Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska, së bashku me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika Apostol Simovski, sot e kanë vizituar qendrën pranuese për mbështetje të personave të pastrehë në Vizbeg, ku në rrjedhë është procesi i regjistrimit të personave që janë të vendosur atje. Shahpaska tha se MPPS si resor i rregullon çështjet që kanë të bëjnë me pensionistët, punëtorët, kategoritë sociale të qytetarëve, fëmijët, etj. Ndërsa Simovski informoi për nisje të procesit të pararegjistrimit që përfshin institucionet ndëshkuese-përmirësuese, personat e pastrehë, personat e angazhuar në ushtri, përfaqësitë konsullore dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, por edhe vetregjistrimit…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i resurseve energjetike Bajram Rexhepi ka folur për emisionin Magazina ekonomike në Tv Alasat rreth ndërtimit të trasesë së gaysjellsit si dhe kurë pritet që gazsjellsi të jetë në shërbim të qytetarëve. Ndryshe Bajram Rexhepi është përkushtuar në mënyrë aktive në realizimin e këtij projekti jetik për vendin dhe për efikasitetin energjetik në vend. Ndiqei sonte, 03.03.2021, në ora 22:00 në Alsat-m, në emisionin, magazina ekonomike.
Gjysmë-maturantët po i vuajnë më së shumti pasojat e mungesës së mësimit me prezencë fizike. Pedagogu i shkollës fillore “Liman Kaba” në fshatin Luboten tha se shumica e gjysmë-maturantëve kanë humbur vullnetin për mësimin “online” e madje edhe dëshirën për të vazhduar shkollimin e mesëm.
Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se Komisioni për Sëmundje Infektive, do të propozojë karantinë të detyrueshme prej 14 ditëve, për personat që vijnë nga të gjitha vendet afrikane. “Deri në këtë moment në vend nuk është hasur prania e llojit jugafrikan të virusit. Gjatë ditës së nesërme, ASHAM do të bëjë analiza të mostrave të dy pacientëve pozitiv me COVID-19, të cilët janë kthyer nga një udhëtim nga Zanzibar. Pacientët janë hospitalizuar menjëherë, pasi u janë paraqitur simptomat e para të Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Më tej shtojnë se nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë rekomandime për…
12 arrestime dhe 2 kallëzime penale është bilanci i fundit i aktiviteteve që i ka ndërmarrë Prokuroria Themelore Publike ndaj protestuesve për rastin “Monstra”. Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, paditë penale janë parashtruar ndaj një 19-vjeçari dhe 22-vjeçari, ndërkaq pritet të parashtrohen edhe ndaj tre të tjerëve, njëri i moshës 23-vjeçare dhe dy të moshës 20-vjeçare pasi të njëjtit janë identifikuar tashmë se kanë kryer veprën e njëjtë penale. “Në lidhje me protestën që u mbajt të premten, 26.02.2021 është parashtruar kallëzim penal kundër 2 personave – Sh.B.(22) dhe B.D.(19) në bazë të nenit 385 – për pjesëmarrje në…
Dje prej ora 10:00 deri në 14.00, efektivët e policisë nga SPB Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë kryer aksion lokal kontrollues lidhur me shkeljet që kryejnë këmbësorët dhe sjelljen e tyre në komunikacion informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 52 shkelje, në të shumtën e rasteve për kalim të rrugës jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe kanlimi në dritë të kuqe të semaforëve për këmbësorë. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë me denarë.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 428 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse. MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/
Në 24 orët e fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 34 pacientë të ri për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 307 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër. Në 24 orët e fundit në Klinikat interne ka pasur gjithsejtë 17 pranime. Në Kovid-Qendrën në spitalin “8 Shtatori” ka pasur 6 pranime të reja të pacientëve dhe 11 në Klinikën Infektive. Në Kozle nuk ka pasur pacientë të pranuar. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 27 pacientë të shëruar.
Pretendimi se shumë qytetarë janë regjistruar përmes përdorimit të VPN aplikacionit është jorealist, pasi ajo regjistrohet dhe ato të dhëna nuk shkojnë në bazën ku ruhen të dhënat e personave të regjistruar nga jashtë, por identifikohen dhe ruhen si prova për ndërhyrje në sistem, shpjegoi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski në një bisedë për TV Sitel, njofton Portalb.mk. Me vetë hyrjen në ueb-faqen për vetë-regjistrim, theksoi Simovski, personat paralajmërohen dhe pajtohen me kushtet, për çka edhe mbajnë përgjegjësi. Ai theksoi se këtu ka edhe keqpërdorim të të dhënave personale, pasi ai i cili po përpiqet të përdor numrin më të…
Nga 120 deputetë, 75 prej tyre kanë marrë 122.000 euro për shpenzime rrugore që nga muaji gusht e deri në fund të janarit. Qindra Ligje presin për miratim! Pas pothuajse një muaj pushim përsëri nuk ka shumicë në seancat Kjo përbërje e Kuvendit për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të vështirësive për të siguruar kuorum për shkak të shumicës në kufi, nuk punon siç duhet. Seancat dhe miratimi i ligjeve janë të rall. Sërish, edhe me këtë tempo të ngadaltë, të dhënat për gjysmëvjetorin e parë ë mandatit, tregojnë se shumica deri në fund të mandatit do të…
“NPK TETOVA” Tetovë,përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses sanimi i defektit në linjën e Leshnicës informon Tetovasot. Ata thanë se pas një pune intensive disa ditore punëtorë të ndërmarjes nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi kanë arritur të rregullojnë defektin duke vendosur gyp fi-500 prej 60m, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe sasinë e borës. Tetovasot
Para pak çastesh ka ndodhur një termet në Greqi, tërmeti ka qenë 6.9 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra është identifikuar në afërsi të Larisës. Tani për tani nuk ka informata për viktima apo dëme materiale. Dridhjet ndjehen edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

