Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce sot njoftoi se janë duke shqyrtuar kërkesën e Shtabit të Krizave që ora policore të nis nga ora 23:00, transmeton Almakos.
Ky është postimi i plotë i Filipces në profilin e tij në fejsbuk:
Shtabi koordinativ i krizave e përkrahu propozimin për ndryshimin e kohëzgjatjes së ndalimit të lëvizjes dhe në seancën e sotme i shqyrtoi propozimet që i dhamë. Në bazë të tyre propozoi që në seancën e radhës të Qeverisë të miratoje vendimin për masat e ardhshme:
- Ndalimi dhe regjimi i posacëm i lëvizjes të nis nga ora 23:00 deri në ora 05:00.
- Koha për punë e lokaleve me vizitorë në pjesën e hapur nga lokalet të jetë deri në ora 22:30.




