Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këto raporte, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kushtet, Parlamenti kërkoi që për të dyja shtete të nisin negociatat e anëtarësimit pa vonesa të reja. Në raportin për Maqedoninë e Veriut kërkohet që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave dhe shoqërisë civile. Eurodeputetët kanë shprehur mirënjohje për përkushtimin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut për raporte të mira fqinjësore, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë shtetit kanë pasur një sërë ankesash, ata thonë se e kanë të pamundur regjistrimin e të dhënave. “Unë tentova të regjistrohem, në faqen e parë ku kërkohet numri i amzës, emri dhe mbiemri, kjo është krejt në rregull deri kur ta dërgojnë kodin në e-mail. Kur e marrim kodin në e-mail atëherë kemi probleme. Kur do të vazhdosh, aty ku klikon ruaj, procesi nuk vazhdon. Hapet ajo faqja e interneti, ku thotë nuk jeni të kyçur në internet. Ka probleme dhe shumë njerëz ankohen”, thotë Alisetar Ramadani nga Lidhja e diasporës shqiptare.…
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 686 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/
Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Çair ka pasur përleshje me armë, si pasojë jetën e kanë humbur dy persona. Rasti ka ndodhur në ora 02:35 në brigadën “Maqedonase-Kosovare”. “Pasi policët dolën në vend të ngjarjes, është gjetur vetura Citroen me targa të Shkupit dhe dy persona që nuk kanë dhënë shenja jete. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja te të dy”, njoftojnë nga MPB-ja. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga arma, ndërkaq viktimat janë një 24-vjeçar dhe 28 vjeçar me iniciale B.V. dhe A.B.
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani takoi sot krerët e Bashkësive Fetare në vend për të diskutuar rreth regjistrimit të popullsisë në vend Sipas tij Bashkësitë Fetare luajnë një rolë shumë të rëndësishëm në zbatimin e këtij procesi. “Sipas informatave që kemi procesi i popullatës jorezidente po rrjedh pa ndonjë problem të theksuar dhe se deri tani janë regjistruar diku rreth 25 mijë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit. Janë paraqitur probleme teknike, të cilat po tejkalohen, është përgatitur planë për informimin e qytetarëve. Përveç përfaqësive diplomatike, Bashkësitë Fetare kanë një rrjet shumë të gjerë të…
Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk thotë se Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian e miratoi raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së. Ai në intervistën për “BNR” theksoi se dokumentet janë miratuar pasi është arritur kompromisi reth raportit për vendin. Sipas tij, në raportin për vendin, është miratuar formulimi se “marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë pjesë e rëndësishme e procesit negociues, se Marrëveshja me Bullgarinë duhet të zbatohet në mënyrë të plotë dhe se kjo marrëveshje ka rol kyç në bashkëpunimin rajonal”. Parlamenti Evropian duhet të deklarohet për raportet për…
Prokuroria Themelore Publike-Shkup sot deri tek Gjykata Penale ka ngritur aktakuzë kundër 6 pjesëmarrësve në protestat e organizuara për rastin “Monstra”. Të gjithë akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale në bazë të Nenit 385 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bashkë me aktakuzën, Prokuroria e Shkupit ka propozuar që tu vazhdohet masa e paraburgimit me qëllim sigurimin e tyre gjatë procedurës penale. Për të njëjtën vepër penale është ngritur aktakuzë edhe për një person tjetër, për të cilin Prokuroria sot i propozoj Gjykatës që t’i caktoj masën e paraburgimit, për…
Gjatë këtij muaji sigurisht do të fillojë imunizimi i popullatës, për arsye se presim, sipas paralajmërimeve, një sasi të caktuar përmes sistemit Kovaks dhe i presim vaksinat ruse, kemi paralajmërim fillestar nga takimet e bëra, se kjo mund të ndodhë gjatë fundjavës, tashmë të dielën, por sërish do të them tani kemi përvojë, të gjitha vendet kanë përvojë, të gjithë iu përballën me atë, ajo që fillimisht u ishte premtuar dhe thënë nga kompanitë thjeshtë të mos ndodhë, theksoi mbrëmë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në intervistë për TVM. Ai theksoi se nevojitet 60-70 për qind e popullatës të vaksinohet,…
Në tërësi po zhvillohet hetim në kuadër të Prokurorisë publike, të gjitha aktivitetet që jemi të obliguar t’i kryejmë, të sigurojmë dëshmi etj, i paraqesim dhe I parashtrojmë në Prokurorinë publike, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me rastin e Sasho Mijallkovit. “Kur të ketë mundësi ligjore për t’u ndarë këto hollësi me opinionin, sigurisht se kjo do të bëhet”, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procedura me Mijallkovin, ministri Spasovski, i cili sot në mëngjes është për vizitë në Sektorin për punë të brendshme Kumanovë dhe në kontroll të aktiviteteve ndërtimore…
Pas votimit në Kuvend përmes të cilit deputetët i dëshmuan besimin Qeverisë me 62 vota “për”, organi ekzekutiv nuk rrezikohet nga një mocion tjetër për 90 ditë të tjera. Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut përcakton afat kohorë mes dy mocioneve i cili duhet respektuar. Mocion tjetër të menjëhershëm mund të parashtrohet vetëm nëse i njëjti ka mbështetjen e të paktën 61 nënshkrimeve. Neni 92 thotë: “Mocioni i serishëm për besimi të Qeverisë nuk mund të parashtrohet para kalimit të 90 ditëve prej votimit të fundit të mocionit për besim, përveç nëse mocionin e besimit e parashtrojnë shumica nga numri i…
Mos u mundoni ta hakoni bazën e të dhënave, pasi do të jeni subjekt i sanksioneve. Ne i kemi të gjitha kriteret për mbrojtje, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostull Simovski. Ai tha se deri më sot janë regjistruar 18.000 persona përmes aplikacionit online. “Askush nga jashtë nuk ka qasje në bazën e të dhënave, as kompania që bëri aplikacionin, as dikush tjetër përveç meje. Edhe brenda institucionit ekziston protokoll i rreptë që mund të hyjë në këto baza të të dhënave. Këta janë njerëz që kanë certifikata dhe të cilët janë kontrolluar më parë”, tha Simovski. Simovski…
VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë. Nga grupi parlamentar i kësaj partie, thanë sot se operacioni “rregjistrimi” çdo ditë po bëhet gjithnjë e më serioz dhe më i dyshimtë. Deputetja Ivanka Vasilevska akuzoi sot se të gjitha argumentet flasin se pushteti përgadit falsifikim politik dhe regjistrim të kurdisur e jorelevant. Ivanka Vasilevska “Këtij veprimi kokë në vete duhet t’ia ndalim rrugën dhe të mos lejojmë regjistrim të dhunshëm dhe kriminal. Kjo llakërdi që ndodh lidhur me regjistrimit, e paralajmëruam dhe parashikuam që nga fillimi. Por pushteti i vetëpëlqyer në krye me Zoran Zaevin aspak…

