Author: Hamdi Kumanova

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me protestën “Monstra” të zhvilluar dje më 26 shkurt, në Shkup. PDIU shprehet se protesta paqësore është element thelbësor në demokraci dhe dhuna e përdorur nga policia nuk është shenjë e forcimit të bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut. Deklarata e plotë: “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur zhvillimet pas protestës kundër vendimit për rastin “Monstra” në Shkup. Pavarësisht se organizatorët ishin shprehur qartë për të protestuar paqësisht dhe kishin marrë lejet e nevojshme nga autoritetet, policia e Maqedonisë së Veriut i pengoi ata…

Lexo më Shumë

Me 27.02.2021 në ora 00.10, pas një lajmërimi paraprak, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në një lokal në rrugën “Mladinska” në Strumicë, në pronësi të L.M.(36) nga Strumica, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është konstatuar se objekti punon pas kohës së lejuar, gjegjësisht se nuk i ka respektuar vendimet e Qeverisë dhe protokolleve për punën në restorante dhe lokale. Njashtu është vërtetuar se në lokal iu është shërbyer alkool edhe personave adoleshent. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër pronarit do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/

Lexo më Shumë

Në tremujorin e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4,935 lindje, derisa në Çair, Kumanovë e Tetovë janë regjistruar më së shumti lindje, transmeton Portalb.mk. “Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 4.8% dhe arrin në 4 935 lindje të gjalla”, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika. Në Çair janë regjistruar 272 lindje, në Kumanovë 267, Tetovë 266, derisa më së shumti vdekje janë regjistruar në Manastir, Prilep, Kumanovë dhe Çair. Enti sqaroi që si pasojë e pandemisë KOVID-19, dhe vonesave të…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut jo edhe pak ka banorë që kanë shkelur të 100-tat. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, momentalisht ka 2040 shtetas që kanë mbushur 100 vjet dhe më tepër. Janë shumë raste që gjatë periudhës së fundit janë prezantuar nëpër media, si e moshuara nga Haraçina, dhe shumë protagonistë të tjerë që kanë rrëfyer për jetën e tyre. Sikur ajo është edhe Praksa Zlatovska nga Dulica e Kamenisë së Maqedonisë, me 103 vjet, përcjell INA. Gratë kanë jetë më të gjatë se burrat dhe se sipas EUROSTAT, burrat në Maqedoninë e Veriut mesatarisht jetojnë 74,6 vjet,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi. Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 344 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, rezulton pozitiv me Covid-19. Mickoski në rrjetin social Facebook shkruan se pas simptomave të lehta ka realizuar testin për Covid-19 me të cilën ka rezultuar pozitiv.

Lexo më Shumë

Pas tremujorit të parë të vitit 2021, do të fillojnë të dobësohen efektet nga kriza shëndetësore dhe në përputhje me këtë do të fillojë të kthehet besimi i investuesve si dhe të zvogëlohet kujdesi i tepërt i konsumatorëve që do të rezultojë me shkallë të rritjes ekonomike prej 4.1 përqind, në pajtim me skenarin bazë. Edhe nëse ndodh një skenar pesimist, pra zgjatja e pandemisë, ata përsëri do ta përfundonin vitin me një normë pozitive të rritjes ekonomike, tha ministri i Financave Fatmir Besimi. “Me fillimin e imunizimit, pritet të rritet besimi i investitorëve dhe konsumatorëve, gjë që do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi shëndetësor ka dëshmuar se ka dije dhe përvojë që të ballafaqohet me sfidën më të madhe të historisë më të re. Ai falënderoi punonjësit shëndetësorë dhe tha se ata meritojnë respektin e plotë. “Gjatë vitit të kaluar dëshmuam dhe treguam se sistemi shëndetësor ka fuqi, dije dhe përvojë që të menaxhojë me sfidën më të madhe shëndetësore në historinë më të re. Punonjësit shëndetësorë që ishin në linjën e parë të luftës kundër virusit dëshmuan profesionalistet dhe patriotizëm dhe pikërisht për këtë meritojnë respekt”, tha Filipçe. Ai tha se blerja e vaksinave…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 8 viktima nga Covid-19. 2 viktima janë nga Shkupi të moshës 77 dhe 70-vjeçare dhe nga një pacient në Prilep (72vj), Kavadar (73vj), Ohër (71vj), Resnjë (68vj), Vallandovë (66vj) dhe Dojran(64vj). Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Përndryshe, që nga fillimi i pandemisë në vend, nga Covid-19 janë infektuar 101.762 persona. Prej tyre, 90.895 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq kanë ndërruar jetë 3.119 të tjerë. Numri i rasteve aktiv në vend, arrin në 7.748./TV21

Lexo më Shumë

LSDM-ja vlerëson se vendimi i sotëm i gjykatës në rastin “Target-Fortesa” dëshmon se në vend funksionon drejtësia. Sipas tyre, me dënimin e ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov drejtësia mbërriti te 20 mijë qytetarët që ishin viktimë e përgjimeve joligjore për thuajse një dekadë. “Në Republikën e Maqedonisë së veriut ndodh drejtësia, ligjet vlejnë për të gjithë njëjtë. U shqiptua aktvendimi i parë për përgjimin ilegal që Sasho Mijallkov dhe kreu u VMRO-DPMNE-së me vite e praktikonin. Me këtë, mbërriti drejtësia për mbi 20.000 qytetarë, të cilët në mënyrë të pa ligjshme ishin përgjuar me vite, vetëm sepse nuk mendonin…

Lexo më Shumë

Tashmë kanë filluar të arrestohen protestuesit për rastin “Monstra”. Policët deri tani kanë privuar nga liria një protestues, për shkak të incidenteve të shkaktuara me policinë, pasi këta të fundit bllokuan rrugën te “Mavrovasja”. Plani ishte që marshi të vazhdojë deri para gjykatës dhe Qeverisë, por një kordon i madh policor e ka bllokuar rrugën duke penguar protestuesit. Si pasojë, këta të fundit janë përplasur me policinë. Janë lënduar edhe disa policë, të cilët ekipet e ndihmës së shpejtë i kanë dërguar në spital. blob:https://www.facebook.com/c799e9ed-db3d-4216-a46b-6df7c26ab2fe

Lexo më Shumë

hënon rritje numri i të prekurve me Kovid-19. 70% e rasteve të reja janë konstatuar se janë nga lloji i ri i virusit britanik. Ministri i Shëndetësisë thotë se kjo mund të cilësohet si një mini-valë e re virusit, ndërkohë që në bazë të përqindjes së rritjes së rasteve do të shqyrtohet nëse do ketë masa të reja restriktive. Ndërkohë që edhe pse ishte e paralajmëruar se në fund të kësaj jave do të arrinin vaksinat kineze si dhe ajo “Pfizer”, Filipçe thotë janë duke u përfunduar procedurat përfundimtare për furnizim me të njëjtat. Mendoj se me të vërtetë jemi…

Lexo më Shumë