Në Kuvendin e Maqedonisë pas kërkesës së kryeministri Zoran Zaev u votua votëbesimi i qeverisë. Në fjalën e tij, para votëbesimit, kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se tha se ai është kryeministri i parë në Maqedoni që kërkon votëbesim për qeverinë. “Gjashtë muaj opozita thotë se kjo qeveri do të bie. Tre katër muaj kanë paralajmëruar mosbesim për qeverinë. Por ja sot nuk janë prezentë në sallë. Qytetarët në zgjedhjet në 15 korrik e bënë përzgjedhjen. Zgjedhja ishte kundër bllokimeve, kundër tentimeve për tu kthyer prapa. Fitoi kjo shumicë parlamentare në bazë të vullnetit të qytetarëve”, u shpreh Zoran Zaev, raporton…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas analizave që sot ASHAM i ka bërë në brisin e një pacienti i cili para disa ditëve është kthyer nga Zanzibari, është detektuar prezencë e llojit britanik të koronavirusit. Ministria e shëndetësisë informon se gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe analiza e pacientit të dytë i cili gjithashtu ka udhëtuar në Zanzibar dhe është kthyer pozitiv me koronavirus dhe për momentin është hospitalizuar. Përndryshe bëhet fjalë për burrë e grua të cilët kanë qenë në Zanizbar, ndërsa simptomat i kanë ndjerë pasi janë kthyer në shtet. /SHENJA/
Pas paralajmërimit se Qeveria do të luftojë korrupsionin në mënyrë ofensive përmes një plani shtetëror, sot kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska për Alsat tha se ata nuk i dinë detajet e planit. Anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit, si dhe i gjithë publiku, informacionet i kanë mësuar nga konferenca e djeshme për shtyp. Deri më tani, plani qeveritar për luftimin e korrupsionit në Maqedoni nuk i është dorëzuar Antikorrupsionit. “Nuk e di se si e kanë bërë planin, por të gjitha vërejtjet tona,, gjetjet, iniciativat ia kemi dorëzuar Nikollovskit, kështu që mendoj se ka qenë njëfarë burimi dhe bazë për krijimin…
Sot, në zyrat Delegacionit të BE-së në Shkup, pata takim me Ambasadorin David Geer. Ambasadorin Geer e informova në lidhje me iniciativën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, për të kërkuar mision evropian për rishqyrtim të rasteve të montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut. Ambasadorit i dorëzova kërkesë zyrtare drejtuar Komisarit për fqinjësi dhe zgjerim te Komisionit Europian z.Oliver Verhelyi për të mobilizuar urgjentisht një iniciativë gjithëpërfshirëse evropiane për shtetin e së drejtës, përfshirë riaktivizimin e Grupit Priebe, një mision këshillues për shtetin e së drejtës me një mandat të qartë të…
Pasi kryeministri Zoran Zaev kërkoi votëbesim të Qeverisë, ka reaguar koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Skender Rexhepi – Zejdi. Ai vlerëson se kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk duhej t’i jepte të drejtën e fjalës Zaevit, pasi ishte jashtë rendit të ditës. “Për këtë thashë se propozuesi duhet t’i përmbahej rendit të ditës, do të thotë ju t’ia merrnit të drejtën e fjalës që ai mos të deklarohet. Pikërisht për këtë, konsideroj se ky ishte veprim i përshpejtuar. Pika për votëbesimin është jashtë rendit dhe opozita nuk ka mundësi që japë vlerësimin e…
Dita e tretë e regjistrimit të diasporës, pjestarëve të armatës jashtë vendti, të burgosurve dhe të pa strehëve, po rrjedh pa asnjë problem. Deri në orën 8 të mëngjesit, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostol Simovski njoftoi se në aplikacion janë regjistruar rreth 18 000 persona nga diaspora. Simovski sqaroi se aplikacioni është I sigurtë dhe në bazat e të dhënave ka nw qasje vetëm persona tw certifikuar nga Enti, madje nuk ka qasje as vetë ai si drejtor. Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave “Bazat janë të mbrojtura maksimalisht. Bazat janë tonat dhe askush nga jashtë…
