Gjatë fundjavës pritet ulja e temperaturave në Maqedoninë e Veriut. Deri të shtunën do të kemi temperatura mbi mesataren, ndërsa nga e diela ato do të ulen me 6 deri në 8 gradë. Nesër temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 20, ndërsa pasnesër nga 15 deri në 20 gradë celsius, ndërsa të shtunën nga 15 deri në 23 gradë. Të dielën do të ulen temperaturat dhe do të lëvizin prej 8 deri në 16 gradë celsius, ndërsa të hënën nga 7 deri në 13 gradë celsius.
Author: Hamdi Kumanova
Për më pak se një javë do të fillojë faza e parë regjistrimit të popullsisë. Qeveria është e vendosur, ndërsa Enti Shtetëror i Statistikës ka thënë se është gati për të nisur realizimin e këtij operacioni. Të hënën më 1 mars, një muaj para regjistrimit të përgjithshëm, do të fillojë regjistrimi i disa kategorive si pjesëtarët e Armatës, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike konsulare dhe familjarët e tyre, të burgosurit, personat e pastrehë si dhe shtetasit që jetojnë jashtë vendit. Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë “Regjistrimi përfundimisht do të realizohet në muajin prill. Metodologjia është definuar, vijojnë të gjitha përgatitjet.…
Nëpunës policor nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike pranë Departamentit për punë të brendshme në Prilep sot kanë arrestuar gjashtë persona të kërkuar me fletarrest. MPB sot njoftoi se ka arrestuar S.Xh. (37), I.S (27) , Xh.A. (28), Xh.A. (31), T.A. (40) dhe A.M. (31), të gjithë nga Prilepi për vuajtjen e dënimit me burg. Personat i janë dorëzuar Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese- burgut në Manastir.
Sasho Mijalkov tani qëndron në shtëpinë e tij të mbikëqyrur nga policia. Legjitimohet çdonjëri që del nga rrugica ku ish-drejtori i policisë sekrete prej mbrëmë ndodhet në arrest shtëpiak. Por, dy ditët e fundit, publiku dhe mediat ishin dëshmitarë të një sërë kundërthëniesh që e përcollën arratisjen dhe më pas dorëzimin e Sasho Mijallkovit. Kundërthënia numër një. Policia po e kërkonte me urdhërarrest kombëtar dhe ndërkombëtar. Kontrolloheshin bagazhet e makinave në të gjithë Shkupin. Mijallkovi në mes të ditës vetë erdhi në Prokurorinë e Krimit të Organizuar për ta marrë urdhër-arrestin shtëpiak, edhe pse kryeqyteti ishte i stërmbushur me policë…
Prona e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i cili tashmë është akuzuar në disa lëndë dhe i cili këto ditë tentoi të arratisej, as nuk është e ngrirë e as nuk është ngritur procedurë për konfiskim të saj. Përveç paralajmërimeve se anëtarët e familjes së tij do të përgjigjen penalisht për ndihmë të arratisjes së tij, arsyeja e dytë se pse Mijallkovi dje u paraqit është se prona dhe faturat e familjes së tij dhe kompanitë e tyre do të bllokohen. Kryeministri Zaev në konferencën e djeshme për media paralajmëroi shirit të verdhë për hotelin Meriot. “Kishte urdhra serioze që…
Nga Ramazan Bekteshi/Uashington Denari, lindi me 1992 si një valute e një shteti të ri që do ta zëvendësonte Dinarin jugosllav në dukje por jo dhe në vlerë. Sot, edhe pas gati tri dekadash denari maqedonas vazhdon të përfaqësoj një shtet mono etnik, edhe pse shteti është multietnik, multikulturor e multikonfesional. Shteti, Denarit në mënyrë artificiale vazhdon t’ia ruaje vlerën me metoda jo konvencionale që s’i njeh tregu monetar. Por, vlerën vazhdojnë t’ia shtojnë eurot, frangat, dollarët e diasporës shqiptare që llogariten të jenë te larta. Në Maqedoni sipas të dhënave zyrtare të Bankës Popullore, në emër të remitancave vitin…
Në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19 dhe prej tyre 725 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 215 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 13 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 100632 persona , ndërsa janë shëruar 90.311. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 3.098 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7223.
Rasti “Javna soba” të zgjidhet, ndërsa prokuroria publike të sigurojë mbrojtje efektive për viktimat e grupit në “Telegram”. Platforma e Barazisë Gjinore i kërkoi sot prokurorisë ndjekje penale efektive të autorëve në “Javna soba”. Sipas platformës, prokuroria nuk i mbron sa duhet viktimat e dhunës gjinore pasi i zvarrisin hetimet për rastet. “Përkundër kësaj situate, Këshilli i Prokurorëve Publikë në mënyrë të pamjaftueshme i përdor kompetencat e tij për të kontrolluar punën e prokurorëve publikë, të cilët kryejnë funksionin e tyre në mënyrë joprofesionale dhe jo në kohë në lidhje me procedurat penale për dhunën gjinore”, tha Jana Kocevska, Platforma…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka gjetur personin i cili kërcënoi shqiptarët se do “ti shkelë me kamion nëse të premten dalin në protestën e caktuar kundër rastit “Monstra”. “Të gjithë përkrahësve të protestës ua dërgoj një porosi. Me kamion do të ndërhyj unë personalisht herën e ardhshme. Fisi juaj i fëlliqur monstruoz. Hakmarrje!”, ka shkruar presoni i cili në facebook paraqitet me profilin Damjan Jovanovski. “Rastin e denoncuam në polici. Ai është zbuluar dhe tani pritet që policia të marrë masa”, thotë Blerim Ahmedi, një nga organizatorët e protestës së ditës së premte, i cili e ka denoncuar rastin…
Mirsad Musaj Leku ka nevojë për ndihmën tuaj Ai është i sëmurë me leukemi akute dhe për shërim i duhen 80 mijë euro. Në fotografinë më poshtë e gjeni kontaktin e familjes dhe numrat e llogarisë bankare për brenda e jashtë vendit.
Qytetit të Kumanovës dhe rrethinës iu shtua edhe një noter shqiptar. Bëhet fjalë për juristin Naim Sherifi nga Orizarja e komunës së Likovës i cili prej datës 24.02.2021 do të fillojë të ushtrojë profesionin e noterit në qytetin e Kumanovës. Përndryshe Naim Sherifi është jurist i diplomuar që para zgjedhjes si noter, me sukses ka kryer profesionin e këshilltarit juridik në Ministrinë e drejtësisë, shkruan nmk-post. Noteri Naim Sherifi ka të kryer fakultetin juridik në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës, ku menjëherë pas mbarimit të fakultetit ka punuar si praktikant në Gjykatën e Kumanovës. Nga viti 2012 deri në vitin 2014…
“Qeveria nuk pajtohet me kërkesat e hotelierëve për të lejuar organizimin e dasmave dhe festave”, tha zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi sot në një konferencë për shtyp. Ai theksoi se është i hapur për takime me hotelierët para pakos së masave. “Kur Komisioni thotë se nuk ka ardhur koha për të krijuar rrethana lehtësuese për punë, atëherë ne duhet t’i dëgjojmë ata dhe t’u besojmë atyre se është më e mira për shëndetin e qytetarëve”, tha Bytyqi. Një protestë e re e hotelierëve është paralajmëruar për sot në orën 15:00, kësaj radhe para Qeverisë.

