Author: Hamdi Kumanova

Në sallën sportive në shkollën e mesme të Mjekësisë në Tetovë sot u realizua simulim i vaksinimit kundër coronavirusit. Kjo qendër është paraparë për pikë vaksinale, ndërsa autoritetet pas simulimit theksuan se nga nesër vaksinimi masiv mund të fillojë pa pengesa. Pika do të punojë në dy ndrime, nga ora 08:00 në mëngjes deri në ora 20:00 dhe do të sigurohen 20 kabina ku do të zhvillohet vaksinimi. “Procesi i përgatitjeve në këtë pikë ka përfunduar, ndërsa sot kishin edhe provën kryesore. Në Tetovë deri tani për vaksinim janë paraqitur 11 mijë persona, por me hapjen e kësaj pike vaksinale…

Lexo më Shumë

Masat që kanë për synim zbutjen e papunësisë kanë hasur në interesim të madh tek qytetarët e Gostivarit. Nga shpalljet e fundit të publikuara për personat e papunë, rezulton më atraktive të jetë masa për grant për hapje të biznesit me mjete të pakthyeshme. Me anë të kësaj mase pritet që në Gostivar të bëhen 94 punësime të reja gjatë këtij viti, kurse kanë konkurruar 172 qytetarë. Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim në Gostivar, Hisen Amzai, në bazë të aplikimeve të arritura nga personat e papunë, rezulton se dy qytetarë do të luftojnë për një vend pune. Tashmë administrata…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut ka liri të shprehjes, ajo nuk është e ndaluar, por problemi kryesor me mediat qëndron në varësinë e saj financiare nga qendrat e vendosjes, thotë Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, teksa komenton gjendjen e lirisë së mediave në këtë shtet. “Nëse më duhet të përshkruaj me disa fjalë gjendjen në media, tani mund të them se kemi mjaft të shprehjes, të folurit në publik, të mendimit të lirë. Kjo nuk është e ndaluar. Kemi përmirësim nga e kaluara, por kemi një problem serioz që po na përcjell e që ka të bëjë me pavarësinë…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 572 teste të kryera janë regjistruar 62 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 25 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 133.871 janë shëruar, kurse 4.961 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 13.915 raste aktive me virusin korona.

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit njofton se gjatë gjithë muajit Maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit kësaj rradhe në përputhje me protokolet e definuara për mbrojtje nga virusi Covid 19. Aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm kësaj rradhe mund të bëhet online përmes web faqes https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5228 ku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës. Kjo do të mundësojë shmangien e…

Lexo më Shumë

Eurokomesari për Zgjerim, Olier Varhelyi nesër viziton Maqedoninë e Veriut me rastin e mbërritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 që financohen nga ana e Bashkimit Evropian. Varhelyi nesër do të realizojë takim me kryeministrin Zaev dhe bashkërisht me ministrin austriake Karoline Edstadler dhe ministrin Filipçe do ta vizitojnë pikën vaksinal “Boris Trajkovskin”. Ndryshe, Komisioni Evropian dhe Austria muajin e publikuar bënë të ditur se gjithsej 651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të çohen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 119.123 vaksina do të jenë të destinuara për Maqedoninë e Veriut. “BE dëshmon solidaritet dhe kujdes për vendet e Ballkanit Perëndimor që…

Lexo më Shumë

Informata është e mirë publike. Dezinformata është rreziku, porositi kryeministri Zoran Zaev në urimin e tij deri te punëtorët mediatikë me rastin e 3 Majit – Ditës së lirisë së mediumeve. “Në Ditën botërore të lirisë së mediumeve, me rëndësi është të përsërisim dhe të konfirmojmë se në Maqedoninë e Veriut asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata. Autoritetet të cilët te ne kanë fshehur informata, e kanë robëruar shtetin. Prej vitit 2017 i kemi hapur institucionet, i deklasifikuam të dhënat për harxhimet dhe filluam të publikojmë një sërë dokumentesh dhe komplete të dhënash. Me këtë,…

Lexo më Shumë

Gazetaria hulumtuese dhe avancimi i transparencës kanë ndikim pozitiv në demokracitë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm. Pa media të lira, nuk ka informacione objektive dhe të kontrolluara, veçanërisht gjatë pandemisë aktuale Covid-19, porositi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave. “Tema e këtij viti e Ditës botërore të lirisë së mediave “Informacionet si një e mirë publike” është thirrje për afirmimin e rëndësisë për kujdesin e informacioneve si një e mirë publike. T’i mbështesim dhe t’i mbrojmë të drejtat dhe liritë e mediave nga presioni dhe ndikimi politik. Institucionet janë të detyruara të…

Lexo më Shumë

“Derisa ju, z.Mickoski po shqetësoni opinionin vendas, në veçanti atë të Shkupit me gënjeshtrat dhe trillimet e juaja, ne tashmë jemi duke trajnuar stafin dhe po bëjmë pranim-dorëzimin e shkallëve të reja për zjarrëfikësit, e mirë kjo e re në qytetin tonë. Keni të drejtë. Ju shkoni në Budapest për të marrë udhëzime, dikush tjetër shkon atje për të blerë pajisje që do t’i shërbejë sigurisë së qytetarëve të Shkupit!!!” Ky ishte reagimi i kryetarit të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pasi u akuzua nga lideri i opozitës VMRO-DPMNE , Hristijan Mickoski se ai bleu paisje, përkatësisht shkallë auto-mekanike për…

Lexo më Shumë

Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve i shtohet edhe një alumni nga Programi ndërkombëtar për Lidership i Departamentit të shtetit amerikan. Blerta Zeqiri, punonjëse e ITSHKSH-së, nga 5-30 prill 2021, ndoqi Projektin rajonal për Evropën me titull “Ballafaqimi me Shtrembërimin dhe Mohimin e Holokaustit”, sponsorizuar nga Departamenti amerikan i shtetit dhe administruar nga World Learning. Fushëveprimi i këtij projekti kishte një dedikim specifik tematik, në të cilin u trajtuan çështje me interes siç janë: Diskutimi për hapjen e burimeve arkivore dhe programet muzeve në mënyrë që te rritet qasja publike; Eksplorimi i përdorimit të mjeteve multimediale, mbledhja e…

Lexo më Shumë

Vendosja e yllit evropian në ligje teksa hynë në procedurë parlamentare shpesh keqpërdoret, andaj është e domosdoshme të definohet lista e ligjeve që mund ta kenë flamurin e BE-së. Sipas ekspertëve, kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund keqpërdorimeve. Bojan Kordalov vlerëson se një listë e tillë do të vendoste parashikueshmëri, do ta përmirësonte komunikimin mes aktorëve të ndryshëm politik. Është koha për komunikim të parashikueshëm, respektivisht komunikim gjatë së cilit rregullat e lojës të jenë të qarta dhe njësoj do të vlejnë për të gjithë. Nuk do të humbet kohë në debate rreth procedurës…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme edhe gjatë ditës së djeshme (02.05.2021) vazhdoi me kontrollet në fushën e trafikut, me këtë rrastë vetëm në territorin e Shkupit janë sanksionuar 61 vozitës, prej tyre: shtatë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara dhe 36 sanksione për shkelje të kryera nga motoçiklistët. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e trafikut vazhdojnë në ditët në vijim.

Lexo më Shumë