Është arrestuar biznesmeni Orce Kamçev mëngjesin e sotëm, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase. Kjo për asrye se Agjencioni për Siguri Nacionale ka pasur informacione se ai po përgatitet për arratisje. Pas kërkesës së tyre ai është arrestuar dhe më pas është njoftuar Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion. Tani Prokuroria do të kërkojë paraburgim, sepse Kamçev është i dyshuar në hetimin “Parcelat në Vodno”. Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB. /SHENJA/
Author: Hamdi Kumanova
Shtabi i Krizës Komunal në Kriva Pallankë kërkoi që ora policore në këtë qytet të fillojë në orën 19:00, pasi që numri i rasteve të regjistruara me Covid-19 është rritur në ditët e fundit, rreth dhjetë raste në ditë është numri mesatar i njerëzve të infektuar. Shtabi i Krizës futjen e masave shtesë në territorin e komunës, me kontrolle të intensifikuara nga shërbimet kompetente. “Ne kërkojmë nga Shtabi Qendror i Krizave që ora policore të fillojë nga ora 19:00 në vend të 22:00. Bëjmë thirrje që policia në Kriva Pallankë të vazhdojë me kontrolle të rregullta me prani fizike të…
“Numëruesi fiskal” është vegël e re e Ministrisë së Financave për transparencë me të dhëna me frekuencë të lartë, që në bazë ditore i pasqyron të ardhurat, shpenzimet e buxhetit dhe realizimin e shpenzimeve kapitale, ndërsa në bazë mujore e pasqyron borxhin shtetëror. Qëllimi i kësaj vegleje, të publikuar në web faqen e MF është transparenca e mëtejshme e buxhetit për opinionin, që të arrihet nivel edhe më i lartë i transparencës fiskale. – Transparenca fiskale është shkalla më e lartë e kontrollit lidhur me financat publike, sepse vihen në dispozicion informacione që krijojnë një mendim publik, që ka ndikim…
Gjithsej 587 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus mjekohen në kovid qendrat në spitalet e shtetit, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Gjithashtu nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ka shtretër të lirë në Covid-Qendrat.
Në Manastir vazhdon tradita e vendosur sipas së cilës çdo vit në mars shënohet përvjetori i diplomimit të Mustafa Kemal Ataturkut në këtë qytet. Në shënimin tradicional të përvjetorit të diplomimit të Mustafa Kemal Ataturkut në Manastir, përveç kryetares Natasha Petrovska ishin edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në vend, Hasan Mehmed Sekizqok, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, delegacioni i Shtatmadhorisë së Republikës së Turqiaë dhe Shtatmadhorisë së ARM-së, ateshe ushtarakë dhe mysafirë të tjerë. Në Gjimnazin Ushtarak të atëhershëm të Manastirit, sot ndërtesë e Muzeut të Manastirit, delegacione nga qyteti dhe shteti, shënuan…
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut në vitin e kaluar ka shënuar recesion, apo një rënie ekonomike të përgjithshme prei 4.5 për qind minus në Prodhimin e Brendshëm Bruto, si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga pandemia. Një rënie e tillë është shfaqur me rritjen e papunësisë, uljen e prodhimtarisë industrial për dhjetë për qind në vitin 2020 në raport me vitin paraprak, uljen e aktivitetit ekonomik në më shumë degë, të shitjeve me pakicë, të ardhurave të biznesit etj. Vonesat në vaksinimin e popullatës në vend, ngjashëm me gati të gjitha shtetet e rajonit, por edhe me pjesën dërmuese të…
Dërgimi i librave nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut është dëshmi se si Shkupi zyrtar u bën presion qytetarëve të vet. Këtë e ka deklaruar eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili ka deklaruar se është duke i informuar deputetët e Parlamentit Evropian për kontestet me Shkupin për çështjen e gjuhës dhe të identitetit maqedonas. Ajo që po ndodh midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme kulturo-historike. ANDREJ KOVAÇEV, EURODEPUTETI BULLGAR “Kolegët nga Partia Popullore Evropiane u njoftuan se ajo që po ndodh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme kulturo-historike,…
Gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë kryer 4.373 teste, prej të cilave 1031 kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar gjithsejtë 241 pacientë, derisa 20 të tjerë kanë humbur betejën me Kovid-19.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi është një nga zyrtarët qeveritarë dhe policorë që mori sot pllakatë jubilare nga Njësia Speciale Antiterroriste “Tigri”, në jubileun e 40 të themelimit të kësaj njësie. Në këtë ceremoni u theksua roli që ka pasur gjatë katër dekadave në raste të ndryshme, kjo njësi si një ndër të parat e cila ishte themeluar që në kohën e ish Jugosllavisë dhe kishte marrë pjesë aktive në trazira dhe konflikte të armatosura. Në kohën e ish Jugosllavisë, që në vitin 1981 kur dhe u themeluan, “Tigrat” mbahen mend si ndër njësitet kryesore që kanë intervenuar ndaj protestave dhe demonstratave…
Koordinatori i Grupit parlamentar nga Bashkimi Demokratik për Integrim Arbër Ademi në një prononcim për News33, ka deklaruar se bllokimi që po bëjnë dy partitë opozitare në Kuvend për ligje të caktuara ka prishur koalicionin e paralajmëruar nga liderët e partive për zgjedhjet lokale, njofton News33. Në prononcimin e tij, shefi i grupit parlamentar që dit më parë u emërua në këtë pozitë tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, mbështet ligjin për shtetësi të dorëzuar në Kuvend nga opozita pavarësisht se ka vërejtje mbi cilësinë e të njëjtit. Ademi shtoi se deputetët e BDI-së do të votojnë pro ligjit njëjtë…
VMRO DPMNE dhe LSDM sërish janë përplasur rreth reformës zgjedhore dhe funksionimit të Kuvendit. Sipas opozitës maqedonase, pushteti, veç regjistrimit, po përgatitet të falsifikojë edhe zgjedhjet lokale, prandaj nuk po siguron terminalet për të vënë gisht gjatë zgjedhjeve. “Mbajtja e zgjedhjeve pa terminale “fingerprint” është kundër Kodit Zgjedhor dhe paraqet vepër penale. Qeveria kishte kohën e nevojshme që të furnizohet me terminale “fingerprint” dhe asgjë nuk mund të jetë arsyetim. Ajo që po bën Zaev është huti në opinion dhe fitim në kohë që, para zgjedhjeve, me dorën në zemër, të del dhe të thotë: “ s’ka kohë të mjaftueshme,…
Koalicioni Aleanca për Shqiptaрët dhe Alterntiva kanë reaguar kundër Ministrit Filipçe dhe kryeministrit Zaev pasi që sipas tyre ata po kryejnë pazarlлëqe dhe ndërmarрje jashta çdo norme humane. Përfaqësusja e koalicionit tha se pas publikimit te korrespodencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë Fantome nga Hong Kongu me qëllim të furnizimit me vaksinën kineze u vërtetua skema kriminale e ministrit dhe kryeministrit Zaev. “Pas publikimit të korrespondencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë fantome nga Hong Kongu, me qëllim të furnizimit me vaksina kineze , u vërtetua skema kriminale e këtij ministri dhe kryeministrit Zaev. Edhe në këtë kohë krize…

