Author: Hamdi Kumanova

Pas publikimit, nga Ministria e Kulturës, të rezultateve të programit nacional për kulturë për vitin 2021, ku ministrja IrenaStefkovska dëshmoi me shifra e përqindje se sa është qytetare dhe sa është nacionaliste, kjo kundrejt vlerësimit të kulturës shqiptare, ajo që mbeti pa u theksuar është roli i Sekretarit Shtetëror të kësaj ministrie dhe i Zëvendësministrit të saj, që të dy shqiptarë, të cilët dolën dhe u distancuan dhe, madje, e kundërshtuan atë program, sikur ata nuk kanë asnjë përgjegjësi e nuk janë funksionarë aty. Ata të dy e pranuan hapur se nuk kanë pasur qasje në atë vendim që nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kuvendit Qendror të partisë, Fatmir Ejupi, sot kanë realizuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Clemens Koja, i shoqëruar nga këshilltari për çështje politike, z. Villiam Bojd. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, si dhe për proceset reformuese të kodit zgjedhor. Ambasadori i OSBE-së, z. Clemens Koja, përshëndeti rolin inkurajues dhe harmonizues që po shfaq AlternAtivA në ruajten dhe mbarëvajtjen e demokratizimit të vendit. Kryetari Gashi ritheksoi edhe njëherë qëndrimin se shtetit i duhet frymë e re zhvilluese demokratike, ku do të…

Lexo më Shumë

Në bazë të informacioneve nga mërgimtarë të shumtë, të cilët kanë tentuar gjatë ditës së sotme të regjistrohen online, ata po përballen me vështirësi të cilat po ua pamundësojnë regjistrimin. Problemet teknike, rikthimi disa herë në fillim të procesit të regjistrimit, mospranimi i numrit amë dhe shumë pengesa të tjera, përveç që kanë shkaktuar revoltë shumë të madhe në mesin e mërgatës shqiptare, kanë shkaktuar edhe dyshime për mbarë procesin e regjistrimit. Duke u nisur nga kjo, ne si Alternativë bëjmë apel urgjent deri tek Enti Shtetëror i Statistikës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.208 teste të kryera janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19, respektivisht 19% e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 274 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 103.021 raste me virusin korona, prej të cilëve 91.507 janë shëruar, kurse 3.144 kanë ndërruar jetë.

Lexo më Shumë

Kërkesa e pamjaftueshme në tregun vendor dhe atë të jashtëm, ambienti i pasigurt ekonomik si dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar, mbeten tre faktorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e prodhimtarisë në shumë sektorë industrialë në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, prodhimtaria industriale gjatë vitit 2020 ka pësuar rënie për 10 për qind krahasuar me vitin 2019. Kjo ka bërë që të bie numri i të punësuarve në të gjitha industritë për 4.2 për qind. Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se numri më i madh i punëtorëve që kanë humbur vendet…

Lexo më Shumë

Sot nis regjistrimit i popullsisë, familjeve dhe banesave, për të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre, për diasporën, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Por, duket se qytaret e Maqedonise se Veriut qe punojne ne diaspore kane probleme te shumta me aplikacionin per regjistrimin nga diaspora. “Pershendetje! Po tentoj qe 5 here me bo regjistrimin prej ne Suedi por spo mundem, pasi po i kaloj 5 faqet e para te formularit te aplikacionit po me kthen prap te faqja e pare ku po shkrun se ki numer amë tanime eshte i…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i partnerit të tij të koalicionit Lupço Georgievski është qëndrimi I tij personal, thotë kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se që dje ka biseduar me të dhe i ka sqaruar se këto nuk ajnë as qëndrimet e Qeverisë dhe as të koalicionit. “Unë qysh mbrëmë kam komunikuar me Georgievksin pasi i lexova informacionet. Ai më komfirmoi se ai është qëndrimi i tij personal. I sqarova edhe njëherë se ai nuk mund të jetë qëndrim as i Qeverisë, as i koalicionit, sepse qëndrimet tona janë të qarta, se si pozicionohemi dhe ai këtë e kuptoi. Nuk do doja të hyja…

Lexo më Shumë

“Disa zjarre në terren dhe pyje janë raportuar, kryesisht në fshatrat Nerasht, Jegunovcë, Shemshovë, Rogaçevë dhe në vende të tjera, kjo është arsyeja pse Sektori i Tetovës për Punë të Brendshme përsëri apelon dhe paralajmëron të gjithë ata që punojnë ose lëvizin në ambient të hapur këto ditë të mos ndezin zjarre. Kjo veçanërisht ka të bëj me fermerët që shfrytëzojnë ditët me diell dhe të thata dhe përgatiten intensivisht për mbjelljen e pranverës, të cilët pastrojnë dhe djegin mbeturinat dhe kashtë në fusha dhe më pas largohen, kurse zjarri përhapet shpejt pa u kontrolluar, sidomos kur moti është me…

Lexo më Shumë

Meqë sot nis faza e parë e procesit të regjistrimit, liderët politikë në vend kanë filluar të ftojnë diasporën shqiptare që të regjistrohet. Kësisoj, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela duke shpërndarë udhëzuesin e regjistrimit, ka ftuar: “Regjistrohu edhe ti”.

Lexo më Shumë

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur parapëlqimin e tij, se Petre Shilegov të jetë kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit. Por ka deklaruar, se procedura për kandidim duhet t’i kalojë filtrat partiake. “Për Shilegovin kam vetëm fjalën të mirë dhe ai është favoriti im për qytetin e Shkupit. Ende nuk e kam pyetur se a do të kandidojë, por ai mbetet i parapëlqyeri im”, tha Zaev, transmeton TV21. Ai ka njoftuar se edhe pse nuk voton në Shkup, i jep përkrahje Shilegovit për shkak se “është treguar i suksesshëm”. “Unë i…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore Shkup shtroi propozim aktakuza kundër 12 personave për veprën penale “Falsifikim dokumenti sipas nenit 378 paragrafi 1 i Kodit Penal”. Siç kumtoi PTHP, të akuzuarit, në ngjarje penalo-juridike në periudhë nga 19 deri më 23 shkurt, në vendkalimin kufitar Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, kanë shfaqur vërtetime të rreme për PCR teste negative për virusin SARS-CoV-2, të cilat gjoja janë dhënë nga laboratorë në Shkup. ​”Vërtetimet si të vërteta i kanë shfaqur para nëpunësve të autorizuar, edhe pse e dinin se aspak nuk janë testuar në laboratorët e dhënë”, kumtoi PTHP.

Lexo më Shumë

Anulohet seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titianik”. Anulimi vjen për shkak se anëtari i Këshillit Gjyqësorë, Ognen Stavrev është në izolim për shkak të kontakteve që ka pasur me persona që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Seanca e radhës do të mbahet me 17 mars. Rasti “Titanik”, ka të bëj me parregullsitë zgjedhore. Ky proces gjyqësor gjendet në fazën e dëshmive. Në seancën e fundit si dëshmitarë ishte kryeministri Zoran Zaev, i cili në cilësinë e dëshmitarit të propozuar nga prokuroria dëshmoi për parregullsitë zgjedhore të kryera nga VMRO-DPMNE-ja në vitin 2014. Gjyqin për këtë rast e udhëheq gjykatësi…

Lexo më Shumë