjë-tek ne janë zgjedhjet lokale, por edhe në Bullgari ka zgjedhje tjera, ato presidenciale. Nëse nuk kemi sukses gjatë këtyre dy muajve, pastaj shansi i tjetër na vjen në nëntor, dhjetor. Mendoj se realisht kemi shanse…
Author: Hamdi Kumanova
Klinika juridike “Pro bona” në kuadër të Fakultetit juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, informon të gjithë qytetarët se nga data 1 mars 2021 do të jetë e hapur për të gjitha grupet e margjinalizuara dhe për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe këshilla juridike pa pagesë e të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë juridike pa pagesë bazuar në dispozitat e Ligjit për ndihmë juridike falas, transmeton Portalb.mk. Klinika do të jetë e hapur sipas këtij orari: E Hënë ( 10:00-12:00), E Mërkurë (13:00-15:00) dhe E Premte (11:00-14:00). Klinika juridike “Pro bona” gjendet në kampusin…
Agim Ismailoviq në fjalën e tij pas shqiptimit të vendimit tha se ai nuk ndjehet fajtor dhe se nuk e kam ndërmend që të ikë askund. “Edhe pse e kam pritur dhe edhe pse gjykata e ka pasur të seruar gati, nuk është dënimi i kësaj gjykate. E kam thënë që në fillim se nuk kam të bëj me këtë vepër. Ju mundeni me vendosur si të doni. Dua të tregoj se kam qenë në liri 3 vjet edhe ditën e fundit që ka kërkuar prokuroria paraburgim, ju premtova që çfarëdo vendimi që të merr gjykata unë nuk bëj ikje,…
Prokuroja që e ka udhëhequr rastin “Monstra”, Fatime Fetai pasi u shpall aktvendimi për rastin, ka vlerësuar se për ata kanë qenë të pritshme dënimet e sotme, pasi siç thotë, ishin në suaza të asaj që i kërkoi prokuroria. “Ashtu edhe siç pritëm si prokurori, të gjitha aktakuzës nga ana juaj u shpallën si të tilla dhe ne tashmë këtë e pranojmë”, tha Fetai, transmeton TV21. Ajo ka kërkuar paraburgim për të dënuarin, Fejzi Azirin pasi më 8 shtator ka kryer vepër tjetër penale Haki Azirin dhe Agim Ismailoviçin të cilët janë në arrati.
Pasi është dënuar me 15 vite burim, ka marë fjalën edhe Fejzi Haziri i dënuar me 15 vite. Ai ka bë apel publik te prokurori Lubomir Joivevski, si dhe deri te udhëheqësja e Prokurorisë kundër krimit të organizuar, që ta vizitojnë në burg në Shutkë. Haziri tha se posedon dëshmi se kush janë porositësit dhe organizatorët e vërtetë të vrasjes, shkruan gazeta Lajm. “Nëse në afat prej 10 ditëve nuk më vizitojnë që tua dorëzoj këto dëshmi, atëherë dëshmitë do tua dorëzoj mediumeve dhe ambasadave të huaja, me qëllim që të zbulohen porositësit dhe organizatorët e vrasjes”, theksoi Haziri, në…
Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, denohen me burg të përjetshëm. Agim Ismailoviq poashtu me burg të përjetshëm. Haki Aziri, 9 vite vite burg. Fejzi Aziri me 15 vite burg. Ndërsa Sami Luta u lirua, raporton SHENJA. Në fillim gjykatësi sqaroi literaturën juridike se çfarë pëson për personat që kryejnë vepër penale, e sidomos vepër terrorizëm për të cilën parashihet dënim prej 10 vite burg deri ne burg të përjetshëm përshkak të rrezikimit të sigurisë publike dhe krijimin e ndjenjës së pasigurisë tek qytetarët. Më tej tregoi se çka parashihet edhe për ato që e fshehin kryerjen e një vepre penale…
Artisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, e ka përgënjeshtruar postimin e para disa ditëve në të cilin thuhej se ai ka thurë lavde për Artan Grubin. Ai sot në një postim në facebook, ka thënë se as që e njeh Grubin. Ja postimi i plotë: Më vjen keq, por nëse po mendoni për ket Çun Lajçin që asht hala gjallë, që knon e shkruen e flet, atëherë dijeni se bash që 10 vjet as s’e kam takua, as s’i kam folë as që i kam shkrua Artan Grubit ndonjiherë letër mbështetëse për punët e tij t’mira a t’këqia! Ndaj mos…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, informon se deri sot janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit. Ai thotë se vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta, përcjell Telegrafi Maqedoni. Filipçe informon se nëpërmjet web-faqes “vakcinacija.mk”, 63.075 qytetarë kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar. “Deri në fund të javës i presim edhe vaksinat tjera nga Serbia, si dhe 200 mijë vaksinat kineze”, ka shkruar Filipçe në Facebook./Telegrafi/
Është djegur makina zyrtare e drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela, transmeton Alsat. Sipas raportimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 deri në ora 04:00 mëngjesin e sotëm në Vizbeg të Shkupit. Ende nuk dihen motivet e djegies së makinës. Policia mëngjesin e sotëm ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes./ALSAT https://youtu.be/CuaHeCJzAkQ
Është shpallur konkursi për regjistruesit dhe instruktorët rajonalë të Entit Shtetëror të Statistikave për kandidatë për regjistrues rajonalë dhe instruktorë rajonalë të cilët do të zhvillojnë regjistrimin në terren brenda periudhës 1-21 prill në kuadër të regjistrimit të popullsisë së vitit 2021. Konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët e rritur të Maqedonisë së Veriut që janë të papunë, të cilët kanë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe kanë aftësi kompjuterike. Aplikimi bëhet përmes një aplikacioni elektronik të disponueshëm në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk, dhe të gjitha detajet në lidhje me konkursin dhe kushtet janë të përfshira në…
Një 18-vjeçar është therrur me thikë sot rreth orës 15:39 në Prizren. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ai ka bërë me dije se 18-vjeçari ka lëndime të lehta trupore dhe se nuk është në rrezik për jetën. “Sot rreth ores 15:39 emergjenca ka njoftuar se aty është sjell një person i therur me thikë, por është jashtë rrezikut për jetë. Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thikë ), nga një person ende i pa njohur. Viktima pas trajtimit mjekësorë po intervistohet në stacionin…
Mbrëmë (22-shkurt), dyzet minuta pas mesnate, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 30-vjeçarin A.A. nga Bogovina e Tetovës, objekti hotelierik i të cilit në fshatin Zherovjan të Tetovës nuk ka punuar sipas kohës së lejuar dhe në të kanë qëndruar 13 mysafirë dhe 6 femra, shtetase të huaja, të ciaët kishin qenë duke i argëtuar mysafirët. “I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë adekuate për mosrespektim të rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie, në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal. Në këtë objekt hotelierik…

