Author: Hamdi Kumanova

Duke u përgjigjur në pyetje, se si është e mundur që një shtet anëtar i NATO-s të mos ketë vaksina anti-Covid, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka deklaruar se kjo nuk po ndodh vetëm me Maqedoninë e Veriut, po thuajse me të gjitha anëtarët e NATO-s. “Të gjithë gjenden para sfidës se si të sigurojnë më shumë vaksina dhe më shpejtë”, tha Shekerinska, ndërkaq ka bërë të ditur se këtu përjashtim bëjnë vetëm ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar. Ajo vlerëson se vaksina ka ndikim edhe në sigurinë e shteteve.

Lexo më Shumë

Në Armatën e Maqedonisë së Veriut tashmë është bërë dhurimi i kontingjentit të ri të pushkëve M-4. Ky kontingjent është donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhurimin e ka bërë ambasadorja e SHBA-ve, Ket Meri Bërns, ndërkaq e ka pranuar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, transmeton TV21. Donacioni përfshinë 1.269 pushkë automatike M-4 për të përmbushur nevojat e Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Javën e kaluar me vendim të KRRE-së benzina Euro Super -95 dhe Euro Super- 98 u shtrenjtuan për 1,00 denar, derisa çmimi i dizelit u shtrenjtua për gjysmë denari për litër.

Lexo më Shumë

Pas sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave, është raportuar se ka pasur sulm kibernetik edhe në Telekomin e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga policia. “Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të Policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, thuhet në njoftimin policor. Në anën tjetër, Vala i ka mohuar raportimet e tilla, duke i cilësuar si të pavërteta. “Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar…

Lexo më Shumë

Pengesat që po ia bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut në rrugën evro-atlantike janë pengesë, por diçka e tillë nuk duhet që të jetë arsye për të ndalur përpjekjet për integrimin e vendit të strukturat evropiane. Këtë mesazh e ka thënë ambasadori i Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop, i cili u bën thirrje autoriteteve të vendit që të vazhdojnë të punojnë për këtë qëllim strategjik të vendit. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ambasadori holandez ka deklaruar se vendi duhet që të zbatojë reformat e kërkuara, duke premtuar se do të mirëpritet si vend anëtar. DIRK JAN KOP, AMBASADOR…

Lexo më Shumë

Sndikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë kërkon që edhe punonjësit në arsim të përfshihen në paketën prioritare të punonjësve që duhet vaksinuar. Kreu i saj Jakim Nedellkov, madje vlerëson që mësimdhënësit mund të kthehen në punë me prezencë fizike vetëm pasi të jenë vaksinuar me vaksinën kundër Covid 19. Deri atëherë, nga SASHK janë të qëndrimit që mësimi të vazhdojë nga distanca. “Vlerësoj që mënyra e këtillë e mësimit duhet të vazhdojë deri në përmbyllje të vitit shkollor ose në rast se arrijnë vaksinat dhe mësimdhënësit të hynë në paketën prioritare të punonjësve që duhet të vaksionohen, atëherë ndoshta po…

Lexo më Shumë

Nga lëndime të lehta, fraktura në ekstremitete e deri te politrauma dhe raste serioze të cilat kanë kërkuar transport serioz dhe mjekim intensiv spitalor. Më shumë se 100 intervenime në ditë apo më shumë se 700 intervenime në vjet ka ski patrulla në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë. Thonë se nuk është e njëjtë të japësh ndihmën e parë në -10 në vendbanim dhe në temperaturën e njëjtë në mal për shkak se stresi te të lënduarit nuk është i njëjtë, si dhe ndihma logjistike e patrullave. Ski patrullat kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ekipet mjekësore të qyteteve përreth, me…

Lexo më Shumë

Një 26-vjeçar nga Shkupi pësoi një sulm në zemër pasi vuajti nga koronavirusi, kështu që për të shpëtuar jetën e tij, mjekëve iu desh të vendosnin një stent. Kjo u tha për Alfa nga internisti Dr. Vladimir Ristovski. Ai zbuloi se kjo nuk është hera e parë që një person i ri merr komplikime serioze pas kontraktimit të virusit Covid 19. Mjeku thotë se dy të rinj të tjerë nën 30 vjeç u shtruan në spitalin “8 Shtatori” me komplikime post-Covid, megjithëse shëndetshëm fizikisht, shkruan Press24, transmeton Portalb.mk. – Kemi një numër të madh të pacientëve që zhvillojnë insuficiencë kardiake…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 533 teste të dyshuar për COVID-19 dhe nga këta 305 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 11 pacientë, ndërsa janë shëruar 167 persona. Deri tani, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 522 518 testime për COVID-19, ku janë regjistruar plotë 102 787 raste. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 3 137 persona ndërsa kanë fituar betejën me të 91 233 të tjerë. Numri aktual i personave aktivë me virusin është 8 417.

Lexo më Shumë

Nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe për përhapjen e llojit të ri britanik të virusit korona. Tani për tani nuk ka informacione nëse do të ketë ndonjë propozim për vendosjen e masave të reja kufizuese. Kvadarci, Ohri dhe Prilepi janë zonat e reja të nxehta, ku numri i të infektuarve të rinj me llojin britanik është rritur. Mjeku Nikolla Panovski në një deklaratë për televizionin “Telma” thotë se këto masa duhet të mbesin në fuqi, por duhet të respektohen. Situata me Covid-19, më alarmante ishte ditën…

Lexo më Shumë

Rreth 1000 qytetarë pa shtetësi kanë kërkuar ndihmë nga opozita shqiptare përmes platformës shtetësia.mk. Por nga koalicioni ASH-AAA vlerësojnë se numri i qytetarëve apatrid është shumë më i madh. Paralajmërojnë aktivitete edhe në terren. Ndërkaq mbi 2500 kërkesa për shtetësi qëndrojnë në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Komisionin qeveritar për testin e njohurive të gjuhës maqedonase, rreth një vit nuk është mbledhur fare. Shokë shumë kam, që jemi pa shtetësi, shqiptarë, shumica. Familja, të gjithë e kanë shtetësinë, si prindër e kanë pasur, vëllezërit, motra, të gjithë e kanë shtetësinë, vetëm unë jo Nexhat Maksuti, ish ushtar dhe invalid…

Lexo më Shumë

Drejtësi më e madhe në tatimim, arkëtim më i mirë i të hyrave, transparencë më e madhe, kushte më të mira dhe vendosje e tatimimit ekologjik “të gjelbërt”, janë 5 prioritetet e Strategjisë së reformave në sistemin tatimor 2021- 2025, e cila është miratuar nga Qeveria, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në intervistën për “Kapital”. Qëllimi kryesor i politikës tatimore është sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik njëherit duke mundësuar siguri ligjore për obliguesit tatimor dhe arkëtim të rregullt të të hyrave publike–tha Besimi. Ministri i Financave theksoi se prioriteti i parë i Strategjisë është drejtësia më…

Lexo më Shumë