Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot për nderë të 7 Marsit ka vizituar kujdestarin e tij Imer Mehmedi. Ali Ahmeti Mësimdhënësit janë pishtarët e diturisë të cilët me kontributin e tyre të devotshëm kanë ndërtuar gjenerata të shëndosha për t’i prirë proceseve shoqërore dhe në shërbim të përditshem të qytetarëve. Krenohem me punonjësit e arsimit dhe me zemër ju uroj gëzuar festën e tyre, 7 marsin, duke ju dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, ndërsa ne na mbetet obligimi i vazhdueshëm i krijimit të kushteve më të mira për punë, ashtu siç po veprojmë ndër vite.

Lexo më Shumë

Gjendja shëndetësore e liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili dje njoftoi se po mjekohet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, është i qëndrueshëm, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce. “Sipas mendimit tim të ekspertit, dhe sipas informacionit që kam, gjendja e tij është e qëndrueshme”, tha Filipçe. Mickoski njoftoi javën e kaluar se ishte pozitiv për Covid-19. Dhe dje ai bëri të ditur se është duke u mjekuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, dhe se kishte ethe dhe dhimbje koke.

Lexo më Shumë

Një zjarrfikës është lënduar gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, që shpërtheu mëngjesin e sotëm, në një shtëpi banimi në fshatin malor Veshallë të Tetovës, transmeton Alsat. Si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarrit, flakët kanë kapluar edhe tre objekte ndihmëse të kësaj shtëpie, ndërsa janë djegur tërësisht të katër objektet. Rasti është paraqitur tek zjarrfikësit rreth orës tetë të mëngjesit, pas çka, me tre makina kundër zjarrit dhe dhjetë zjarrfikës, në kohë rekorde është intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë, për Alsat janë shprehur se për…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar qeveritarët për problemet në arsim.  Arben Taravari ka mbajtur një konferencë për gazetarë, ku i ka kërkuar partive në pushtet që t’i japn fund ndërhyrjeve në sistemin arsimor të vendit. Taravari ka thënë se figura e arsimtarëve shpesh është bërë viktimë e menyve partiake, duke e kthyer shkollën në një vendtregtim të trishtuar. ARBEN TARAVARI “Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe çdo institucioni shtetëror që e ka përgjegjësinë e menaxhimit të kushteve të arsimtarëve, që t’i largojnë duart e partisë dhe preferencat e pushtetit nga…

Lexo më Shumë

Ne shtojce e keni te bashkangjitur deklaraten pembyllese te puntorise se organizuar nga populli turk ne Maqedonine e Veriut me qellim te vleresimit te Regjistrimit te popullsise 2021. DEKLARATË PËRMBYLLËSE Në punëtorinë e organizuar nga populli turk në Maqedoninë e Veriut me qëllim të vlerësimit të Regjistrimit 2021, janë marrë këto vendime: Regjistrimi i popullsisë është tejmas i rëndësishëm për popullin turk në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet dhe të dhënat e dalura nga regjistrimi kanë domethënie jetike për turqit në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, regjistrimi i popullsisë, do të jetë paraqitja dhe treguesi më i rëndësishëm i egzistimit të popullit…

Lexo më Shumë

Ish presidenti bullgar Rosen Plevneliev në një intervistë ekskluzive për BGNES ka theksuar se qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos vetëm pse e kanë kundërshtuar. Plevneliev është decid se kjo e vërtetë duhet që të dale në pah e të mos fshihet, transmeton Almakos. “Gjatë kohës së Jugosllavisë, ishte e qartë se ekziston regjimi i Titos, i cili ka qenë i armatosur me ideologjinë e maqedonizmit, që është ideologji tërësisht anti-bullgare. Nuk guxon të fshihet fakti se në bazë të asaj ideologjie janë vrarë qindra mijëra njerëz në ish Jugosllavi. Kjo duhet ditur dhe mbajtur…

