Mbrëmë rreth orës 23:10 minuta, nëpunësit policorë nga Stacioni policorë Gazi Babë kanë kryer kontroll në një lokal në Creshevë të Shkupit me çka kanë konstatuar se lokali nuk ka qenë i regjistruar si dhe 5 persona dhe pronari i lokalit S.S 56 vjeç janë gjetur brenda në objekt, transmeton TV21. Lokali u mbyll nga Inspektorati i Tregut Shtetëror si dhe 5 personat dhe pronari janë shoqëruar në polici. Pasi që të dokumentohet rasti i plotë do të ngritet akuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.
Author: Hamdi Kumanova
Një person e ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi rreth orës tre të mëngjesit në vendin Aerodrom na Ponikva. Automjeti I udhëtarëve “Volksvagen tuareg” me targa bullgare, i cili po lëvizte në drejtim të Koçanit, në vend që të kthehej djathtas drejt qytetit, vazhdoi drejt dhe fluturoi në humnerë të lartë disa dhjetëra metra. Tre personat që ishin në automjetin e përmbysur janë nga rajoni i Koçanit dhe kanë afërsisht të njëjtën moshë. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori public dhe ekipi nga Stacioni policor nga Koçani.
Nuk përjashtohet mundësia për kufizime të reja, por tani për tani nuk do të ketë, deklaroi minsitri i Shëndetësisë Venko Filipçe pasi gjatë periudhës së kaluar u shënua rritje e butë e numrit të të sapoinfektuarve dhe paraqitje e shpeshtë e rasteve me llojin e ri britanik të virusit. “Nuk ka indikacione të tilla, pasi rritja nuk është e tillë, siç ishte në fillim të nëntorit. Kemi rritje të butë, që nuk është rrezik për kapacitetet spitalore, por gjithsesi është shkak që qytetarët të jenë absolutisht shumë të kujdesshëm”, tha dje Filipçe. Numrat në buletinin shëndetësor sërish janë më të…
Prej nesër fillon regjistrimi i të punësuarve në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjeve të tyre, në diasporë, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe drejtori i Entit shtetëror për statistika, Apostol Simevski dje në konferencë për shtyp informuan se ky aktivitet do të zbatohet në periudhën nga 1 marsi deri më 21 prill të vitit 2021. MPJ-ja do të zbatojë një fushatë mediatike për të motivuar personat për vetëregjistrim, që mungojnë jashtë vendit: për të punuar në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, zyrat përfaqësuese ose përfaqësuesit…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e forcuara në fushën e komunikacionit. “Vetëm në Shkup janë shqiptuar 269 masa prej të cilave 78 janë për tejkalim të shpejtësisë, 26 për vozitje pa leje, 19 për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga policia. Ata shtojn se po ashtu janë shqiptuar 17 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, nëntë masa për vozitës fillimtar, tetë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, gjashtë për kalim në të kuqe dhe 37 për parkim jo të rregullt. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve…
Nuk përjashtohet mundësia për kufizime të reja, por tani për tani nuk do të ketë, deklaroi minsitri i Shëndetësisë Venko Filipçe pasi gjatë periudhës së kaluar u shënua rritje e butë e numrit të të sapoinfektuarve dhe paraqitje e shpeshtë e rasteve me llojin e ri britanik të virusit. “Nuk ka indikacione të tilla, pasi rritja nuk është e tillë, siç ishte në fillim të nëntorit. Kemi rritje të butë, që nuk është rrezik për kapacitetet spitalore, por gjithsesi është shkak që qytetarët të jenë absolutisht shumë të kujdesshëm”, tha dje Filipçe. Numrat në buletinin shëndetësor sërish janë më të…
Parku I Shkupit ishte I vogël për të mbledhur qytetarët që kishin ardhur për të shijuar motin me diell. Disa prej tyre respektonin masat për mbrojtje nga Covid 19 ndërsa, disa të tjerë kishin vendosur të bëjnë pushim nga maskat. Qytetarët që anketuam thanë se turma e njerëzve dëshmonë se njerëzit janë të etur për shëtitje të lirë. Pavarësisht kësaj, ata apeluan për respektim të masave mbrojtëse. “Disa që po I shoh nuk mbajnë maska, po duhet ti mbajnë, ti lajnë duart vazhdimisht pasi të prekin ndonjë gjë. Ti respektojnë masat, nuk do të kemi shumë të sëmurë. “Mendoj se…
Shoqata e Pedagogëve të Muzikës nuk heq dorë nga qëndrimi që librat e muzikës për arsimin fillor të jenë nga autorë shqiptarë dhe të njëjtat të mos përkthehen nga gjuha maqedonase dhe autorët maqedonas. Adem Imeri, kryetar i Shoqatës thekson se mungesa e ndryshimeve ligjore për tekstet shkollore ka penguar autorët shqiptarë të konkurrojnë me plan-programet e tyre. “Derisa nuk e ndryshojnë ligjin, dhe që me qëllim e zgjasin prej 2006, atëherë ne asnjëherë nuk kemi me pas autorë shqiptar dhe libra të vlefshme, të mirëfillta dhe profesionale. Ka qenë në radhë që të ndërrohet ligji dhe pastaj konkursi të…
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në 24 orët e fundit nga 3816 testime të realizuara, 721 pacientë kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21. Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 171 pacientë të shëruar, ndërkaq 7 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.
Me 26.02.2021 në ora 13.30 në Stacionin Policor në Gazi Babë, gruaja 42 vjecare nga Shkupi ka lajmëruar se B.N., burri i motrës ka tentuar që t`i përdhunoje dy vajzat e saj, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/
Nëpunësit policorë nga Stacioni policor i Tetovës kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën lokale për në fshatin Saraqino, ku u konstatua se objekti është hapur dhe në të u gjetën shtatë mysafirë, tre punonjës dhe 20 femra, 18 prej të cilave shtetase të huaj nga Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria, të cilët abuzuan me qëndrimin e tyre turistik, në përputhje me nenin 418 / a të Kodit Penal. Shtetasit e huaj u mbajtën në stacionin e policisë për procedime të mëtejshme. Nga MPB-ja kumtuan sot se ky është një objekt hotelierik, në pronësi të A.M. (38) nga…
Gjatë protestës së djeshme që u mbajt në shkurt kundër vendimit të Gjykatës për rastin “Monstra”, një grup personash kanë sulmuar ekipin Agjencisë së lajmeve MIA, Asllan Vishko, njërin ndër punonjësit më me përvojë mediatik që për 30 vite ka qenë pjesë e mediave më të fuqishme kombëtare në vend. Atmosferë Në një deklaratë për televizionin “Shenja”, kamermani i Agjencisë MIA, Asllan Vishko thotë se sulmit fizik i parapriu një sulm verbal, kur disa persona kishin tentuar ta pengojnë në kryerjen e detyrës së tij. Asllan Vishko Sot Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në mënyrë të ashpër ka dënuar sulmin…

