Kanë kaluar më tepër se dy javë nga dita që i kemi nisur letër Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka, në lidhje me çështjen e teksteve ofenduese ndaj historisë, kulturës dhe vlerave tjera të shtetit dhe popullit shqiptar, për t’i paraqitur qëndrimet e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – AlternAtivA, si dhe për të kërkuar veprim nga shteti shqiptar në lidhje me këtë temë. Fatkeqësisht, edhe përkundër kësaj nisme por edhe obligimeve të dala nga neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, na duhet të konstatojmë se Tirana zyrtare vazhdon të heshtë karshi shtrembërimit të fakteve…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së sotme, policët nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në një shtëpi në Leshnicë të Poshtme. Gjatë kontrollit, janë konfiskuar mijëra euro, qindra franga zvicrane dhe vulë për falsifikim të parave. “Sot, më 12 mars 2021, gjatë periudhës prej 10:30 deri në ora 11:20 nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.XH.(44) në fshatin Leshnicë të Poshtme. Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 13 mijë euro në kartëmonedha 50 dhe 20 euro, 250 franga zvicrae, 40 dinarë kuvajtianë, formularë për leje…
ASH-AAA ka vazhduar me bllokadën e paralajmëruar të ligjeve. Ndaj disa propozim ligjeve që ndodhen në fazën e leximit të dytë në Komisionin për financa dhe buxhet koalicioni në fjalë ka propozuar mbi 7.000 amendamente për të paktën 10 ligje.
Gjykata e Apelit-Shkup ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkov në lëndën “Target-Fortesa”, dhe ka konfirmuar vendimin për paraburgim. “Gjykata e Apelit-Shkup, në seancën e sotme (12.03.2021) ka sjell vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit S.M. nga Shkupi të deklaruar përmes avokatit të tij, hidhet poshtë si të pabazë, ndërkohë që vërtetoi vendimin e shkallës së parë, me të cilën shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak dhe ndërrohet me paraburgim si masë për të siguruar praninë e të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit. Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov me 26 shkurt u dënua…
Kanë vazhduar sanksionet ndaj qytetarëve të cilët nuk mbajnë pajisje mbrojtëse në fytyrë. Gjatë ditës që lamë pas, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë sanksionuar 525 qytetarë. Për këtë, nga atje apelojnë që të respektohen masat dhe protokollet anti-Covid që janë miratuar nga Qeveria./TV21
Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar shkeljet e orës policore në ditën e dytë të saj. Nga ora 22 e deri në ora 05, janë konstatuar 22 shkelje të orës policore në tërë shtetin. Prej tyre, 11 janë në territorin e qytetit të Shkupi. Ora policore ka filluar të zbatohet sërish nga 10 marsi dhe duhet të përfundojë më 22 mars.
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në paraqitjen e tij në emisionin “Click Plus” në TV21, i pyetur nëse ishte i kënaqur me sundimin e ligjit, shkurtimisht tha “Jo”, ndërsa më tej duke folur në lidhje me këtë temë tha se funksionarët, përfshirë edhe atë, i zhgënjyen “revolucionarët laramanë”. Problemi kryesor, tha presidenti, është se ligjet nuk vlejnë për të gjithë njësoj, transmeton Portalb.mk. “Unë isha bartës në njësinë e parë zgjedhore dhe thoja çdo ditë se nëse “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe “, marshuam me muaj nëpër rrugë, etj. Ky ishte slogani kryesor i Revolucionit laraman. Fatkeqësisht, ata njerëz,…
Përmes aplikacionit për vetëregjistrim deri në orën 08.00 të ditës së sotme, janë evidentuar 49.837 persona – ka njoftuar Enti Shtetëror për Statistika. Faza e parë e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave filloi më 1 Mars me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësite diplomatiko-konsulare dhe familjeve të tyre, të diasprës, pjesëtarëve të ARMV-së në vende të huaja, të burgosurve dhe të pastrehëve. Ky aktivitet do të zgjasë deri më 21 Prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, që do të fillojë më 1 Prill.
Presidenti Stevo Pendarovski për sot në ora 13 ka thirr mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbledhja do të mbahet në Kabinetin e presidentit të shtetit, ndërsa përveç anëtarëve të Këshillit të sigurisë, të ftuar janë edhe krye-shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim Erolld Musliu dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski. Pika e vetme e rendit të ditës është informata për furnizimet strategjike në Armatë në periudhën e ardhshme, njoftojnë nga Kabineti i presidentit Pendarovski./Alsat-M
Nuk duhet të pritet përparim për çështjet e hapura ndërmjet Shkupit dhe Sofjes derisa nuk përfundojnë zgjedhjet në Bullgari më 4 prill dhe nuk formohet qeveria e re, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në ClickPlus. Ai tha se vështirësi tjetër është ajo që në Bullgari sa i përket disa çështjeve që kanë lidhje me ne ka vazhdimësi politike me dekada. Të gjithë të bashkuar rreth atyre qëndrimeve politike të cilat neve na pengojnë për BE, ndërsa për të cilat ne mund të negociojmë – siç janë gjuha dhe identiteti, theksoi Pendarovski. Për listën e Krasimir Karakaçanov me emrat e njerëzve të…
Sot Ali Ahmeti mes tjerash paska deklaruar se është i gatshëm të ulet dhe të bën kompromis me opoziten shqiptare për ta deblloku punën e kuvendit, Nuk e di prej nga ky e sheh veten të thirrurr në këtë çështje, opozita shqiptare bllokimin e kuvendit e ka bërë për ti detyruar partitë maqedone që në mënyrë të fshehtë janë akorduar ta bllokojnë ligjin për nënshtetësi, në këtë rast VMRO është ajo që e mbaroj punën deri në fund duke bërë amandamente pa fund për ta blloku të njëjtën. Nga kjo vërtet është për tu habitur pse Ali Ahmeti e ndjen…
Shkruan; Hamzi Ibraimi Në shtetet e civilizuara, standardet janë të njejta për të gjithë nacionalitetet që jetojnë aty. Ndërsa, në shtetin tonë të quajtur Maqedonia e Veriut, standartet janë të ndryshme, nëse je Maqedonas ke standarte të ndryshme, nëse je Shqiptar ti je i diskriminuar dhe atëherë fillojnë standardet e dyfishtë. Edhe pse para disa muajve në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare , siç dihet virusi Covid-19 ishte më aktiv se tani, asnjë partie politike kjo nuk i bëri aspak problem se a do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve apo jo, por zgjedhjet u mbajtën pa asnjë masë paraprake…

