Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu në takimin e sotëm që realizoi me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski, arritën marrëveshje që procedura për furnizim publik për ndërtimin e pishinës në lagjen Fushë Topanë të publikohet brenda 2 javëve, transmeton Portalb.mk.
“Njëkohësisht duhet potencuar se është paraparë që pishina të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës. Kreu i Çairit Ganiu falënderoi drejtorin dhe zëvendës drejtorin për gatishmërinë e shprehur për konkretizimin e hapave drejt realizimit të projektit të pishinës”, thuhet në kumtesën e Çairit.



