Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar apel deri te diaspora e vendit, që të marrin pjesë aktive në procesin e regjistrimit që filloi më 1 mars. “Apelojmë deri te diaspora që të merr pjesë aktive në këtë proces që është parashikuar të zgjasë nga 1 marsi deri më 21 prill 2021. Në këtë kontekst, Qeveria në seancë të djeshme, me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse ka miratuar protokollin për masa preventive ndaj Covid-19 gjatë regjistrimit”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, transmeton TV21. Siç bëri të ditur Hoxha në drejtim të regjistrimit në terren që duhet…
Author: Hamdi Kumanova
Një burrë e një grua janë shtrirë në spital, sepse kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kthimit prej pushimeve në Zanzibar (Afrikë). Lajmin e ka bë të ditur mjeku Aleksandar Popovski, nga nefrologjia e Strugës, ku është dërguar një pacient nga Manastiri, të cilit pasi i është ngritur temperatura, ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë në Shkup në spital është shtrirë bashkëshotja e tij, transmeton gazeta Lajm. “Nuk na paralajmëruan fare se bëhet fjalë për pacient që është kthyer nga Afrika”, ka deklaruar Popovski. Çifti është kthyer para dy ditëve në Maqedoninë e Veriut, duke udhëtuar përmes Tanzanisë dhe Stambollit. Rasti i…
Më shumë se 2800 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës. Burimet zyrtare thanë se vijon të jetë i lartë numri i daljeve nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, çka tregon se shqiptarët përdorin vendin fqinj për të kaluar tranzit drejt shtetit grek. Daljet gjatë ditëve të fundit janë shtuar edhe për shkak të reduktimit të daljeve nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës nga pala greke. Në kushte të tilla fluksi, stacioni i policisë kufitare të Qafë Thanës ka shtuar numrin e…
Janë publikuar dy linja telefonike për regjistrimin e mërgatës. Linjat telefonike që kanë qasje në aplikacionet “Viber” dhe “WhatsApp”, mbajnë numrat si: +38971483313 +38971483291
Boban Iliq përfundimisht hyn burgoset. Siç ka bërë të ditur zëvendës drejtori i burgut të Kumanovës, Mevlan Xhemaili, sot rreth orës 3, i denuari për vrasjen e Almir Aliut, është paraqitur vetë në burg, pas refuzimit të kërkesës së tij që vuajtja e denimit të prolongohet për disa muaj. Paraprakish avokati i familjes së Almir Aliut, Asmir Alispahiq, tha se Iliq dje ka tentuar që të arratiset. Asmir Alispahiq, avokat i Almirit “Sipas njohurive të mia që i kam dhe që janë të vërtetuara, ai mbrëmë ka pasur për qëllim që të arratiset, por përshkak të të gjitha apeleve të…
Nuk është ë vërtetë se qytetarë të Maqedonisë së Veriut sulmohen vetëm përshkak se identifikohen si bullgar. Ata e kanë të drejtën e vetëpërcaktimit. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Për deklarimet e presidentit bullgar Rumen Radev se ka kërkuar nga shërbimet bullgare që të bënin gjithçka dhe të merrnin masa për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, Zaev tha se është e papranueshme ndërhyrja nga një vend i huaj në tjetrin. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR “Të drejtat e qytetarëve janë të barabarta. Ne jemi vend multietnik. I respektojmë barabartë të drejtat e të gjithëve, madje edhe të atyre që…
Deri më tani, 2.680 punëtorë shëndetësorë në Maqedoninë Veriore janë vaksinuar me vaksinat Pfizer të dhuruara këtij vendi nga Serbia. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 71.900 qytetarë kanë aplikuar për imunizim përmes portalit vaksinimi.mk dhe 46.414 qytetarë me mjekë të përgjithshëm. Nga 118.314 të regjistruar, 56.784 janë shtetas më të vjetër se 70-vjeç.
Zëvendëskryeministri Ljupçe Nikollovski paralajmëron digjitalizim të librave amë. Në konferencë shtypi tha se qytetarët në të ardhmen nuk do të presin radhë nëpër sportele për të marrë certifikatë të lindjes, kurorëzim ose certifikatën e vdekjeve, por këto certifikata do të zëvednësohem vetëm me një vërtetim nga Regjistri Qendror. “Kjo do të arrihet përmes ndryshimit të disa ligjeve gjatë periudhës së ardhshme”, tha Nikollovski i cili krahas kësaj mase, prezantoi edhe disa masa tjera që pritet të ulin nivelin e korrupsionit në vend. Sipas tij, digjitalizimi dhe zvogëlimi i faktorit njeri ka rol të madh në uljen e korrupsionit.
Udhëheqësit e mekanizmit Covax, sot e kanë publikuar listën fillestare të 142 shteteve, të cilët duhet të marrin vaksina kundër coronavirusit nëpërmjet tyre. Sipas asaj që u tha në takimin e sotëm të përfaqësuesve të organizatave që janë pjesë e Covax, koncentrimi i tyre për momentin është tek shtetet afrikane. Nuk ka detaje për atë se kur do të arrijnë vaksinat në shtetet tjera. “Vetëm sa kemi filluar, në disa raste do të kalojnë javë, në disa muaj”, u tha në takimin e sotëm. Sipas listës së publikuar, Maqedonia e Veriut duhet të merr 100.800 vaksina “Astrazeneca”, por afati kohor…
Vikend i shkëlqyeshëm për lojtarin e Sport Life në Tetovë. Me vetëm 5 ndeshje të qëlluara në tiketë ai u shënua në klubin e milionerëve të Sport Life. Për këtë fitore atraktive dhe shtatëshifrore, pesë ndeshjet në tiketë kanë qenë me koeficient të përgjithshëm 257, ndërs ainvestimi ka qenë 3900 denar. Të gjitha pesë ndeshjet ku ka vënë baste kanë luajtur të shtunën, në terminet nga ora 14 dhe 16, ndërsa kombinimi ka qenë nga dy ndeshje nga Gjermania dhe Anglia dhe një nga Superliga e Turqisë. Në ndeshjen e parë, Dinamo Drezden me dy gola të shpejt në gjashtë…
Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban Iliç vet u dorëzua në burgun e K’shanjes në Kumanovë.s/ALSAT
Deputeti i Kolaicionit Alenca për Shqiptarët-Alternativa ka deklaruar se Kuvendi është jofunksional dhe se shumica parlamentare nuk ka kapacitet që të sigurojë 61 deputetë, ndërsa opozita nuk e ka për detyrë të sigurojë kuorum. Ai tha se ato do të mbështesin çfarëdoqoftë interpelance që do të iniciohej ndaj qeverisë. “Është fakt se shumica parlamentare nuk ka kapacitet dhe një muaj gatise nuk kemi mbledhje. Nuk ka kapacitet të sigurojë 61 deputetë për mbajtjen e mbledhjeve, pasi opozita nuk e ka për detyrë të sigurojë kuorum për shumicën parlamentare, normalisht opozita ka qenë shumë e përgjegjshme dhe shumë principiele për ligjet…

