Mbrëmjen e djeshme pas informacioneve paraprake, rreth orës 19:05 policia ka kryer kontrolle në një objekt në rrugën “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, transmeton Alsat. Policia ka vërejtur parregullsi, respektivisht qytetarë që nuk respektonin rregullat e pandemisë. Policia dhe Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka kryer kontrolle në objektin nën pronësi të 58-vjeçarit N.R. nga Kumanova, dhe është konstatuar se në objekt është organizuar “muzikë gjallë”. Në lokal janë kapur katër mysafirë, një i punësuar dhe tre muzikantë. MPB njofton se kundër personave në fjalë po përgatitet padi.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin në të cilën thekson se lufta për të drejtat e grave dhe vajzave fillon me secilën prej nesh individualisht. “Zgjedh të sfidoj kulturën e trajtimit që gratë kanë në shoqërinë tonë. I bashkohem thirrjes së Prokurorisë Publike për të pastruar menjëherë dhe tërësisht rastin ‘Dhoma Publike’ e cila paraqet vepër penale në të cilin një numër i madh i grave janë viktima të dhunës në bazë gjinore. Nuk kemi më minuta për të humbur. Viktimat duhet të mbrohen”, tha kryeministri në urim. Ai gjithashtu…
Dje rreth orës 21:25, në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, vetura “Audi” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 53-vjeçari A.G. nga Treboshi, ka aksidentuar këmbësorin 28-vjeçarin SH.K. nga Novaka e Tetovës informon Tetovasot. Nga goditja këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.
Një banor 74 vjeçar i një fshati në Tetovë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar për trajtim mjekësor, pasi kushte qenë i sulmuar informon Tetovasot. Gjatë sulmit ai kishte pësuar edhe lëndime trupore, pasi që një orë më herët e kishte sulmuar fizikisht nusja e djalit të tij 27-vjeçare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
Ditëve të fundit opinioni po merret me shkaqet për refuzimin e Lubomir Fërçkovski nga SHBA-të për ambasador të Maqedonisë së Veriut në Uashington. Sipas Nezavisen.mk, spekulohet se shkaku është “urrejtja e tij ndaj femrave, është atentator, ka rrahur gra, e deri tek pohimi se shkaku është lobimi kundër tij nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të bashkëpunojë me të”. Sipas informatave jozyrtare, pasi përfaqësuesit të Maqedonisë së Veriut në NATO nuk i është dhënë certifikatë sigurie, sepse mes tjerash ka luajtur tenis me një diplomat rus, ekziston mundësia që edhe Fërçkovski të ketë rënë…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot duhet të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Ndryshe kujtojmë se javën e kaluar me vendim të KRRE-së benzina Euro Super BS-95 dhe Dizeli u shtrenjtuan për një denar, derisa Euro-Super Bs-98 u shtrenjtua për 1.5 denarë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit tonë, për mosmbajtjen e maskës janë regjistruar 659 kundërvajtje. Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.
Ministria e Brendshme do të iniciojë formimin e një njësie speciale për luftimin e dhunës mbi baza gjinore të përbërë nga disa institucione, njoftoi ministri Oliver Spasovski në tribunën e djeshme online të Forumit të Grave të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin. “E dimë që vetëm miratimi i dispozitave të reja ligjore nuk mund ta zgjidhë plotësisht problemin, nevojitet një aktivitet i fortë kompleks i të gjithë aktorëve në këtë zinxhir parandalimi dhe veprimi, nga Ministria e Brendshme, Prokuroria Publike, gjykatat, shërbimet sociale, arsimi, sektori civil, media dhe të gjithë aktorët e tjerë socialë…
“E përshëndesim aksionin e suksesshëm policor për kapjen e drogës në kufirin Maqedonia e Veriut-Greqi. Mirëpo, nuk mund ta fshehim pakënaqësinë që policia nuk u tregua njësoj e suksesshme për të parandaluar kontrabandimin e dy tonë droge nga Maqedonia e Veriut në Kosovë”. Kështu shprehet koordinatori i grupit parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd, duke komentuar aksionin e suksesshëm të policisë maqedonase me kapjen e drogës në kufirin me Greqinë, por duke rikujtuar mossuksesin e policisë për të parandaluar kontrabandimin e dy tonëve drogë nga Josifova përmes Haraëinës në Kosovë. “Kjo i nxjerr në shesh dyshimet mbi lojën e dyfishtë që e…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar se kanë propozuar vendosjen e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 10.03.2021, pra nga e mërkura. “Ky propozim është përshkak se javëve të kaluar transmision më të madh të virusit ka përshkak grumbullimeve, por edhe mosrespektimit të masave të vendosur”, ka shkruar Filipçe, përcjell SHENJA. Ai ka bërë apel për disiplinë ngase sipas tij kjo është e nevojshme për të penguar përhapjen e pakontrolluar të virusit.
Gjatë ditës së djeshme (07.03.2021) në periudhën prej 18:00 deri në 20:45 në Tetovë, zyrtarë policorë në bashkëveprim me Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën Video Smillevski-Bato, Me këtë rast në objekt janë hasur afro 80 mysafirë. Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror, ndërsa menaxheri i objektit D.S. 38 vjeçar nga Reçica e Vogël është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.
Shkruan: Fatmir Besimi, ministër i financave në RMV Euroobligacioni në kushte të krizës më të madhe ekonomike botërore për riprogramimin e borxhit dhe mbështetje buxhetore Këtë javë, Republika e Maqedonisë së Veriut hyri në tregun ndërkombëtar të kapitalit dhe emetoi euroobligacionin e saj të tetë. Ky ankand ishte sukses i vërtetë për ne, sepse tregoi se investorët ndërkombëtarë kanë besim të madh në ekonominë tonë, si dhe në perspektivën e saj. Interesi i madh i investorëve për euroobligacionin (për 2.3 herë më i lartë se oferta), si dhe norma e interesit e arritur prej 1.625% – që është historikisht më…

