Author: Hamdi Kumanova

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisionet për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve, për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik. Raporti vjetor për punën e Agjencisë Teknike-Operative Shkup 2020 dhe Plani vjetor financiar për vitin 2021 i Agjencisë Teknike-Operative për mjetet nga kompensimet nga Agjencia për Komunikime Elektronike, janë në rend dite të Komisionit për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve. Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, siç është paralajmëruar, do të mbajë dy mbledhje, në të cilat do të debatojë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 15.00, 78-vjeçarja I.R nga fshati Senakos i Gostivarit është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore dhe e njëjta për një kohë të shkurtër kishte nderuar jetë në Repartin e Sëmundjeve Interne. Menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, djali 51-vjeçar B.R. kishte sulmuar fizikisht një punonjëse të këtij reparti dhe kishte treguar sjellje agresive, duke goditur inventarin brenda hapësirave të spitalit. Inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot deklaroi se gjendja me pandeminë në shkollat e vendit është stabile. Ajo tha se për momentin nuk mendohet për masa të reja kufizuese nëpër shkolla, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të gjitha protokollet po respektohen, nuk kemi shpërndarje të brendshme të virusit. Për momentin nuk mendohet për masa tjera nëpër shkolla. Gjendja në shkolla është stabile. Me prezencë fizike aktive, sipas raportit të fundit diku rreth 35 nxënës dhe rreth 60 mësimdhënës janë të infektuar, që është shumë më pak se fundi i gjysmë vjetorit të parë”, tha Carovska. Ndryshe, viti shkollor 2020/2021 në…

Lexo më Shumë

Përplasja në BDI mund të jetë teatër dhe aktrim për hesape të brendshme partiake. Mexhiti ditë më parë votoi për votëbesimin e qeverisë”, ka thënë për emisionin “Click Plus” në TV 21, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Ai më tej vazhdoi duke thënë se “nëse përplasja e Mexhitit brenda BDI është serioze, shumica aktuale mund të prishet”, përfundoi Gashi

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot derisa komentoi vendimin e Izet Mexhiti për dorëheqje nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, tha se ai është vendim personal i tij dhe se ai e respekton atë. Ndërkohë sa u përket mosmarrëveshjeve brenda BDI-së, Grubi tha: “Në mbledhjen e fundit konsultative të organeve partiake u zotuam dhe u morëm vesh që të mbështesim politikat e BDI-së. Pas asaj mbledhje ishte vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti i cili tha se të gjitha çështjet janë zgjidhur dhe unë nuk kam se çfarë të shtoj pas asaj deklaratë”, tha Grubi. Ndërsa i pyetur nëse…

Lexo më Shumë

Në emisionin e pasdites “Pastel” të TV21, për nder të ditës së 8 Marsit është shfaqur historia e suksesit të Elly Isenit, shqiptare nga Tetova e Maqedonisë së Veriut. Historia e saj ndërlidhet me fushën e gastronomisë dhe ajo së fundmi është zgjedhur si kuzhinierja më e mirë në Danimarkë pas një gare të fortë mes kuzhinierëve profesionistë. Ajo ka falenderuar të gjithë shqiptarët që e mbështesin në rrugëtimin e saj. blob:https://www.facebook.com/075323e9-f38b-42ca-9cfd-0a80a47667a9

Lexo më Shumë

Një mashkull dje është futur në lumin Vardar, në pjesën që kalon në qendrën e Shkupit, njofton MPB. Sipas policisë, personi në fjalë, i gjinisë mashkullore, është futur në lum afër Fondit Pensional Invalidor dje pasdite rreth orës 17 e 20. “Rasti është lajmëruar në polici. Edhe përkundër kërkimeve të bëra, trupi i tij nuk është gjetur”, njoftoi MPB. Policia supozon se personi në fjalë është fundosur dhe ka ndërruar jetë.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot në takim me profesoreshën e pensionuar të universitetit, Jelica Nikolovska e cila bisedoi për rolin e grave edukatore në ndërtimin e shtetit. “8 Marsi na kujton të gjitha gjeneratat e grave që luftuan për shoqëri demokratike dhe për shoqëri të barabartë për të gjithë. Ne e shënojmë këtë ditë duke kujtuar gjeneratët e arsimtareve që kanë investuar pa u lodhur në arsimimin e çdo fëmije. “Angazhimi i tyre i palëkundur ndaj barazisë gjinore, solidaritetit dhe të drejtës për arsim të barabartë për të gjithë qytetarët është kujtesë, por gjithashtu edhe udhëzues për…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate kërkon nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe që të konfirmojë nëse gjyshi i tij ka qenë në Zanzibar, dhe nëse është futur në karantinë. “A ishte gjyshi i Filipçes në Zanzibar me të infektuarit me llojin afrikan të COVID 19 dhe a është në karantinë? Venko Filipçe të përgjigjet nëse gjyshi i tij Dr. Jordanço Saveski ka qenë në Zanzibar me pacientët e infektuar nga lloji afrikan i COVID 19 dhe nëse ai më pas është dërguar në karantinë?! Filipçe të tregojë nëse familja e tij është një përhapëse e COVID 19, ashtu si Caca Biljanovska?”,…

Lexo më Shumë

Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët. Kjo është përgjigja e prerë e VMRO-DPMNE-së ndaj ofertës së kryeministrit Zoran Zaev për Qeveri të zgjeruar e cila do ta shpëtonte kombin dhe shtetin. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se ky veprim i Zaevit ka për qëllim që ai të shpëton karrierën e tij politike dhe ta ndan përgjegjësinë e dështimit.

Lexo më Shumë

Edhe pse ditë më parë, drejtori i entit të Statistikave, Apostoll Simovski, deklaroi se nëse Komisioni për sëmundje infektive vlerëson që regjistrimi i popullsisë mund të përkeqësojë gjendjen me koronavirusin, operacioni statistikor mund të shtyhet, zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani thonë se për momentin nuk ka nevojë për një vendim të tillë. “Unë mendoj se në këtë fazë që jemi nuk ka ndonjë sinjal që mund i gjithë ky përkeqësim i situatës epidemiologjike në shtetin tonë të ndikojë në regjistrimin e popullatës. Dhe uroj që edhe ne të jemi të ndërgjegjshëm, të gjithë qytetarët e Maqedonisë që sa më shumë…

Lexo më Shumë

Shefi i deritanishëm i grupi parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti, ka informuar sot kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, se tërhiqet nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, shkruan gazeta LAJM. Më poshtë mund ta lexoni letrën me të cilën Mexhiti e ka njoftuar Xhaferin për largimin e tij. I nderuari kryetar i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut , z.Talat Xhaferi, më lejoni, që si koordinator i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, të shpreh përgëzimet e mija sinqerta, për rolin e juaj më se konstruktiv dhe angazhimin e pakontestueshmë tuaj, që gjithmon ka rezultuar me…

Lexo më Shumë