Policët e stacionit policor të Gostivarit mbrëmë në orën 21:30 kanë kryer kontroll në një lokal në Balindoll të Gostivarit në pronësi të I.B (49). Gjatë kontrollit, në objekt, krahas pronarit kanë qenë edhe tre mysafirë. Siç njoftojnë nga MPB, objekt është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërsa pronari është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj I.B do të ngritet kallëzim penal “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohe pandemi”./Telegrafi.
Author: Hamdi Kumanova
Intervistë me aktivistin e njohur dhe anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qokun për median bulllgare Obshtestvo.net I nderuar z. Qoku, a mund të na tregoni më shumë për skandalin me librat mësimorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pse shqiptarët ndihen të ofenduar? Ta nisim nga fundi. Deri sot e kësaj dite nuk është vënë askushpara përgjegjësisë për të pavërtetat shkencore deri në nivel fyerjesh që i gjejmë nëpër librat shkollorë për popullin shqiptar që përndryshepërbën mbi 30% të popullsisë së Maqedonisë së Veriut, dhe që asimetrikisht ka qenë tejetkorrekt dhe i drejtë ndaj popullit…
Nëpunësit policorë nga Stacioni policor i Kërçovës, në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, dje në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 22:00, kanë kryer inspektim në disa objekte hotelierike në rajonin e SPB Kërçovë në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19. Nga MPB-ja sot informuan se gjatë kontrollit është konstatuar se një objekt hotelierik në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë nuk I ka respektuar protokollet për punën e obkektit hotelierik dhe nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut objekti është mbyllur. Pas dokumentimit të plotë tërastit, paralajmërojnë nga MPB-ja, do të ngrihen akuza…
Izet Mexhiti kthehet në Kuvend, por nuk do të heqë dora nga interpelanca e paralajmëruar ndaj zëvendëskryeministrit për Sistem Politik, Artan Grubi. Mexhiti thotë se qasja e tij në Kuvend do të jetë konstruktive dhe kritike. Do të vazhdoj në Parlament t’i përkrah aty e kanë mirë dhe t’i kritikoj aty ku e kanë gabim. Mbetet opsioni i interpelancës- deklaroi Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit rreth 8 orësh të kryesisë qendrore në Tetovë deklaroi se në BDI nuk ka mbetur asgjë pa u sqaruar. Ahmeti shtoi se nuk është biseduar për…
Sasho Mijalkov kaloi natën në Shutkë. Ai është vetëm në një qeli në njësinë e paraburgimit të burgut, për shkak të protokolleve shëndetësore, dhe janë marrë masa shtesë të sigurisë. “I paraburgosuri është vendosur në njësinë për mbajtjen e masës së paraburgimit. Për të paraburgosurin janë ndërmarrë masa të përforcuara të sigurisë, në përputhje me të gjitha procedurat dhe standardet e vendosura. Për më tepër, kryhen kontrolle të shpeshta. Menjëherë pasi u pranua në institucion, për shkak të protokolleve shëndetësore, Sasho Mijallkov, si të gjithë të arrestuarit e tjerë të rinj, u vendos i vetëm.” Mijalkov do të qëndrojë në…
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Maqedoni kanë humbur jetën 3.126 pacientë me COVID-19. Deri tani në Maqedoni janë bërë 519.985 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i të diagnistifikuarve në Maqedoni është 102.482, ku prej tyre 91.066 janë shëruar. Momentalisht në Maqedoni ka 8.290 raste aktive, ndërsa dje kishte 721 raste të reja. Lloji britanik i koronavirusit është i pranishëm në tre qytete të Maqedonisë, në Prikep, Kavadar dhe Ohër.
Gjithsej 667 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me korona virus po mjekohen në spitalet e shtetit dhe ka rreth 384 shtretër të lirë. Në repartet infektive në Shkup janë të hospitalizuar 256, ndërsa në Covid-Qendrat në qytetet tjera gjatë 24 orëve të fundit është paraqitur se po mjekohen 411 pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në spitalet në Manastir dhe Shtip janë të hospitalizuar nga 32 pacientë, në repartet infektive në Tetovë ka 24, në Veles po mjekohen 26, në Kumanovë 53, në Ohër 55, në Prilep 73 pacientë, katër në Gostivar, 19 në Strugë. Në spitalin në Strumicë të hospitalizuar…
Arrestohen dy persona nga Britania e Madhe, kanë treguar PCR teste negative të falsifikuara Në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” dje në ora 04:03 minuta për shkak të paraqitjes së PCR testeve negative të falsifikuara, nga liria janë privuar V.B. (37) dhe D.H. (12), që të dy nga Britania e Madhe. MPB-ja sot informoi se ata u janë dorëzuar inspektorëve nga Reparti për krim ndërkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim SHkup për procedure të mëtejshme.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shkurt organizoi një fushatë “Mëso me mençuri, puno profesionalisht” në kuadër të së cilës u mbajtën takime konsultative në qytetet në mbarë vendin, midis përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, vetëqeverisjeve lokale, shkollave të mesme profesionale dhe kompanitë që të përcaktohet se cilat profile profesionale janë të nevojshme në tregun e punës dhe për këtë arsye për të harmonizuar politikat e regjistrimit dhe programet mësimore për vitin e ardhshëm shkollor. “MASH-i në një vend mblodhi përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, shkollave profesionale, sektorit të biznesit dhe dhomave të tregtisë. Kompanitë thanë cilat profile u mungonin, shkollat…
Unë e shoh pozicionin e Bullgarisë si një pengesë në rrugën për në BE. Por është e rëndësishme të mos zhgënjeheni sa herë që keni ndonjë pengesë në rrugë, të ecni përpara, të zbatoni reformat dhe ne do t’ju mirëpresim si një vend anëtar, tha ambasadori i Mbretërisë së Holandës Dirk Jan Kop në intervistën e së Dielës për REL. “Mendimi im mund t’ju trondisë, sepse nuk mendoj se është kaq e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është që vitin e kaluar ky vend mori dritën jeshile për të filluar negociatat e pranimit në Mars të vitit të kaluar,…
Nga 1 marsi fillon funksionimi për pagesë te postat e Maqedonisë ku qytetarët sërish do të mund t’i paguajnë faturat. Sipas marrëveshjes të nënshkruar midis Postës së Maqedonisë dhe Halkbak, e cila u zgjodh si banka përmes së cilës do të bëhet pagesa. Halkbank përmbushi obligimin ku thuhej se deri më 1 mars duhet të zbatojë sistemin për pagesën në postat e Maqedonisë. “Pagesa do të bëhet me para në dorë te sportelet në postat e Maqedonisë. Provizioni do të jetë 35 denarë për të gjitha pagesat e faturave”, thonë nga posta.
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pritet të rizgjidhet për kryetar të LSDM-së në zgjedhjet e brendshme partiake. Të drejtë vote kanë 80 mijë anëtarë ndërsa sipsa Rregullores për kriteret, mënyrës dhe procedurës për kandidimin e kryetarit të LSDM-së, Komisioni Qendror më 26 shkurt vërtetoi kandidaturat për kryetar të LSDM-së, që në këtë rast ishte vetëm një, ajo e Zaevit. “Për shkak se nuk kishte paraqitje tjera, Komisioni Qendror Zgjedhor mori Vendim për pranimin e kandidaturës së Zaevit dhe e vërtetoi si të vetme në listën për kryetar të LSDM-së”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se po vendosen standarde…

