MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.528, kurse ka rreth 550 shtretër të lirë.
Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 42 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 596 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.
Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 999 pacientë. Në Manastir – 124, Shtip – 76, Tetovë – 40, Veles – 87, Kumanovë – 95, Ohër – 92, Prilep – 98, Gostivar – 31, Strugë – 23, Strumicë – 116, Koçanë – 34, Kërçovë – 37, Kavadar – 57, Gjevgjeli – 22 pacientë. /KlanMacedonia