Lexo më Shumë

Pas idesë së Zaevit për Qeveri të zgjeruar, kanë vazhduar reagimet dhe përplasjet mes partive politike. LSDM-ja tani, për dallim nga një ditë më parë, mendon se Mickoski nuk është i denjë për bashkëpunim, pas dështimeve të njëpasnjëshme. Megjithatë oferta mbetet e hapur për personat, siç thonë, “të ndershëm” brenda partisë opozitare. “Mickoski qëndroi kundër Ligjit për Prokurorinë publike, kundër zgjidhjes juridike të lëndëve të PSP-së, por nuk ia arriti. Mickoski punonte kundër referendumit dhe u përpoq ta frenoj përparimin drejt NATO-s dhe BE-së. E përsëri humbi. Presim që deputetët e VMRO-DPMNE-së ta ndërpresin zinxhirin e dëshirave destruktive të…

Lexo më Shumë

Reklamat e qeverisë çojnë kah uzurpimi i politikave redaktuese, madje edhe kur bëhet fjalë për fushata me interes publik, siç është sensibilizimi i popullatës për vaksinim, dhe respektimi i masave për frenimin e koronavirusit, thonë punonjësit e mediave në Maqedoninë e Veriut. Gazetarët kërkojnë që reklamimi i politikave të qeverisë, ku bëjnë pjesë dhe fushatat për frenimin e koronavirusit, dhe sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e procesit të vaksinimit, të jenë pa pagesë, sepse siç theksojnë, çdo qindarkë e dalë nga arka e shtetit synon të vë nën kontroll politikën redaktuese të mediave të caktuara. Reklamat që janë pjesë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq iu drejtua Kongresit të 14-të të Kombeve të Bashkuara mbi Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale, i cili po mbahet në Kioto, Japoni. Në fjalimin e tij, Mariçiq theksoi reformat dhe masat që po merren në fushën e drejtësisë. me një fokus të veçantë në ndryshimet në Kodin Penal, dixhitalizimin e gjyqësorit dhe rishikimin e punës së gjyqtarëve të kryer nga Këshilli Gjyqësor. “Ne kemi filluar me një projekt të rëndësishëm, për të cilin jemi duke punuar, dhe ai është Kodi Penal në të cilin ne integrojmë të gjitha standardet më të fundit ndërkombëtare, direktivat…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.529 teste të kryera janë regjistruar 333 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 268 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 107.163 raste, prej të cilëve 94.729 janë shëruar, kurse 3.195 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 9.239 raste aktive.

Lexo më Shumë

Kemi bashkëpunim konstruktiv me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin edhe në sfera tjera, këtë e deklaroi fillimisht ambasadori rus Sergej Bazdnikin gjatë pranim-dorëzimi të vaksinave ruse në Aeroportin e Shkupit, transmeton Alsat. “Jam i sigurt se kjo do të jetë me rëndësi të madhe për shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe kthimin e ekonomisë maqedonase në trajektoren e rritjes. Ne gjithmonë jemi të gatshëm t`i ndihmojmë qytetarëve maqedonas, me të cilët gëzojmë traditë shekullore të miqësisë, dhe ndajmë vlera të përbashkëta”, tha ambasadori Bazdnikin. Ambasadori rus tha se vaksina është absolutisht e sigurt…

Lexo më Shumë

Dita e Mësuesit na vjen çdo vit me numrin e mrekullive të 7 notave muzikore, sikur për të na kujtuar se nëse dikush ka fuqi për të bërë mrekulli si veprat e bukura muzikore, ai është vetëm mësuesi. Dhe, vërtet, me punën e tyre të mrekullueshme ata kanë bërë mrekulli me kombin tonë ndër shekuj. Të gjithë ne jemi fryte të këtyre mrekullibërësve, heronj të shkollës sonë. Urime 7 Marsin! Afrim Gashi

Lexo më Shumë