Author: Hamdi Kumanova

I pyetur se si i komenton Qeveria mbledhjen e nënshkrimeve nga VMRO-DPMNE-ja për anulimin e të regjistrimit të popullatës, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se ekzekutivi është i bindur se ky proces do të realizohet. “Regjistrimi përfundimisht do të realizohet në muajin prill. Metodologjia është definuar, vijojnë të gjitha përgatitjet. Nga data një fillon regjistrimi i popullatës jo rezidente. Ky operacion statistikor do të realizohet”, tha mes tjerash Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Lexo më Shumë

Sekretari i degës së LSDM-së në Kumanovë dhe drejtor i SHA “Ekonomia e Ujërave”-Kumanovë, Oliver Ilievski, në intervistën për News-TV deklaroi se Qeveria ka ndarë 22 milion euro për ndërtimin e Pendës në Sllupçan. Sipas tij, ndërtimi i kësaj pende është një prej investimeve më të mëdha në dy dekadat e fundit në rajonin e Kumanovës. “Janë dy funksione të ndryshme që i kryejë, njëri funksion partik, tjetri funksion publik. Funksioni publik do të mbahet mend për vendimin që të gjithë e dimë, dhe i gjithë qyteti i Kumanovës, se në rajonin e Kumanovës do të vijë një prej…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme gjyqësore për financimin e organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, shtyhet për më 3 mars, me kërkesë të prokurorit publik, për shkak të prezencës së tij në një seancë tjetër. Rastin e udhëheq gjykatësi Sofçe Gavrillova-Efremovska dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Për rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” të themeluar nga Bojan Jovanovski-Boki 13, akuzohen edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Jasna Mandiq-Ercegoviq. “Për shkak të interesimit të mediave që ndjekin seancën kryesore për rastin me nr. 49/20, i njohur për publikun si ‘Lidhja Ndërkombëtare’, ne informojmë publikun se me kërkesë të prokurorit publik kompetent, për shkak të pranisë…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit dje e miratoi listën e regjistrit të emrave të rrugëve në kryeqytet, publikoi mbrëmë vonë në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. “Përfundoi seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit. U miratua lista e regjistrit të emrave të rrugëve në Shkup. “Meksiçka”, “Leninova”, “Zhelezniçka”… kthehen në Shkupin tonë”, shkruajti Shilegov. Siç njoftuan edhe më parë autoritetet e qytetit, disa rrugë në Shkup do të marrin emra të rinj, gjegjësisht do t’i kthejnë të vjetrat. Shilegov prej më parë deklaroi se procesi ka filluar që në vitin 2019 dhe se janë përfshirë mendimet e…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut tha të martën se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për ta ndihmuar këtë vend që të sigurojë vaksina kundër koronavirusit. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i tha agjencisë së lajmeve AFP gjatë një vizite në Paris se vendi i tij ka qenë në gjendje të nisë një fushatë modeste vaksinimi, falë dhurimit të disa mijëra dozave të vaksinave nga Serbia. Ai shprehu keqardhje për mungesën e ndonjë ndihme të BE-së, duke thënë se Brukseli po dërgon “mesazh të gabuar” në Ballkan, duke e lënë atë pa vaksina. Osmani po ashtu tha se Maqedonia e Veriut,…

Lexo më Shumë

Sami Luta ishte i akuzuari i vetëm që i shpëtoi dënimit për rastin “Monstra”. Mirëpo, ai shprehet se këtë liri nuk mund ta gëzoj, pasi e vërteta ende nuk ka dalë sheshit. Siç thotë Luta, ai ka pritur më shumë nga kjo gjykatë dhe jo vetëm një lirim. Ndërsa shtoi më tej se edhe sot si herën e kaluar kur është shqiptuar d;nimi për këtë rast, po e përjeton dhimbjen e njejtë, por vetëm atëherë tha se e ka përjetuar para grilave e sot në liri. Sami Luta, i liruar nga akuza “Gëzim kjo liri nuk është e kompletume, është …

