Nga ky vit për qytetarët e Strugës dhe të Ohrit do të ketë fatura të reja. Në adresë të tyre kanë filluar të vijnë faturat nga ndërmarrja e posa themeluar publike shtetërore “Kolektor”. Ai u dërgon atyre fatura për kullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza. Këto fatura deri tani janë paguar me faturën e ujit, por qytetarët tani reagojnë se shuma është dy herë më e lartë se më parë. “Është ngarkesë për të gjithë qytetarët e Ohrit. Të në mënyrë plotësuese diçka që deri më tani e kemi paguar, nuk është në rregull.” “Kemi shumë fatura ndërsa pensionet…
Author: Hamdi Kumanova
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë mbajtur konferencë për shtyp me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit. Ja dhe komunikata e plotë: Dua ta filloj këtë konferencë shtypi duke uruar 7 Marsin për të gjithë mësimdhënësit e duke uruar që gjendja në të cilën ndodhen ata të përmirësohet sa më shpejt! Për fat të keq, kjo pandemi, që e ka goditur gjithë globin, e ka gjetur Maqedoninë e Veriut me siklete të mëdha dhe ne kemi mbivendosje të problemeve, të cilat reflektohen pa dyshim edhe në arsim. Figura e arsimtarëve shpesh është bërë viktimë e menyve partiake, duke…
Numri i regjistruesve po rritet çdo ditë. Këtë javë janë regjistruar 32.752 persona nga diaspora. Mërgimtarët mund të regjistrohen vetë deri në 21 Prill. “Enti Shtetëror i Statistikave monitoron procesin në baza ditore dhe është në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët e Maqedonisë. Problemi i mos marrjes së një mesazhi kthimi në kohë për të hyrë në aplikacion është kapërcyer dhe aplikacioni po funksionon në mënyrë të përsosur. Vetë-regjistrimi për një person zgjat vetëm 10 minuta dhe nuk është aspak i komplikuar. Inkurajojmë dhe motivojmë të mërguarit që të ndajnë kohë të shkurtër dhe të regjistrohen”, shtojnë nga Enti Shtetëror…
Mosmarrëveshja me Bullgarinë fqinje mund të zgjidhet pas zgjedhjeve parlamentare atje, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Sloboden Peçat”. “2017 filloi mirë me miqësinë tonë. Ne do t’i japim dashurisë një shans sepse Borisov thotë: Ne nuk jemi për luftë, ne jemi për dashuri”. Zgjidhjet do të gjenden. Ata kanë majën e demokracisë atje – zgjedhjet. Le të zgjedhin Qeverinë, institucionet. Maji, qershori janë përpara nesh derisa të vijë Këshilli Evropian. Ne mund të ulemi të përkushtuar dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke respektuar dallimet tona dhe të gjejmë një zgjidhje”, tha Zaev.
VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe që të formohet Komision Parlamentar i udhëhequr nga opozita për ndërtimin e Qendrës së Re Klinike. Nga kjo parti thonë se nuk do të bëhen pjesë e krimit që bëhet me këtë ndërtim. “Ajo që Filipçe u ofron deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që ka të bëj me Qendrën Klinike, është që ata t’i japin amin Qeverisë më të korruptuar në Evropë që të ketë mbi gjysmë miliardi euro për ndërtimin kriminal të një Qendre Klinike”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Numri i të personave të papunë në janar të këtij viti ka qenë 158.681, apo është rritur për 2.249 në krahasim me muajin e kaluar, kur numri i të papunëve ka qenë 156.432 persona, tregojnë të dhënat e Agjencisë për Punësim. Është vërejtur se numri i të papunëve rritet edhe pse sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në vend në tremujorin e fundit të vitit paraprak janë evidentuar 7.916 vende të lira të punës. Në tremujorin e katërt të vitit 2020, shkalla e vende të lira të punës ja qenë 1,57%. Shkallë më të lartë të vendeve të…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nëpërmjet një kumtese ka bërë thirrje deri te opozita, që të zhbllokojë Ligjin për ndërtimin e Qendrës Klinike. “Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e fton opozitën në Kuvendin e RMV-së që të tërheqë 2000 amendamentet me të cilat është bllokuar Ligji për ndërtimin e Qendrës Klinike të re”, thuhet mes të tjerash në thirrjen e Filipçes, transmeton TV21. Siç thuhet më tej në kumtesë, për të zhbllokuar Ligjin, Qeveria u ka ofruar opozitës Komision kuvendor për mbikëqyrje të punimeve të ndërtimit të Qendrës Klinike. “Ministria e Shëndetësisë do të qëndrojë në skaj, dhe do ta…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka kërkuar që të formohet një Komision Parlamentar për ndërtimin e Qendrës së Re Klinike, e që do të udhëhiqej nga opozita, transmeton Alsat. “I bëj thirrje opozitës të tërheqë 2000 amendamentet që bllokojnë qëllimisht ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Ne do të jemi këtu si Ministri e Shëndetësisë për t’i mbështetur ata, dhe për t’i lejuar ata që të kontrollojnë procesin e zbatimit dhe çdo aspekt të projektit. Le të tregojmë këtë herë se së bashku mund të bëjmë diçka për qytetarët”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.…
Udhëheqja e Ministrisë së Brendshme, e udhëhequr nga Ministri Oliver Spasovski sot ka pasur një takim pune me shefat e departamenteve të brendshme dhe qendrave rajonale për çështjet e kufirit, i cili analizoi rezultatet e arritura në punën e policisë në vitin e kaluar 2020 dhe në fillim 2021 Analizat tregojnë se efikasiteti i policisë është rritur në periudhën nga shtatori 2020. Në periudhën shtator-dhjetor 2020, Byroja e Sigurisë Publike punoi përkushtimisht në fushën e hetimeve penale. Në këtë drejtim, aktiviteti operativ është intensifikuar dhe koordinuar, efikasiteti i hetimeve penale është rritur, dhe gjithashtu kontrollet e veprimit janë forcuar për…
Arrin dërgesa e parë e vaksinave kundër KOVID-29 nga prodhuesi rus Sputnik V Në vend sot me transport të posaçëm përmes kompanisë “DHL” duhet të arrijë dërgesa e parë e vaksinave kundër KOVID-19, të cilat Ministria e Shëndetësisë I bleu nga prodhuesi rus “Sputnik V”. Vaksinat do t’I presin ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori I Federatës ruse në vend, Sergej Bazdnikin në aeroportin ndërkombëtar në Shkup. Vaksinat, të cilat janë të dedikuara për 3000 qytetarë, janë në paketim adekuat, zinxhir të ftohtë, me ruajtje të temperaturës. “Kjo është vaksinë e cila për dallim nga ajo e kompanisë Fajzer, ruhet…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 163 sanksione në trafik. 57 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë. Të cilat janë kapur me radar special për kushte gjatë natës, 20 për vozitje nën ndikim të alkoolit. Ndërsa 18 persona janë kapur duke vozitur pa patentë shoferi.
Zv. Kryeministri për Luftën kundër Korrupsionit Ljupço Nikollovski në një deklaratë për MIA tha se çinstalimi i sundimit të regjimit 11-vjeçar do të thotë veprim i gjerë në të gjitha nivelet dhe kjo është arsyeja pse LSDM zgjati dorën e saj për përparimin demokratik. “Kur themi çinstalimi i regjimit, kjo do të thotë veprim i gjerë në të gjitha nivelet e politikës dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes, nga çlirimi i Qeverisë nga përmbajtja e regjimit, duke thyer zinxhirin e revanshizmit, deri në pastrimin e gjyqësorit. Kjo është iniciativa jonë e fundit për të inkurajuar progresin demokratik në VMRO,…

