Author: Hamdi Kumanova

Me 05.03.2021 në ora 21.30 zyrtarët policor nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektor nga Inspektorati shtetëror i tregut gjatë kryerjes së kontrollit në një kafe në fshatin Recicë e Vogël, në pronësi të S.J.(54) nga fshati Recicë e Vogël, është konstatuar mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë ku në objekt janë gjetur tetë persona, transmeton Almakos. Objekti nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut është mbyllur, ndërsa pronari S.J. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal-“ mosveprim sipas rregullave shëndetësore…

Lexo më Shumë

Me 05.03.2021 në periudhën nga ora 21.30 deri në ora 23.20 nga ana e zyrtarëve policor nga SPB Shkup në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit shtetëror të tregut është kryer kontroll në një lokal në rajonin e Bit Pazarit ku është konstatuar se objekti ka punuar, gjegjësisht nuk e ka respektuar orarin e punës dhe në të janë gjetur 22 persona, prej të cilëve njëri adoleshent, të cilët janë arrestuar, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal-“ mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”./Almakos/

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një emision në TV Sitel, paralajmëroi se javën e ardhshme do të vendoset nëse do të ashpërsohen masat për mbrojtje nga Covid – 19, pasi kohëve të fundit është rritur numri i të infektuarve, transmeton Portalb.mk. “Ditëve të fundit kemi pasur komunikim intensiv me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe atë që e bëjmë tani është se i ndjekim numrat, nëse ky trend i rritjes së numrave do të vazhdojë, nëse do të jetë pasqyrë e njëjtë si në muajin nëntor. Tani për tani nuk është. Me fillimin e javës së ardhshme do…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është një mik dhe aleat i vlerësuar dhe unë pres që të thellojmë bashkëpunimin tonë në vitet e ardhshme. Urime për përvjetorin e pranimit në NATO. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s në Afganistan, Irak dhe Kosovë, tha Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Lloyd Austin në një letër dërguar Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska. Pas bashkëpunimit të frytshëm 28-vjeçar me Gardën Kombëtare të Vermontit, Sekretari i Mbrojtjes Austin mirëpriti nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ky…

Lexo më Shumë

Pas dy muajve pauzë, Spitali Modularë në Klinikën Infektive përsëri filloi me punë. Në dy muajt e kaluara ka shërbyer si punkt për imunizimin e personelit mjeksorë. Tani këtu trajtohen pacientët me Covid 19 edhe pse do rtë vazhdojë imunizimi i ekipit të mjekësorë por më një intenzitet më të vogël. “Gjithcka deri tani ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer,sic e shihni nuk ka rradhë pritje të personelit mjeksorë për tu vaksinuar. Mbrëmë vone jemi përgatitur që tu përgjigjemni të gjitha kërkesave të pacientëve. Në spitalin modularë ka patur 6 pozicione por tani kemi katër pozicione megjithatë funksionon shumë mirë,…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë deri më 15 mars për të qenë përfitues të bursë prej 6 mijë denarëve që do të shpërndahen në dhjetë muaj e vitit shkollor. “Thirrje për ndarjen e bursave për nxënës të talentuar të shkollës së mesme në vitin aktual 2021. Bursat janë në vlerë totale prej 60,000 denarë dhe do të ndahen përmes pagesës në 10 këste mujore”, sqarojnë OJQ ndërkombëtare Maqedonia 2025, që është organizatore e këtij konkursi.

Lexo më Shumë

Një infermiere e moshës 54-vjeçare, e cila punon në Klinikën Universitare për Ortopedi akuzohet nga Prokuroria se ka marrë ryshfet në vlerë prej 300 eurove. 150 euro i ka marrë për vete, po aq ua ka dhënë mjekëve të cilët e kanë kryer operacionin e pacientes. Ryshfetin e ka marrë nga biri i pacientes. “Prokurori publik i Prokurorisë Publike në Shkup ka propozuar aktakuzë kundër një personi për veprën penale – Pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm në bazë të nenit 359 paragrafi 1 nga Kodi Penal. E akuzuara e moshës 54-vjeçare, gjatë periudhës 23 – 28 shtator…

Lexo më Shumë

“Për t’u dalë në ndihmë shtetasve tanë jashtë vendit pasaportat e të cilëve kanë skaduar ose vlefshmëria e tyre skadon këtë vit, do të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që vlefshmëria e këtyre dokumenteve të udhëtimit të zgjatet deri në fund të vitit”. Këtë e paralajmëroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai theksoi se diplomatët tanë me ekipe mobile do i fotografojnë shtetasit tanë jashtë vendit për t’ju lëshuar atyre pasaporta të reja, me çka deri më tani janë lëshuar mbi 7.000 dokumente udhëtimi, por se ka problem me shtetasit e vendit me pasaporta të skaduara që…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e takimeve, sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Greqisë, z. Roussos Koundouros. Me ambasadorin grek, Ahmeti ka biseduar mbi procesin e zbatimit të Marrëveshjes mes dy vendeve duke e cilësuar atë si një arritje të madhe që i hapi rrugën Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe rrugën që po ndjek vendi drejtë aderimit në Bashkimin Evropian. Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin grek Roussos Koundouros ka diskutuar edhe mbi proceset politike në vend, përfshirë këtu procesin e regjistrimit që momentalisht…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, sot e vizitoi Komisionin Rregullator të Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) ku realizoi takim me Marko Bislimoskin, kryetar dhe Atanasko Tuneskin, anëtar i KRRE-së. Të dy institucionet kanë vendosur bashkëpunim dhe dialog të mirë me lekturimin e rregullt nga AZGJ-ja të akteve zyrtare për nevojat e KRRE-së të cilat publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. KRRE-ja është një nga institucionet që ka bërë përparim të dukshëm në drejtim të zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Sa u takon disa çështjeve të…

Lexo më Shumë

Me mbi 500 amendamente të dorëzuara, VMRO DPMNE-ja ka bllokuar propozim ligjin për shtetësi të dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Kreu i Aleancës Ziadin Sela tha se ky veprim i VMRO-së është jonjerëzor. Akuzoi partinë e Mickovskit dhe LSDM-në se sillen në mënyrë antinjerëzore. Sela paralajmëroi se që nga ky moment, në mënyrë të njëjtë, përmes mijëra amendamenteve, do të bllokojnë çdo ligj në Kuvend. “Ne nuk do të rrimë duarkryq me këto punë. Koalicioni ASH dhe AAA do ti përgjigjet me të njëjtën monedhë. Nga ky moment ne paralajmërojmë, çdo ligj që vjen në parlament, pa marrë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.519 testime për coronavirus, ndërsa 843 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup-360, Prilep – 66, Negotinë – 54, Kumanovë – 51, Kavadar – 44, Strumica – 33, Veles – 30, Tetovë – 26, Ohër – 25, Gjevgjeli – 22, Kriva Pallanka – 20, Gostivar – 18, Koçan – 16, Shtip – 12, Bogdanci – 11, Manastir – 9, Krushevë – 8, Kërçovë dhe Probishtip – nga 6, Struga – 5, Resnjë dhe Demir Kapija – 4, Valandovo dhe Demir Hisar – 3 secili, Sveti…

Lexo më Shumë