Protestat kundër propozim-ligjit që parasheh zëvendësimin e librave të shtypur me libra digjitalë, do të nisin të shtunën në Shkup nga prindërit e nxënësve, të cilët janë pjesë e një grupi në Facebook që ka mbi 70 mijë anëtarë. “Libra dhe mësim duhet të ketë”, ishte motoja e një tubimi që u mbajt të martën para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila nuk pranoi kërkesën e prindërve për tërheqjen e propozimit. Protesta janë paralajmëruar se do të mbahen në shumë qytetet, ndërsa prindërit po ashtu paralajmërojnë edhe një nismë për referendum kundër ligjit për zëvendësimin e teksteve të shtypura…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu në takimin e sotëm që realizoi me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski, arritën marrëveshje që procedura për furnizim publik për ndërtimin e pishinës në lagjen Fushë Topanë të publikohet brenda 2 javëve, transmeton Portalb.mk. “Njëkohësisht duhet potencuar se është paraparë që pishina të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës. Kreu i Çairit Ganiu falënderoi drejtorin dhe zëvendës drejtorin për gatishmërinë e shprehur për konkretizimin e hapave drejt realizimit të projektit të pishinës”,…
Kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi ka bërë të ditur se është bërë rikonstruimi i plotë i rrugës Dritan Hoxha në Tetovë. “Rekonstruimi i plotë i rrugës Dritan Hoxha! Asflatim i rrugës në gjatësi 165m Linjë e re e ujësjellësit në të dy anët e rrugës në gjatësi 330m Kanalizim i ri fekal dhe atmosferik në gjatësi 165m Bekatonizim i trotuareve me sipërfaqe 740m2 Ndriçim i ri LED Vlera e përgjithshme e investimit 11.5 milion denarë!” ka publikuar Arifi në rrjetet sociale.
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2 357 teste të kryera janë regjistruar 171 raste të reja me Covid-19, 7 për qind e të testuarve, prej të cilëve 58 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 409 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154 222 raste, prej të cilëve 138 779 janë shëruar, kurse 5 135 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 10.308 raste aktive me virusin korona.
Deputetët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar sot me procedurë të shkurtuar Ligjin për verifikim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Grupi parlamentar i DOM nuk mbështeti këtë ligj, sepse siç tha në fjalimin e tij deputetja e kësaj partie, Maja Moraçanin, me vazhdimin e këtyre afateve u dërgohet porosi indirekte qytetarëve se mund të ndërtojnë ilegalisht pa pasur leje për ndërtim dhe më tej në ndonjë moment do t’u mundësohen kushte t’i legalizojnë ndërtimet e egra, transmeton Portalb.mk. Kuvendi në vazhdimin e seancës së 34 e dha propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të…
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon të mërkurën më 12 maj 2021, ndërsa, dita e parë e Fitër Bajramit është ditën e enjte, më 13 maj 2021. Me vendim të Qeverisë së RMV, në natën e Fitër Bajramit nuk do të ketë orë policore me çka jepet mundësia që ta falim namazin e sabahut si dhe namazin e Fitër Bajramit. Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame e RMV, nën masat protokolare anti-Covid do të realizojë manifestimin tradicional, i cili do të mbahet në xhaminë Mustafa Pasha në…
Rritja e produktit të brendshëm bruto prej 3.9 përqind këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe 4 përqind në 2023, parashikon Banka Popullore në parashikimet më të fundit makroekonomike. Inflacioni për këtë vit është parashikuar në 2.2 përqind këtë vit, që është një rritje në krahasim me parashikimin e mëparshëm, i cili ishte 1.5 përqind. “Në përputhje me supozimet e ndërtuara për mjedisin e jashtëm dhe faktorët e brendshëm, në vitin 2021 rritja ekonomike pritet të rritet me 3.9 përqind, që është një parashikim i pandryshuar krahasuar me tetorin. Në 2022, rimëkëmbja e ekonomisë do të vazhdojë me rritje prej…
Përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Ministri gjerman për Evropë Michael Roth theksoi se paqja, përparimi, stabiliteti dhe sundimi i ligjit janë jetike për të gjithë në Bashkimin Evropian. Roth theksoi se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne duhet t’u japim jetë angazhimeve tona”, tha ai, duke vënë në dukje se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kishin bërë atë që ishte e nevojshme dhe se Bashkimi Evropian duhet të bëjë tani atë çka varet prej saj. “BE duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa…
Të njëjtat pozita lidhur me datën e çeljes së negociatave të Maqedonisë me BE-në. Mbështetja ekziston, por ende asnjë afat, datë, apo modalitet i ri lidhur me mbajtjen e konferencës ndër-qeveritare e cila mbetet e kushtëzuar nga ana e Bullgarisë. Zyrtarët e BE-së thonë se nuk e dëshirojnë shkëputjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, por Maqedonia e Veriut duhet të kalojë përmes këtij filtri të fundit, konferencës ndërqeveritare. Kishte një mbështetje të fuqishme për të thirrur konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. E di që e prisni këtë prej shumë…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë dy ditëve të fundit realizoi takime me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, si dhe takime me disa ministra për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së. “Këtë javë jemi në agjendë pune intensive evropiane në relacionin Shkup – Bruksel- Madrid – Athinë. Sot ju drejtohem nga Misioni i Maqedonisë së Veriut, këtu nga zemra e Bashkimit Evropian, nga Brukseli. Kishim takime intensive…
Prokuroria e Lartë Publike nuk pajtohet për shfuqizimin e paraburgimit të Sasho Mijallkovit. Propozimi i Gjykatës së Apelit është që ankesa e tij të refuzohet dhe ish-shefi i policisë sekrete të qëndrojë në Shutkë. Mijallkovi është në paraburgim që nga 13 prilli, kur u dënua me tetë vjet burg për rastin “Thesari” për blerjen e pajisjeve të përgjimit për DSK-në përmes ndërmarrjes Finzi. Prokuroria më pas kërkoi paraburgim efektiv për Mijallkovin për shkak të rrezikut të arratisjes. Ai para 13 prillit ishte në paraburgim, por për një rast tjetër, më saktësisht për rastin “Target- Fortesa” ku u dënua me 12…
Këtë ditë, kur u shënua Dita e Europës, i dëgjuam dhe lexuam edhe dhjetëra deklarata e postime të funksionarëve të këtij pushteti, që sikur mos t’i njihnim se kush janë dhe sikur mos t’ua dinim veprat, do të besonim se krejt barra e BE-së ka rënë mbi supet e tyre. E që të mos mendojnë se qytetarët nuk e dinë se kush janë ata dhe cilat janë veprat e tyre, do ua kujtojmë sot disa elemente, për të dëshmuar se ata për gjithçka mund të mërziten, pos për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Disa nga arsyet e…

