Author: Hamdi Kumanova

Propozim-protokolli për punën e restoranteve për dasma dhe klubeve të natës do të dorëzohet në Komisionin për Sëmundje Infektive, ranë dakord sot përfaqësuesit e sektorit me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqin dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski. Në takimin në Qeveri të mbajtur paradite Bytyqi dhe Paunovski sërish kanë theksuar se mbrojtja e shëndetit publik është më e rëndësishme, por edhe është me rëndësi të ruhet çdo vend pune. “Qeveria, në kushte të pandemisë, përpiqet t’u ndihmojë të gjithë qytetarëve dhe kompanive të prekura, ndërsa ka zbuluar se hoteleria dhe turizmi janë më të prekurit dhe për këtë, në…

Lexo më Shumë

Deri në fund të marsit duhet të publikohet drafti fillestar i Tarifës Doganore me rregullime të caktuara të normave doganore siç kërkohen nga kompanitë, ndërsa drafti për kalendarin tatimor mund të pritet javën e ardhshme, tha sot Ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin punues në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Besimi theksoi se vendi do të duhet t’i harmonizojë plotësisht normat doganore me ato të BE-së kur të bëhet anëtar i saj, por megjithatë do të shikojë edhe tani, në bashkëpunim me odat, të hartojë pakon më të përshtatshme. “Më 17 nëntor, në seancë qeveritare, formohet një grup punues i…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale thotë se gjendja me pandeminë e coronavirusit në çerdhet dhe në Qendrat për personat për nevoja të veçanta është stabile. “Në çerdhe sipas raportit të fundit javor ka tre fëmijë pozitivë dhe 18 punonjëse. Numri i fëmijëve të pranishëm në çerdhe momentalisht është më i madhi dhe tani ka 13.350 të pranishëm në çerdhe nga 21.300 që duhet të jenë sipas protokolleve”, tha Shahpasnka. Ajo thotë se me kohën e mirë gjatë pranverës do të ketë interesim më të madh që të dërgohen fëmijët në çerdhe por përsëriti se numri është i kufizuar për…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10, në një restorant në fshatin Zhelinë të Tetovës, pjestarët e policisë së SPB Tetovë e kanë privuar nga liria pronarin Z.S. (48) nga ky fshat, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “mosveprimi sipas rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, që dënohet sipas Nenit 206 të Kodit Penal informon Ts.mk. Pronari i objektit Z.S. dhe shtetaset shqiptare të moshës 20 deri 33 vjeç janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi të dokumentohet çështja, do të përgaditen parashtresa adekuate.

Lexo më Shumë

Deri sa Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka evituar disa probleme që janë paraqitur ditën e parë në Sistemin elektronik për regjistrim të diasporës, një lëshim i ri vërëhet në këtë sistem. Shumë mërgimtarë që kanë më shumë se pesë anëtarë të familjes, ankohen se nuk mund të regjistrohen të gjithë. Ata kanë dërguar edhe një video te gazeta Lajm që e ilustron këtë problem. “Unë kam 6 fëmijë, kurse sistemi nuk jep mundësi të regjistrohen më shumë se pesë anëtarë nga një familje, që do të thotë se mund të regjistrohemi unë, bashkëshortja dhe tre fëmijë. I lus publikisht…

Lexo më Shumë

Një nga organizatorët e protestës për rastin “Monstra”, Blerim Ahmedi, është ftuar në bisedë informative në polici. Ai ankohet se policia gjatë dorëzimit të ftesës, ia ka frikësuar familjen. “Forca të shumta të policisë tmerrojnë̈ familjen time për të dorëzuar thirrjen në të cilën duhet të lajmërohem për bisedë në stacionin policor Bit Pazar!”, shkruan Ahmedi.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar detaje për rastin e plagosjes së birit të ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi. Thonë se dy të arrestuarit se kanë plagosur birin, Z.R. i cili është edhe nëpunës policor, janë shtetas të Kosovës. “Rreth orës 19:00 vetura “golf” është gjetur, ndërkaq më pas, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën, nga liria janë privuar B.V.(40) dhe I.Ll.(38) të dy nga Kosova”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21. Shtojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyve do të parashtrohet kallëzim përkatës. Përndryshe, dje Z.R. u plagos dje rreth orës 16:40,…

Lexo më Shumë

Edhe pse të gjithë thonë se për kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, këtë vit u ndanë 16% e mjeteve, për kryeministrin Zoran Zaev kjo përqindje rritet edhe për 10%. Ai pasi lexoi përqindjet që shkuan në veprimtaritë e caktuara, deklaroi se për kulturën shqiptare kanë shkuar 25.96% e mjeteve të ndara për programin kulturor 2021. “Nëse e shohim gjeneralisht nga të gjitha mjetet në programin kulturor, nga të gjitha veprimtaritë, është siç vijon. Maqedonasit 60.26% bartës të projekteve, shqiptarë 25.96% bartës të projekteve, të tjerët janë mbi 13%”, tha Zaevi. Zaevi për programin kulturor: Regjistrimi do të na tregojë…

Lexo më Shumë

Policia e Kumanovës ka arrestuar 30 vjeçarin me iniciale S.G. Siç ka njoftuar MPB, para dy ditëve (28.02.2021), policia ka kontrolluar personin S.G. dhe tek ai ka gjetur kokainë. Ai është dërguar nnë stacionin policor dhe ndaj tij do të ngritet padi adekuate.

Lexo më Shumë

Nuk është ë vërtetë se qytetarë të Maqedonisë së Veriut sulmohen vetëm përshkak se identifikohen si bullgar. Ata e kanë të drejtën e vetëpërcaktimit. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev për deklarimet Rumen Radev kërkoi nga shërbimet bullgare që të bënin gjithçka dhe të merrnin masa për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, Zaev tha se është e papranueshme ndërhyrja nga një vend i huaj në tjetrin. “Të drejtat e qytetarëve janë të barabarta. Ne jemi vend multietnik. I respektojmë barabartë të drejtat e të gjithëve, madje edhe të atyre që janë më së paku në numër.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp pas vizitës në Komunën e Shuto Orizarës tha se LSDM-ja në kongresin e ardhshëm do të shqyrtojë korrigjimin e emrit të partisë, sipas emrit të ri të shtetit. “Në periudhën para nesh, do të veprojmë sipas Marrëveshjes së Prespës edhe në Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë, edhe kemi dhënë propozime, SDMV, Social Demokratë nga Maqedonia e Veriut, ka edhe ideja tjera. Apelojmë që të gjithë të veprojnë sipas Kushtetutës dhe ligjit, ndërsa ne duhet të jemi shembull për këtë”, tha mes tjerash Zaev.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ka quajtur skandaloze deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev lidhur me Pr/Ligjin e opozitës shqiptare për shtetësinë, shkruan gazeta LAJM. Sipas Selës, shtetësia u takon të gjithë qytetarëve të vendit që jetojnë me dekada në Maqedoni, siç i ka takuar Zaevit. “Janë skandaloze deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me inciativën e koalicionit ASH-AAA për Ligjin për shtetësi. Ju kujtohet deklarata e tij që me dy dëshmitarë martohet një njeri, ndërsa nuk merret shtetësi me tre dëshmitarë. Tendenca është manipulative, pr/ligji që ne e kemi propozuar në procedurë nuk thotë që çdo…

Lexo më Shumë