Lexo më Shumë

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev kërkon përgjigje nga institucionet në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut për sinjalet e marra nga udhëheqësia e bullgarëve etnikë nga Maqedonia në lidhje me problemet e rëndësishme me të cilat përballen. Pozicioni i presidentit Radev, siç shkruajn mediat bullgare është motivuar nga një letër e marrë nga udhëheqësia e bullgarëve etnikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën ata shprehin shqetësimin për diskriminimin e tyre të vazhdueshëm në Maqedoni. Rumen Radev, president i Republikës së Bullgarisë “Më shumë se 100 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë kanë shtetësi bullgare, të fituar në…

Lexo më Shumë

Nesër do të pranohet sasia e dytë e vaksinave anti-Covid-19 të kompanisë Pfizer nga Serbia. Por ndryshe nga hera e parë ku pranim-dorëzimi i vaksinave u bë mes kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, këtë herë atë do ta bëjnë ministrat e shëndetësisë. Kështu ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ora 13:30 do të pranojë vaksinat nga homologu i tij serb, Zllatibor Llonçar./TV21

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme të 47-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u shqyrtua Informacioni për dhënien e grantit përmes thirrjes së 25-të për ndihmë teknike dhe për thirrjen e 6-të për grant investues për ndërtimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – Kufiri me Republikën e Bullgarisë. Si pjesë e Korridorit VIII, me tregues me NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ – Shkup, të dorëzojë aplikacionin për këtë grant deri te Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor(WBIF). “Ky grant dukshëm do të përshpejtojë procesin e përfundimit të hekurudhës mes Maqedonisë së Veriut dhe…

Lexo më Shumë

Nëse afati i fundit për dorëzimin e llogarive përfundimtare për kompanitë nuk shtyhet për një muaj, llogaritë vjetore që do të dorëzohen në Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të jenë më të pasakta në historinë e Maqedonisë së Veriut, paralajmërojnë kontabilistët. Problemet e shkaktuara nga mungesa e stafit të shkaktuar nga pandemia, tani do të rezultojnë me përllogaritje paushall dhe improvizime në llogarinë përfundimtare, thonë nga Oda e Kontabilistëve. Kontabilistët thonë se ekziston nen në Ligjin për Shoqëritë Tregtare i cili lejon plotësimin e kërkesave të tyre. “Dorëzimi i llogarive vjetore është dy muaj pas përfundimit të vitit kalendarik.…

Lexo më Shumë

Qeveria ende nuk ka dorëzuar asnjë propozim-ligj në Kuvend në mënyrë që zbatimi i pakos së pestë të masave ekonomike të mund të fillojë. Megjithëse u paralajmërua se një pjesë nga 29 masat në këtë pako do të miratohen me dekrete dhe vendime, shumë prej tyre duhet të miratohen me ligje që së pari duhet të kalojnë nëpër procedurën parlamentare dhe të marrin dritën jeshile nga deputetët. Nga kabineti i zv/kryeministrit Fatmir Bytyqi nuk u përgjigjën se cilat nga masat do të duhet të shndërrohen në ligje për të hyrë në fuqi, por edhe pse ato nuk janë dërguar deri…

Lexo më Shumë

Pas shqiptimit të dënimit me burg të përjetshëm për tre të akuzuarit te rasti “Monstra”, sot pasdite vërehet prezencë e shtuar e policisë te banesa e prokurores Fatime Fetai. Policët që sillen rreth ndërtesës ku jeton prokurorja Fetai, vërehen edhe ulur në karriget përreth banesës, kurse në trup mbajnë antiplumb, raporton gazeta Lajm. Banorët që jetojnë në këtë ndërtesë thonë se nuk ka nevojë për kësi lloj teatri dhe shprehen të bindur se nuk ka ndonjë rrezik real për sigurinë e prokurores.

Lexo më Shumë