Legalizimi i marihuanës dhe dekriminalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor është njoftimi i Kryeministrit Zoran Zaev i cili duhet të zbatohet pas debateve të hapura publike. “Ne kemi lëshuar 60 licenca, që do të thotë se 60 kompani tashmë prodhojnë kanabis për qëllime mjekësore dhe një pjesë më e vogël eksportohet. Qëllimi ynë është që të kemi çertifikata evropiane dhe të gjithë prodhimin që prodhohet, përveç nevojave të brendshme në mjekësi, të shkojë edhe jashtë. Bota po përdor kanabis mjekësor gjithnjë e më shumë për sëmundjet që janë të përditshme”, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë Ai shtoi se…
Author: Hamdi Kumanova
Po bie dinamika e regjistrimit të mërgimtarëve. Nëse ditën e parë kishim mbi 10 mijë të regjistruar për 24 orë, sot, në ditën e dhjetë të regjistrimit janë regjistruar 45.755 qytetarë. Kështu mesatarja e mërgimtarëve të regjistruar përmes ueb-aplikacionit për regjistrim të Entit të Statistikave, sillet 4.500 deri 5.000 për një ditë, transmeton gazeta Lajm. Të dhënat janë deri sot (10.03.2021) në ora 09 paradite. Megjithatë, ende ka kohë të mjaftueshme për mërgimtarët, sepse regjistrimi i diasporës vazhdon deri më 21 prill, deri kur është edhe afati për regjistrimin e diplomatëve nga Maqedonia e Veriut që gjenden në misione diplomatike…
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë deklaruar se Zaev dhe Filipçe po vrapojnë pas provizionit në vend që të përpiqen të sigurojnë vaksina. “Atë që janë përpjekur ta bëjnë në dhjetor të vitit 2020, Zaev dhe Filipçe, me vaksinat, është se në vend që të ndjekin procedurë të rregullt për furnizim me vaksina nëpërmjet kanaleve shtetërore janë përpjekur të angazhojnë firmë fantom të regjistruar në Hong Kong. Gazetës “La Verita” njoftoi se Kina herën e parë ka refuzuar bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë, pasi ministri i shëndetësisë ka kërkuar që furnizimi të kalojë nëpërmjet kompanisë së dyshimtë.”,- theksoi Antonio Milloshovski…
Policia edhe më tej po kërkon autorët e vrasjes së dyfishtë, që ndodhi para 5 ditëve nën lagjen Fushë Topanë të Shkup. Personat që me “kallashnjikov” dhe me revole vranë një 24 vjeçar dhe një tjetër të moshës 28 vjeçare, ende janë në arrati. Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk japin kurrfarë njoftimi nëse kanë të dyshuar, raporton a1on.mk. për momentin vetëm dihet se janë kontrolluar incizime nga videombikqyrjet në objektet lokale, nëpër udhëkryqe dhe nëpër rrugë. Vrasja ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, rreth orës 3 të mëngjesit. “Në funksion të ndriçimit të ngjarjes kriminalo-juridike, SPB…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se për dhënien e kartelave për turizëm vendor, në gjysmën e parë të këtij viti do të ndahen 15 milion denarë për punonjësit me të ardhura të ulëta. Ai sqaroi se sivjet janë paraparë 3 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar kur u ndanë 12 milionë denarë. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Nga viti 2018 kemi filluar me realizimin e këtij programi në Ministrinë e Ekonomisë për të inkurajuar turizmin vendor, por edhe për të siguruar hapësirë për bashkëqytetarët tanë që kanë të ardhura të ulëta të përdorin pushimet dhe të vizitojnë…
Një person ka humbur jetën sot pasdite në një aksident që ka ndodhur në rrugën rajonale Strumicë-Berovë. Siç njofton policia, aksidenti tragjik ka ndodhur te udhëkryqi në fshatin Saraj. Në policinë e Strumicës kanë thënë se në këtë aksident janë përplasur një kamion dhe një makinë, kurse jetën ka humbur një 48 vjeçar, transmeton gazeta Lajm. Nëv endin e ngjarjes ka dalë një ekip hetues. Në Spitalin e Strumicës kanë njoftuar se është sjellur një person pa shenja jete, me lëndime të rënda në kokë.
Pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës i dërgoi një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë që duhet të monitorohet një kanal tjetër për blerjen e vaksinave, i njëjti kanal u ndryshua,. Kjo u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe “Unë absolutisht e mohoj që ka skandal apo ndonjë gjë tjetër. Mendoj se është një provë serioze se ne po përpiqemi të arrijmë vaksinat përmes të gjitha kanaleve. Lidhur me rastin specifik, pasi morën lejet nga Ministria Kineze e Shëndetësisë, ata theksuan nga Ministria Kineze e Punëve të Jashtme që duhet të ndiqet një kanal tjetër…
Një zjarr ka shpërthyer në çatinë e një ndërtese e cila ndodhet afër stadiumit në Çair. Në terren kanë dalë katër automjete të zjarrfikësve të Njësitit territorial zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit. Nga atje për MIA-n deklaruan se zjarri është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik nga përhapja.
Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 22 marsi 2021, shkruan albinfo.ch. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtetet Ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht, pas kthimit nga këto dy vende, i nënshtrohen detyrimit të karantinës. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka theksuar se Spanja dhe Portugalia janë hequr nga lista. Spanja…
Propozim ligji për mbështetjen financiare të kompanive, për pagat për muajt shkurt dhe mars është vendosur në rendin e ditës në seancën parlamentare të 23 marsit. Ndërsa afati i fundit për aplikimin e kompanive përfundon më datën 30 të këtij muaji. Kjo ngre pyetjen nëse afati është shumë i shkurtër dhe punëtorët mund të mbeten pa paratë e premtuara. Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, nëse më 23 mars, deputetët kanë kuorum për punë dhe votojnë për nevojën e miratimit të ligjit, ai shkon në Komisionin e Financave dhe Buxhetit, ku duhet debatohet dy ditë dhe të kthehet në seancë…
Pas votëbesimit të konfirmuar në Kuvend, Qeveria duket të ketë gjetur rehatinë për 90 ditë. Partnerët e koalicionit nuk mendojnë për rikonstruim të kabinetit Qeveritar edhe pse në prag të zgjedhjeve lokale subjektet po shqyrtojnë kuadrot me të cilët do të kandidojnë. Nga BDI thonë se vota e konfirmuar në Kuvend, kërkon përkushtim më të madh ndaj programit zgjedhor dhe se për momentin nuk diskutohet për ndryshime në kabinetin Qeveritar. Tani duhet t’i qasemi punës dhe t’i zbatojmë projektet dhe premtimet zgjedhore. Për çfarëdo dilema që ka cilido qoftë nga ne, i ftoj të ulemi, të bisedojmë bashkërisht qoftë në…
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit hapi lëndë për furnizim të softuerit nga ana e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, konfirmoi sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska. “Pas informative të paraqitura në medium, sot në kolegiumin tonë hapëm lëndë duke konsideruar se ka mjaft elemente për hulumtim të shkaqeve për furnizim të atij softueri, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër shkaku përse ai ende nuk është në përdorim. Dhe, ajo që ishte e rrezikshme nga aspekti ynë, komunikimi joadekuat mes institucioneve dhe mungesa e qasjes sistematike për konstatimin e nevojave, rreth të cilave ne vepruam edhe me…

