Author: Hamdi Kumanova

Valdet Zekaj, i cili u dënua me burg të përjetshëm për rastin “Lagjja e trimave”, sot mori një dënim të ri. Ai u dënua me një vit burg për sulmin ndaj një roje në burgun e Shutkës. Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2018. Sipas aktakuzës, Valdeti, së bashku me disa të paraburgosur tjerë, ktheheshin nga një shëtitje në oborr. Roja e burgut e kontrolloi, dhe i lejoi të vazhdonte. Por, Zekaj u ndal para njërës prej qelive ku ishte paraburgosur një i pandehur tjetër nga “Lagjja e trimave”. Kanë filluar të flasin. Bisedën ua ndërpret roja, sepse sipas…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp i ka akuzuar partitë në pushtet se përgatisin vjedhje të zgjedhjeve lokale. Ai tha se edhe përkundër përpjekjeve dhe vullnetit të OBRM-PDUKM-së të mundësohet përdorimi i pajisjeve “fingerprint” në zgjedhjet lokale në vend të “gishtit të shpejtë”, koalicioni LSDM-BDI në çdo mënyrë bllokon negociatat dhe nuk dëshiron të zbatojë këto detyrime ligjore. Janushev tha se në periudhën e kaluar ka pasur bisedime intensive në lidhje me këtë çështje, në mes pushtetit dhe opozitës. “Nuk kërkojmë as më pak as më shumë. Vetëm të respektohet ajo që është e shkruar në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran zaev në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Qeveria ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për vendosjen e karantinës së detyrueshme për personat që kthehen nga vendet Afrikane. “Karantinë i detyrueshëm shtëpiak për qytetarët tanë që kthehen nga Kontinenti Afrikan dhe është marrë vendim dhe është angazhuar Sekretariati i Përgjithshëm që të sigurojë objekt për karantinë shtetërore për shtetas të huaj që vijnë nga shtete Afrikane”, tha mes tjerash Zaev.

Lexo më Shumë

TV21 ka mësuar, se në seancën e sotme qeveritare është miratuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore. Kjo nënkupton, që nga nesër në Maqedoninë e Veriut do të kemi orë policore që do të fillojë në ora 22:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme. Kjo masë vlen për dy javë./TV21

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë Operativo-teknike, Zoran Angellovski sot pranë në komision kuvendar prezantoi Raportin vjetor të ATO-s për vitin 2020 dhe Planin financiar vjetor për vitin 2021. Sipas raportit të ATO-s, gjatë vitit 2020, për nevojat e organeve të autorizuara në shtet, ATO ka aktivizuar 475 përgjime të reja dhe 378 të tjerëve u është vazhduar masa për përgjim. Nga numri i përgjithshëm i aktivizimit të përgjimeve, 321 kanë qenë për nevojat e MPB-së, 68 për nevojat e Prokurorisë Publike. Ndërsa nga 378 masat e vazhduara për përgjim për vitin 20202, 104 kanë qenë për MPB-në dhe 36 për Prokurorinë. Në…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë nuk arriti që ta kalojë seancën e 34-të për shkak të mospasjes së kuorumit. Tre deputetë të shumicë janë të infektuar dhe për këtë arsye nuk arritën të marrin pjesë në punën e Kuvendit. “Të enjten javën e kaluar vërtetuam se për sot do të votohen pikat që i kaluam. Për fat të keq, duhet të konstatoj se shumica ka 59 deputetë të pranishëm. Tre deputetë të shumicës nuk mund të arrijnë për shkak se janë të infektuar me coronavirus. Dy prej tyre kanë marrë vendim për izolim, për shkak se janë pozitivë me COVID-19, ndërsa i…

Lexo më Shumë

Me aq sa ne e dimë, nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë më 1 gusht 2017 nënkuptonte përmbushjen e disa detyrimeve, që ndërkohë nuk janë realizuar dhe kjo ka bërë që Bullgaria ta pengojë fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimit Europian. Unë mendoj se vendimi i këtillë i Bullgarisë, sado që mund të ketë argumente, nuk ka qenë i qëlluar, sepse kjo e ka armiqësuar Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë dhe ia ka hapur derën Serbisë, që ajo ashtu ta vazhdon ndikimin e saj në vendin tonë,ndërsa bllokimi i integrimit prek thellë edhe në shpresën shumëvjeçare të qytetarëve…

Lexo më Shumë

Reisi Shaqir Fetahum ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me paralajmërimin, se në vend mund të ketë orë policore edhe gjatë muajit të agjërimit – Ramazanit. Ka vlerësuar, se për besimtarët mysliman iftaret janë të këndshme gjatë agjërimit, megjithatë siç tha, vendimin e japin kompetentët. “Normal se iftaret janë një ambient i këndshëm i besimtarëve gjatë muajve të Ramazanit. Kjo do të ishte dëshira jonë e madhe, por përsëri do të vendosin kompetentët. Ne nuk jemi për atë, që nëpërmjet ndonjë riti fetar të bëjmë dëm ose të jemi shkaktar të rritjes së kësaj sëmundje”, tha reisi Fetahu, transmeton…

Lexo më Shumë

Deputeti i partisë “E majta”, Borisllav Krmov sot tha se partia e tij do të fillojë me fushatën kundër regjistrimit të popullsisë. “Ne kërkojmë që regjistrimi të anulohet për 12 muaj, përkatësisht për prillin 2022 dhe të miratohet ligj me konsensus të gjerë nga partitë politike”, tha Krmov. Ai tha se nëse nuk anulohet regjistrimit, partia e tij do të bëj thirrje për bojkotim me moton “Mos hap derën”. Krmov po ashtu i numëroi disa arsye se pse regjistrimi duhet të anulohet.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka folur në lidhje me gjendjen me pandeminë dhe regjistrimin e popullsisë. Në një intervistë për “Utrinski Brifing”, ai tha për momentin nuk mendohet për shtyrje të regjistrimit dhe masa të reja kufizuese në lidhje me COVID-19, përveç orës policore prej nesër nga ora 22:00 deri 05:00. “Për momentin mbetemi në këto kufizime që i kemi propozuar dhe e ndjekim situatën me vëmendje të madhe. Në lidhje me regjistrimin, dhe protokollet që Komisioni për Sëmundje Infektive i miratoi pas propozimit të Entit Shtetëror të Statistikave, do të thotë se regjistrimi mund të bëhet në…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili ka folur për aktualitetin politik. “Qeveria aktuale është e brishtë dhe nuk ka numra stabilë që të mbijetojë. Duam që kjo qeveri të bie dhe të formohet një shumicë e re“, ka thënë Gashi. Ai më tej ka vazhduar se do të kishin qenë pjesë e qeverisë, por pa BDI-në.”Më lehtë është të formohet një shumicë e re sesa të kemi zgjerim të shumicës aktuale”, ka theksuar Gashi.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se më mirë të ketë masa kufizuese se sa të ngarkohet sistemi shëndetësor. Spasovski për reagimet negative të njerëzve thotë se njerëzit do të reagojnë edhe nëse nuk vendosen masa kufizuese, ndërsa sipas tij, masat kufizuese vijnë si rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje nga coronavirusi. “Do të bisedojmë në Qeveri për vendimin dhe do të shohim se si do të jetë vendimi përfundimtar dhe në cilën mënyrë do të realizohet. Më mirë masa kufizuese më një kohë të shkurtër se sa ngarkim të sistemit shëndetësor”, tha Spasvoski. Ai ju bëri…

Lexo më Shumë