Author: Hamdi Kumanova

Në ditët e shenjuara për ty vazhdo ta mbash kokën lart dinjitetshëm siç e ke mbajtur edhe kur të janë mohuar të gjitha. Në pikën më të largët nga burojnë të gjitha vlerat është mundi yt, je ti që lind jetë. Asnjë përsosmëri nuk vete në pikën e saj kulmore pa ty, ndaj ktheje vëmendjen më shpesh te vetja dhe çmoje atë që ke bërë dhe e bën përditë për njerëzimin duke edukuar fëmijë, duke i sjellë botës ëmbëlsi, duke e rrezatuar kujdesin, mirësinë dhe përgjegjshmërinë tënde instiktive në çdo gjë që prek. Përcaktimi yt për të kontribuuar në shoqëri,…

Lexo më Shumë

Në panel diskutimin e sotëm të Odës Ekonomike të Maqedoni u tha se shpallja e ditës së diel për ditë pushimi do të paraqesë humbje financiare në disa sektorë, do ta ulë produktivitetin dhe konkurrencën dhe do t’i detyrojë investitorët e huaj që ta shqyrtojnë vendimin për investim në vend. Panelistët thanë se shpallja e ditës së diel si ditë pushime nuk do t’i japë përfitimet e pritshme dhe do të nxisë probleme në punën e shumicës së sektorëve. Në ndërtimtari do të zgjaten afatet për ndërtim, do të ndryshohet procesi prodhues te kompanitë, ndërsa në tregti dhe te bastoret…

Lexo më Shumë

Edhe pse zyra për lidhje kurore në Tetovë ka punuar pa ndërprerë, pandemia ka ndikuar në uljen e numrit të kurorëzimit. Në 2020 janë regjistruar rreth 500 kurorëzimi më pak në krahasim me dy vitet më parë. Njësia jonë ka punuar dhe po punon pa ndonjë ndërprerje, por, evidente është se është reduktuar dukshëm interesimi i banorëve për lidhje kurore. Madje ka pasur edhe tërheqje të prenotimit për kurorë nga çiftet e reja – njoftojnë Drejtoria e librave amzë në Tetovë. Pos pandemisë, sociologët e shohin edhe gjendjen ekonomike si faktor që ndikon tek të rinjtë që të lidhin kurorë.…

Lexo më Shumë

Edhe pse “8 Marsi”, lindi nga protestat e shumta për barazi gjinore kur gratë nuk gëzonin as të drejtat elementare, si e drejta për të votuar, e drejta e trashëgimisë, e drejta për të dëshmuar, vitet e fundit kjo datë në shumë shtete shënohet duke festuar. Gratë që anketuam mendojnë se duhet akoma punë që ato të gëzojnë më shumë të drejta në vendin tonë. “Duhet të kërkojmë më shumë të drejta dhe jo të festojmë. E kemi shndërruar në festë pazari, nëse flasim sinqerisht. Në çdo sferë dominojnë meshkujt. Mjekësia për shembull ndoshta dominohet nga femrat, atje ku…

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve politike Aleksander Tortevski e cilëson si hipokrizi qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev mbi Qeverinë e zgjeruar. Sipas Tortevskit, fajtori pse kombi dhe shteti është në krizë është pikërisht Zaev dhe ai nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit. Ai i cili është përgjegjës dhe për 4 vite duhej të ndryshonte shumë gjëra, t’i largojë kuadrot e korruptuar të cilët i pengojnë reformat deri tani nuk ka bërë asgjë. Tani përnjëherë del dhe kërkon Qeveri për shpëtim kombëtar. Nga kush do ta shpëtojë? Nga vetë ai? Nuk mundet ai që e solli shtetin në këtë gjendje…

Lexo më Shumë

Pançe Zaev, djali i Vice Zaevit, nip i kryeministrit Zoran Zaev, i ka hedhur poshtë si të pasakta informacionet për gjoja involvimin e tij në ndonjë incident gjatë uikendit të kaluar. Informacionin e tillë e publikoi portali Infomaks. Ja demanti i tij i plotë: Jam i habitur dhe i dëshpëruar si njeri i ri kur i lexoj titujt tendencioz në portalin Infomaks. Megjithatë si familje gjithmonë kemi qenë, jemi dhe do të jemi në anën e të vërtetës dhe për të do të luftojmë dhe do të japim sakrificë të pamohueshme. Për këtë arsye kërkoj që organet kompetente të veprojnë…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në një dalje për media komentoi edhe propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për kthimin e orës policore në të gjithë territorin e vendit. Hasani tha se ora policore do të zgjasë dy javë dhe pas dy javësh do t’i shohim efektet e këtyre masave. “Duke i marrë parasysh të gjitha problemet dhe tërë situatën aktuale, të cilët jemi të vetëdijshëm që situata çdo ditë po keqësohet me numrat e Covid-19. Sot në mëngjes Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi që një nga masat kryesore që duhet të ndërmerret është vendosja e orës policore prej orës…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1562 teste të kryera janë regjistruar 316 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 681 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 1007.479 raste, prej të cilëve 95.410 janë shëruar, kurse 3.206 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.863 raste aktive.

Lexo më Shumë

Nga sonte, në vendet e ulëta në veriperëndim do të ketë reshje të përkohshme të shiut, të cilat diku diku në vendet më të larta do të shndërrohen në dëborë, ndërsa në malet në veri, do të ketë reshje të borës, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). “Nesër dhe të mërkurën do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore dhe posaçërisht në veriperëndim me shi të herëpashershëm, ndësa në male dhe në disa vende më të larta me dëborë të përkohshme. Nesër gjatë natës dhe të mërkurën në pjesët veriore të maleve do të formohet trashësi e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për momentin nuk mendohet të vendoset orë policore ose “lock down” për vikend. “Për momentin jo, edhe për vikend do të vlej masa e njejtë pas orës 22:00. Po e ndjekim situatën nëse paraqitet nevoja ne do të marrim masa”, u shpreh Filipçe, raporton SHENJA. I pyetur nëse për muajin e Ramazanit do të ketë orë policore siç ishte vitin e kaluar, ministri Filipçe tha se ende është herët për këtë gjë. “Ne do t’i kemi parasysh të gjitha ngjarje të mëdha të cilat janë rrezik që të ketë grumbullime masive dhe do të vendosim”, u shpreh Venko Fillipçe.

Lexo më Shumë

Me rastin e 21 Marsit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, Shoqata për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi” organizon webinarin me profesionistë të fushës. Globalizmi, kriza ekonomike, emigracioni dhe dukuri të tjera bashkëkohore, përveç që paraqesin sfidë për mbarë vendet në botë, për vendet e rajonit të Ballkanit sfida bëhet edhe më e theksuar, duke pasur parasysh diversitetet etnike, fetare, kulturore, sociale e të tjera. Ky webinar ka për qëllim shqyrtimin e konceptit të diskriminimit në aspektin juridik, politik, social dhe mediatik, si dhe reflektimet e tij në vendet e Ballkanit në përgjithësi, dhe në Republikën e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti zëvendëskryeministrin të obligiar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Lupço Nikollovski, i cili e informoi për masat e miratuara nga Plani i miratuar për luftë kundër korrupsionit. Siç kumtuan nga Kabineti i Presidentit, Pendarovski e përshëndeti sistemin e masave dhe shfaqi pritje se ato do të mundësojnë parandalim efektiv dhe luftë kundër korrupsionit. “Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme në procesin e integrimit evropian, në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe për fitimin e besimit të qytetarëve në institucione. Për të arritur…

Lexo më Shumë