Author: Hamdi Kumanova

Shumë të rinjtë kishin planifikuar dasmat e tyre për këtë vit, por të njëjtat i kanë shtyrë për një kohë, me shpresën se do largohet pandemia. Disa një vitë më parë kishin rezervuar restorantet dhe muzikën, por tani duhet të presin për ditë më të mira, njofton agjencia e lajmeve INA. Pandemia bëri një kthesë në këtë drejtim dhe ndryshoi rrënjësisht dëshirat dhe vizionet e tyre se si duhet të duket një nga ditët më të bukura të një cifti. Sektori i gastronomisë, përkatësisht drejtuesit e restoranteve dhe objekteve të hotelerisë, kërkojnë lehtësimin e masave për organizimin e manifestimeve, duke…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov është pozitiv me Kovid-19. Këtë ai e publikoi në statusin e tij në Facebook. “U përgatita për vizitë në Luksemburg, por testi tregoi se unë kam një “mysafirë” të rrezikshëm. Uroj që sa më shpejtë të largohet nga ne. Kujdes njerëz, të jeni shëndoshë e mirë”, shkroi Dimitrov në profilin e tij në facebook.

Lexo më Shumë

Gënjeshtrat të cilat i thonë autoritetet nuk kanë fund! Zaevi dhe Filipçe thonë se do të ketë rreth 20 vakcina kundër koronës prej Fajzerit. Pendarovski thotë se kemi biseduar me Fajzer dhe assesi nuk e kanë patur në plan që të punojnë me pazarin të vogël siç është Maqedonia! Kjo tashmë është një pyetje se kush do të gënjejë më shumë. Por fakti është një dhe i vetëm. Vendi deri tani është furnizuar me doza të kufizuara të vaksinave si donacion na Sërbia, dhe tre mijë janë blerë nga Rusia. Për shkak të dëshirës për provizione të Filipçes dhe Zaevit,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, thekson se anëtarët e ushtrisë dhe qendra mjekësore ushtarake janë ende duke punuar si pjesë e shëndetit publik dhe janë të pranishëm në pjesë të ndryshme, duke punuar me njerëz të sëmurë, duke punuar në analiza epidemiologjike. “Ne kishim një gjendje të jashtëzakonshme dhe një krizë dhe ato situata ndryshojnë si në bazën ligjore ashtu edhe në procedurë, por një gjë është standarde. Në gjendjen e jashtëzakonshme dhe në krizë forcat e armatosura, pjesëtarët e ushtrisë janë vendosur për të mbështetur institucionet civile. Ndoshta nuk ka aq shumë lajme sepse ato janë bërë standardi ynë”…

Lexo më Shumë

Enver Bytyçi Historia e trenave përsëritet vazhdimisht. Në prill të vitit 1999 presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i thoshte gazetës së njohur gjermane Frankfurter Rundschau se “Mali i Zi nuk mund të qëndronte në të njëjtin tren me Milosheviçin dhe Serbinë, sepse ky tren na çon në humnerë”! Dhe zbriti nga ai tren kur nuk denoncoi dhunën në Kosovë dhe kur në korrik 2006 shpalli pavarësinë e vendit të tij nga Serbia. Para pak vitesh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, provokoi Kosovën dhe paqen në rajon kur nisi trenin e tij nga Beogradi me destinacion Mitrovicën e Veriut.…

Lexo më Shumë

Nga ora 22:00 (12.03.2021) deri në ora 05:00 të mëngjesit (13.03.2021) 29 persona nuk e kanë respektuar orën policore, me të cilën 18 prej tyre janë në territorin e Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara ng Qeveria dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Lexo më Shumë

Bordi ekzekutiv i Odës së mjekëve organizoi konferencë për media në lidhje me rastin e lehonës nga Dibra, të cilës iu morën tre organe. Përpara gazetarëve dolën 8 anëtarë të Odës sëbashku me kryetaren, mjeken Kalina Grivçeva Stardelova, kësaj radhe pa mjekun Muhamed Asani, i cili është pjesë e bordit e të cilin lehona e fajson për trajtim joadekuad. “Me ne nuk është doktor Muhamed Asani, të cilit puna në bordin ekzekutiv të Odës së Mjekëve i është ngrirë, derisa i gjithë rasti të qartësohet”, tha Kalina Griçeva Stardelova – Kryetare e Odës e Mjekëve. Megjithatë asnjëri nga 9 mjekët…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 18:30 zyrtarët policorë në Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut është kryer kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë. Me çrrastë është konstatuar se në objekt është organizuar një aheng familjar ku kanë qenë prezentë afro 40 mysafirë. Është privuar nga liria I.B. 38 vjeç nga Tetova. Drejtues i objektit i cili akuzohet për shkelje të masave kundër coronavirusit.

Lexo më Shumë

Po të duash të marrësh patentën e shoferit, jo gjithmonë përgatitja në vozitje mund të kryej punë. Në Shkup, një sekret publik ka arritur kulmin ku kandidatët dhe instruktorët flasin hapur për korrupsion. Nëse në procedurë të rregullt kategoria B kushton afër 500 euro, edhe aq duhet të japin duke paguar ri testimin në qytet për disa herë nga 70 euro. Disa kandidatë thonë se dikush nga anësh iu kanë ofruar edhe mundësi të dhënies së ryshfetit për të kaluar me të parën, përndryshe do të heqin të zinjtë e ullirit. “Komplet rreth 40 mijë denarë deri më tani me…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka ndërmarrë hapa, në lidhje me dyshimet në procesin për blerje të vaksinave kineze. Kryetarja e tij, Biljana Ivanovska deklaroi se tashmë janë duke mbledhur informacione që më pas të hapet edhe rast ndaj të njëjtave. “Në kolegjiumin e djeshëm u morëm vesh që para se zyrtarisht të hapin rast, të mbledhim informacione të mjaftueshme që lidhen rreth publikimeve në media se kanë ndodhur gjëra të tilla. Gjegjësisht, do të shohim a ka elemente të mjaftueshme që të hapim rast nga kompetenca jonë”, tha Ivanovska në “Utrinski Brifing”. Ndërkaq dje, ministri i Shëndetësisë, Venko…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Zoran Zaev, i cili mori pjesë në Forum, e ripërsëriti qëndrimin e Qeverisë se Maqedonia asnjëherë dhe me askënd nuk do të negociojë për identitetin dhe gjuhën. “Që të jem i qartë si kristali dhe të përsëris edhe një herë qëndrimin e Qeverisë. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë të bisedojmë për atë që nuk mund të bisedojmë, e ajo është kush jemi, cilët janë atributet tonat të identitetit dhe cila është gjeneza e shtetësisë dhe gjuhës sonë.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk mund të blejë vaksina nga kompania amerikane farmaceutike“Pfizer” dhe partneri i saj gjerman “Biontech”. Kjo vaksinë është rreth 95% efikase ndaj virusit korona dhe variantit Britanik, prandaj kërkesa në treg është e lartë, saqë kjo kompani nuk pranon që të bashkëpunojë me shtete që kanë më pak se dy milionë banorë. Kështu i kanë thënë nga Pfizer autoriteteve maqedonase gjatë një bisede telefonike që kanë zhvilluar përpara Vitit të Ri, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski për TV21. “Para Vitit të Ri, po e them shkurt, kur drejtpërdrejt u drejtuam në selinë e korporatës në Boston,…

Lexo më Shumë