Author: Hamdi Kumanova

Departizimi është proces i transformimit të shoqërisë, ndërsa çlirimi po ndodh edhe në arsim, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në paraqitjen e saj në Top Tema në Televizionin Tellma. Sipas Ligjit për arsimin fillor që e sjelli ministri i mëparshëm i Arsimit, Ministria tani më nuk ka përfaqësues në këshillin e shkollës, numri i përfaqësuesve të pushtetit lokal u zvogëlua në një, ndërsa në këshill janë tre nga punonjësit dhe tre përfaqësues nga ana e prindërve. “ Me ligj zgjedhjen e drejtorit e bëjnë tre përfaqësues të prindërve, tre punonjës në shkollë dhe një përfaqësues nga komuna.…

Lexo më Shumë

Të enjtën (11.03.2021) me fillim nga ora 15;00, në Kumanovë mbahet Ora letrare në kuadër të edicionit XXIX-të të manifestimit tradicional letrar, “Takimet poetike të Karadakut”. Në këtë manifetim të rëndësishëm kulturore për shqiptarët e Kumanovës, përveç poetëve nga Maqedonia e Veriut, do të marrin pjesë pjesë edhe poetë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova./Gazeta LAJM

Lexo më Shumë

Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski reagoi ndaj publikimit të zëvendëskryeministrit bullgar, Krasimir Karakachanov i cili urimin për 8 marsin e bëri me “Bullgarinë e madhe” ku përfshihet edhe territori i Maqedonisë së Veriut. “Presidenti Pendarovski sa i përket deklarimeve të tilla që vijnë nga Sofje, gjithmonë ka thënë se paraqesin shkelje të hapur të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe rrezikojnë besimin mes dy vendeve dhe popujve”, thuhet në reagim. Sipas tyre, procedurat e këtilla janë në kundërshtim me parimet themelore dhe vlerat e NATO-s ku dy vendet janë të barabarta. Ndryshe, në publikimin e Karakachanovit shkruhej “Tradita, familja dhe…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE vlerëson se ora policore është veprim për të mbuluar paaftësinë e qeverisë për të siguruar vaksinat. “Ne kemi orë policore  dhe regjistrim në të njëjtën kohë. Gjatë ditës njerëzit do të grupohen dhe do të përhapin infeksionin. Zaev nuk ka plan as për regjistrimin, as për luftën kundër Covid 19.”,  thonë nga VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Lulet për 8 Mars nga nxënësit e klasës së parë të sh.f Faik Konica e fshatit Radushë të Shkupit sot mbetën mbi tavolinë. Në mëngjes kur ata duheshte t’ia japin mësueses, atyre ju erdhi lajmi se mësuesja e tyre herët në mëngjes kishte ndruar jetë. Mësuesja Xhezite jepte mësim në këtë shkollë për 30 vite dhe e bënte punën me shum pasion. Dëshira për të vazhduar tutje sot u shua. Kolegët thonë se mësuesi tjetër që e merte Xheziden me veturë çdo mëngjes në Gjorçe, njejt edhe sot e kishte pritur por ajo nuk ishte paraqitur si rëndom. Pas një…

Lexo më Shumë

Me hyrjen në fuqi të orës policore, qytetarët të cilët paraprakisht kanë pasur leje për qarkullim gjatë kohëzgjatjes së saj, të njëjtat do të mund t’i përdorin edhe prej ditës së nesërme. Leje për qarkullim gjatë orës policore, do të mund të kërkojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ato persona të cilët ose kanë humbur lejet paraprake, ose janë punësuar në ndërkohë pasi ka përfunduar të vlejë masa – ora policore. Leje për qarkullim, siç sqarun nga Qeveria do të mund të sigurojnë personat që punojnë në ndrrimin e tretë dhe që duhet të udhëtojnë nga…

Lexo më Shumë

Të rinjtë janë pjesë përbërëse e krijimit të politikave në partinë Alternativa, jo për shkak të kuotave, por për shkak të praktikës së ngritjes së njerëzve të guximshëm dhe të shkolluar, deklaroi për Sloboden Pecat, Afan Elezi, kryetari i Forumit Rinor të partisë Alternativa, transmeton Almakos. “Alternativa është një parti e re. Të rinjtë janë pjesë përbërëse e krijimit të politikave, jo për shkak të kuotave, por për shkak të praktikës së ngritjes së njerëzve të guximshëm dhe të shkolluar. Nëse flasim për këtë, do të thoja se Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët e dëshmuan këtë. Shikoni listat e deputetëve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev paralajmëron mundësinë e ndryshimit të kushtetutës që bullgarët por edhe bashkësi tjera etnike si torbeshët, egjiptianët por edhe etni tjera të jenë pjesë e aktit më të lartë juridik në vend. Zaev tha se kjo është detyrim që del nga procesi I anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.  Para se të hymë në BE e kemi patjetër ta hapim Kushtetutën. Një nga arsyet janë edhe bashkësitë më të vogla etnike që jetojnë këtu e që duhet të përmenden. Këtë e bëri Kroacia pak para se të hynte. Pra kemi vite para nesh, por vullnet të shprehur se kemi…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për të biseduar rreth përshpejtimit të reformave në gjyqësor, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot ka realizuar takim me Ambasadoren gjermane në Shkup, znj. Anke Holstein. Me Ambasadoren Holstein, kryetari Sela ka biseduar për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë qëndrimet dhe veprimet e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa karshi çështjes së shtetësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Kryetari Sela i ka dorëzuar Ambasadores kërkesën zyrtare drejtuar Ministrit shtetëror për Evropë në kuadër të Shërbimit të jashtëm federal gjerman, z. Michael Roth, për të mobilizuar…

Lexo më Shumë

Siç morëm vesh nga mediat, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e sotme mori vendim që prej nesër, nga  orës 22.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit, në gjithë territorin e RMV-së të fillojë ora policore, kjo me arsye të kufizimit të mundësisë për përhapje të virusit Duke u nisur nga kjo, Koalicioni AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët gjykon se ky vendim është jashtë çdo logjike, duke e pasur parasysh se edhe deri tash lokalet dhe restorantet janë mbyllur në orën 21.00. Nëse masa e izolimit nuk është bërë në…

Lexo më Shumë

Pesë nxënës të cilët kanë dalë fitues në garën për art figurativ që Komuna e Gostivarit e realizoi në bashkëpunim me shkollat e mesme të qytetit, janë pritur nga kryetari Arben Taravari. Ata janë dekoruar me mirënjohje dhe dhurata për rezultatet e arritura. Kryetari Taravari tha se konkursi ka filluar nga muaj nëntor i vitit të kaluar dhe është mbyllur me festën e 7 Marsit – Ditës së mësuesit. Qëllimi ka qenë që nxënësit të inspirohen nga festat kombëtare gjatë realizimit të veprave të tyre. Luan Zenku, profesor arti pranë shkollës së mesme të mjekësisë theksoi se nxënësit kanë treguar…

Lexo më Shumë