Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi komentoi deklaratën e bashkë partiakut të tij Izet Mexhiti. Ai tha se në BDI demokracia e mirëfilltë dhe shprehja e lirë e fjalës janë vlerë e shtuar, duke e porositur Mexhitin që debatin të mos e shndërroj në telenovelë publike, transmeton TV21. “Demokracia e mirëfilltë dhe shprehja e fjalës së lirë është një vlerë e shtuar në kuadër të BDI-së, por kur shprehet në kuadër të organeve partiake dhe jo të shndërrimit të saj në një telenovelë publike. Gjithsesi përkrah kritikën përkrah sugjerimet për punë më të madhe por ftoj që bashkërisht të ulemi dhe…
Author: Hamdi Kumanova
“Nuk ishte lehtë të sillej vendimi për orë policore. Them se këtë e bëjmë që të mos ketë masa më kufizuese”. Këtë e tha sot zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe edhe një herë potencoi se shëndeti i qytetarëve është në vend të parë. Ai theksoi se duhet të bëjnë çmos që të ngadalësohet rritja e numrave të të infektuarve që të ketë përgjigje në mënyrë adekuate si sistem shëndetësor dhe si shtet. “Vendimi erdhi pas përvojës prej tashmë një viti. Qëllimi është që operatorët ekonomikë që të mund të punojnë pandërprerë, ndërsa restrikcionet e vetme janë vetëm për…
Turizmi është në prag të kolapsit. Edhe këtë vit pritjet nga sektori janë që sezoni turistik të jetë po aq katastrofik sa në vitin 2020. Përveç hotelierëve edhe veprimtaritë tjera në këtë sektor bëjnë apel për masa shtesë për ta shpëtuar turizmin. Agjencitë turistike thonë se nuk ka ndihmë të vazhdueshme, grantet e dhëna nga shteti nuk mbulojnë as një pjesë të humbjeve që kishin vitin e kaluar. Kërkesa jonë është që të kemi vazhdimësi në ndihmë, si me paga ashtu edhe me subvencione me ndihmë financiare për mbijetesën dhe likuiditetin e këtij sektori. Fatkeqësisht për vendin dhe jashtë, siç…
BDI ia beson detyrën e re Arbër Ademit, pas dorëheqjes së Izet Mexhitit nga koordinator i grupit parlamentar të BDI-së. Deputetët e BDI-së kanë qenë unik në përzgjedhjen e Arbër Ademit si koordinator i ri i grupit parlamentar.
Gazeta italiane “La Verita”, sot në tekstin me titull “Lufta në mes Kinës dhe Rusisë për Ballkanin”, ka shkruar se arsyeja për kthimin e paradhënies së Maqedonisë për vaksinat “Sinofarm”, është se marrëveshja duhej të zhvillohej nëpërmjet një kompanie fantome me seli në Hong Kong. “La Verita” shkruan se kulmi i menaxhimit të keq dhe blerjes së vaksinave ka ndodhur edhe një herë në Maqedoni ku Qeveria e Zoran Zaevit është e gatshme që në llogari të shëndetit të qytetarëve të luftojë për shpëtimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në një intervistë televizive në janar, Zoran Zaev i informoi qytetarët…
“Deri më tani kemi organizuar zgjedhje pa fingerprint dhe janë legjitime”, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke shpresuar që në vjeshtë të mbahen zgjedhjet lokale me regjistrimin e fingerprintit. “Deri më tani kemi organizuar zgjedhje pa fingerprint dhe janë legjitime. Unë shpresoj që të arrijmë në zgjedhjet lokale të kemi zgjedhje me fingerprint. Përcaktimi jonë është këtë ta bëjmë. Kemi investuar para për këtë qëllim. Mund të paguajmë për të gjithë sistemin dhe dëshirojmë që të funksionojë. Por megjithatë Kodi Zgjedhor duhet sjell me konsensus”, tha Zoran Zaev.
Dje rreth orës 14:15, në rrugën ,,Mirce Acev“ në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria F.H. (34) nga Tetova, i cili më herët rreth mesditës në rrugën ,,Todor Cipovski-Merxhan“ në Tetovë, kishte kërcënuar me jetë 57-vjeçarin SH.A. nga Tetova informon Tetovasot . I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për sqarimin dhe dokumentimin të plotë të rastit.
Gjobë ose me burgim deri në një vit për personat fizik, ndërsa për personat juridik gjobë deri në 30 milion denarë është paraparë sipas Kodit Penal për mosrespektim të orës policore, që me vendim të Qeverisë, do të zgjasë prej sot deri më 22 mars, nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit. Mosrespektimi i ndalimit të lëvizjes nënkupton kryerjen e veprës penale “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”. Kjo është rregulluar me nenin 206 të Kodit Penal. Paragrafi 1, i cili përcakton që kushdo që nuk vepron në përputhje me rregulloret ose urdhrat që…
Nënkryetari dhe kordinatori i deritanishëm i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti ka zbuluar një skandal që trondin jo vetëm partinë e tij por edhe mbarë shtetin. Në intervistën e tij për Alsat-M, ai ka thënë se zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, drejtëpërdrejt kontrollon mediume të caktuara dhe ato i shfrytëzon për të sulmuar kundërtshtarët politik. “Ai për momentin ushtron postin e sekretarit organizativ në organizatën që nuk e njef mirë, me dorëheqjen e Atilla Rexhepit ushtron edhe postin e sekretarit gjeneral, edhe të shefit të kabinetit, edhe të zëvendës kryeministrit të parë. Edhe kontrollon media për…
Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, sot tha se ka qytetarë të Maqedonisë që kanë shtetësi të dyfishtë dhe janë vaksinuar në Serbi. Ai tha se sipas informacioneve që i ka, rreth 100 qytetarë nga Kumanova janë vaksinuar në Serbi. “Definitivisht procedura për imunizim shkon ngadalë, vlerësoj se edhe mungesa e vaksinave është problem, edhe pse për këtë duhet autoritetet shëndetësore duhet të japin përgjigje. Në këtë moment, jo vetëm Maqedonia, por gjithë njerëzimi ka probleme”, tha Dimitrievski. Ai shtoi se edhe qyteti që ai e udhëheq pret të ketë imunizim masiv, ndërsa çfarë do të ndodhë në pjesën…
Besoj se Ballkani nuk është më bombë e kurdisur, por po shndërrohet në Ballkan evropian ku po ndërtohen ura të miqësisë dhe gjenden zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Jam i bindur se edhe ato zgjidhje që nuk janë gjetur ende, do të gjenden përmes dialogut, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistën e mbrëmshme për televizionin N1 të Beogradit. I pyetur rreth idesë për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, Zaev vlerësoi se nuk është ide e mirë, dhe se ardhmëria e përbashkët e gjitha vendeve të rajonit është në BE. “Europa pa kufij, Evropa ku njerëzit punojnë, bashkëpunojnë dhe komunikojnë mes…
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev deklaroi sot se Qeveria e Republikës së Maqedonisë po bën përpjekje maksimale që të furnizohet me vaksina dhe që qytetarët tanë sa më shpejtë që është mundshme të mund të vaksinohen. “Po bëjmë përpjekje që të furnizohemi me vaksina që qytetarët tanë ti kenë sa më shpejtë që është e mundshme. Tani jemi duke pritur që vaksinat të arrijnë përmes Ministrisë për të Jashtme të Kinës, gjegjësisht ambasadës së Kinës.”, tha Zoran Zaev, kryeministër./Alsat-M

