Author: Hamdi Kumanova

Me rastin e protestave të paralajmëruara për gjykimin e të akuzuarve në rastin “Monstra”, CIVIL dërgon thirrje të fuqishme te pjesëmarrësit të protestojnë qetë dhe me dinjitet, t’i respektojnë protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, të mos u nënshtrohen provokimeve eventuale dhe të shmangin ç’farëdo lloj sjellje të dhunshme. CIVIL u bën thirrje edhe organeve të rendit publik, gjatë protestave të kryejnë detyrë fisnike të rojtarëve të rendit dhe qetësisë publike, të mos lejojnë provokimet eventuale të eskalojnë në dhunë, nga asnjëra anë, dhe të jenë në krye të detyrës së tyre më mirë që munden. CIVIL u bën thirrje politikanëve,…

Lexo më Shumë

Prokurorja Lençe Ristovska pas shqiptimit të dënimeve për rastin “Target-Fortesa” dekori se është e kënaqur nga vendimi i gjykatës. “Në tërësi jemi të kënaqur nga vendimi ngase u konfirmuan të gjitha pretendimet e prokurorisë. Në lidhje paraburgimin, kemi vlerësuar se ekzistojnë baza për paraburgim ngase ekziston mundësia e arratisjes, ndërsa sot kemi elaboruar edhe paralajmërime tjera për ikje të mundshme”, ka thënë Ristovska, përcjell SHENJA. Përndryshe Mijallkov u dënua me 12 vite burg, ndërsa ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska me katër vite.

Lexo më Shumë

Një 16-vjeçar mbrëmë, me makinën e tij e ka shkelur një mjek kirurg të njohur, para Qendrës Klinike në Shkup. Siç informojnë nga policia, mbrëmë në orën 20:30 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin e bulevardit “Nënë Tereza” dhe rrugën “Elisie Popovski-Marko”, 16-vjeçari nga fshati Singeliq, me makinën e tij “BMW X6” e ka goditur kirurgun Gjorgji Jota nga Shkupi. “Kirurgu ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin “Nënë Tereza”. Është kryer hetim në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, thonë nga SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Prokurorja që e udhëheq rastin “Target-Fortesa”, Lençe Ristovska ka hedhur poshtë si të pavërteta deklaratat se si Prokurori kanë pasur njohuri nga e premtja se Sasho Mijallkov mund të arratiset dhe pse nuk kanë kërkuar paraburgim. Ristovska ka deklaruar se informacionet e para i kanë marrë të shtunën në mbrëmje, dhe menjëherë është reaguar. “Ne nuk kemi pasur informacione të premten aspak, nëse do të kishim pasur, qysh të premten do të kërkonim paraburgim gjatë seancës. Ashtu edhe siç njoftuam, informacionet e para i kemi marrë të shtunën në mbrëmje, pasi i kemi verifikuar të njëtjat, kemi reaguar. Kështu që,…

Lexo më Shumë

Ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëje me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dënohet me 12 vjet burg. Mijallkovit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ndërkohë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg. Në Gjykatën penale në Shkup u mbajt seanca përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”. Gjykatësit thanë se kjo lëndë është një nga më të rëndësishmit në Maqedoninë e Veriut. Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov u dënua gjithsej me 12 vite burg ndërsa ish ministrja e Punëve të Brendshme,…

Lexo më Shumë

“Eurointegrimet do të ofrojnë mundësi për rritje më të lartë. Ne jemi maksimalisht të përkushtuar në përforcimin e këtij përcaktimi strategjik duke hedhur baza të forta që do të mundësojnë realizimin e reformave kryesore”. Këtë e tha ministri i Financave në një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian Maçej Popovski në Bruksel. Në këtë takim u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor janë partner strategjik të BE-së dhe se qasja për zgjerim duhet të hapet pa prolongim në lidhje me rrugën evropiane të vendeve në rajon. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 17 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 përpos presidentit Trajkovski humbën jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës. Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvillua edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme për të kuptuar nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “akt terrorist”, prej të cilave dolën edhe dy raporte të ndryshme. Në…

Lexo më Shumë

Gjykatësja e rasti “Target-Fortesa”, Xheneta Begtoviq në seancën e sotme gjyqësore ku pritet të shpallet aktvendimi për të akuzuarit, u shpreh se fillimisht opinioni do të njihet me një analizë rreth këtij rasti e më pas edhe me aktvendimin. “Një përgjim i këtillë është kryer në DSK, dhe jo rastësisht kjo lëndë quhet skandal i madh. Kjo lëndë është nga lëndët më të rëndësishme të ish PSP. Nga kjo lëndë kanë rrjedhur edhe shumë lëndë të tjera. Këshilli gjyqësor ka bërë përpjekje që ky raste të kryhet sa më shpejtë që është e mundur, madje dhe në kohë pandemie. Gjykata…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, që ka të bëj me përgjimin e paligjshëm she shkatërrimin e pajisjes për përgjim. Aktvendimin për këtë lëndë në gjykatë do ta dëgjoj edhe ish kreu i DSK-së dhe njëri nga të akuzuarit, Sasho Mijallkov, i cili do të sillet nga arresti shtëpiak të cilin ia caktoi gjykata si masë sigurie. Në “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë dhe shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DK Nikola Boshkoski të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, ish drejtori i…

Lexo më Shumë

Profesori universitar i të drejtës kushtetuese, Jeton Shasivari ka shpalosur se sipas studimeve të bëra, në historinë e shtetit të Maqedonisë së pavarur janë rreth 30 raste gjyqësore të montuara politikisht. Ai thotë se në këto raste janë të dëmtuar qytetarë të të gjitha bashkësive etnike, por shumica e viktimave janë shqiptarë. Në emisionin e sotëm “ENTER”, Shasivari tha se nuk mund të ketë shpresa për zbardhjen e rasteve të këtilla pa një reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë në vend. “Sipas studimeve që janë bërë, janë diku rreth 30 raste të montuara ku viktimat janë edhe shqiptarë edhe maqedonas.…

Lexo më Shumë

Sot, me fillim prej ora 13:30 në Shkup do të protestohet kundër aktvendimit në rastin gjyqësor “Monstra”. Marshi protestues do të fillojë nga parku i Çairit, do të vazhdojë drejt Gjykatës dhe do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktvendimi. Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga dënimi./TV21

Lexo më Shumë

Visa Gold është karta e fundit e kreditit nga portofoli i Halkbank AD Skopje e cila siguron një fuqi më të madhe blerëse për klientin sepse ka një kufi maksimal kredie deri në 600.000 denarë, në varësi të aftësisë kreditore të aplikantit, dhe e njëjta për klientin përfshin një policë sigurimi aksidentesh nga Halk Osiguruvanje. Produkti i ri është dedikuar për personat fizikë që janë pranues të pagës ose pensionit përmes Halkbank ose për klientët që do të sigurojnë kartën me një depozitë. Visa Gold ofron një kufi krediti revolving, i cili nuk është i lidhur me numrin e pagave…

Lexo më Shumë