Nuk do të ketë hidrocentrale të reja në Malin Sharr. Këtë e siguroi ministri i mjedisit Naser Nuredeni, pasi Qeveria pranoi propozim-zgjidhjen ligjore për shpalljen e një pjese të malit si park nacional. Për koncesionet e lëshuara për hidrocentrale që nuk kanë filluar të ndërtohen, do të nisen negociatat për shkëputjen e tyre. – Advertisment – Nuredini njoftoi se do të hetohet nëse rrëshqitja e dheut në Leshnicë që shkatërroi gypin e sistemit kryesor të ujësjellësit që e la Tetovën pa ujë, është shkaktuar nga hidrocentralet. Me propozim-ligjin, Mali Sharr do të shpallet Park nacional i kategorisë së dytë, ndërsa…
Iniciativa nga Strumica “Kultura apo fis – kultura”, ka mbajtur sot një marsh protestues që përfundoi para Ministrisë së Kulturës, pasi një profesor i edukatës fizike u emërua drejtor gjeneral i Qendrës së Kulturës “Anton Panov” në Strumicë. Njëra nga kërkesat kryesore të iniciativë është tërheqja e këtij vendimi. Aktori Vanço Vasilev para fillimit të marshit, theksoi se, kërkesën e tyre e bazojnë në atë që e dinë se nuk është kompetent për kryerjen e atij funksioni. “Kërkojmë emërimin e një u.d. drejtor të ri i cili do të jetë nga radhët e bartësve të veprimtarisë dhe në afat sa…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas rastit të Zanzibarit dhe pas analizës epidemiologjike, nuk e përjashton mundësinë që të kërkojnë masa shtesë anti-Covid. “Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse në përputhje me pasqyrën epidemiologjike dhe analizës së Institutit për shëndet publik, nuk e përjashton mundësinë që të rekomandojnë masa të reja me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së mëtejme të Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21. Nga atje apelojnë që qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje, siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e higjienës së duarve dhe distancës fizike. Ndërkaq ka njoftuar gjithashtu…
VMRO-DPMNE-ja propozoi zyrtarisht shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë. Nisma e kombinuar e deputetëve të partisë me mbi 100 mijë nënshkrime nga ana e qytetarëve u lëshua në procedurë parlamentare. “Këtij vullneti të dikujt duhet t’ia pengojmë rrugën dhe të mos lejojnë regjistrim kriminel dhe të dhunshëm. Ky kaos që na ndodh në lidhje me regjistrimin e paralajmëruam dhe e parashikuam që nga fillimi”, tha Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE . Për LSDM-në, procesi i filluar i regjistrimit zhvillohet sipas standardeve evropiane. “LSDM-ja nuk t’ua ktheje me të njëjtën monedhë dhe nuk do të mbledhë 300 mijë nënshkrime me të cilat…
Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.312 testime për coronavirus, ndërsa 807 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup-359, Kumanovë dhe Ohër – nga 38 secili, Kavadari, Strumica dhe Negotina – nga 36 secili, Gjevgjeli – 35, Tetovë dhe Prilep – 34 secili, Gostivar – 29, Manastir – 25, Veles – 24, Kriva Pallanka – 12, Kocani dhe Krushevo – 11 secili , Resnjë – 6, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë – 5 secili, Probishtipi dhe Bogdanci – 4 secili, Shtip, Dibër, Berovë dhe Demir Hisar – 3 secili, Delçevë dhe Radovish…
Ekzistojnë dallime, edhe politike edhe në konotacione tjera, por patëm parasysh që jemi në situatë me koronavirusin ku nuk duhet të kontribuojmë që të përkeqësohet situate dhe duke i pasur parasysh proceset në të cilat gjendet shteti i dhamë përparësi rrjedhës së procesit, kurse në ecje t’i zgjidhim dallimet dhe problemet tona të cilat janë reale në BDI. Nuk ka asgjë të keqe të konstatohet që ekzistojnë probleme dhe dallime, por kjo duhet të zgjidhet me debat dhe dialog. Dallimet janë edhe konceptuale edhe politike, ka deklaruar nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti. Ai informon se për zgjedhjet lokale…

