Author: Hamdi Kumanova

Diskriminimi, dallimi i diskriminimit, rendi ligjor, mekanizmat mbrojtës, të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës. Ishin vetëm disa nga temat që u diskutuan në një seminar të përbashkët mes sindikatës policore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Hapja e temave si problemet në përfaqësim, mbrojtja e institucionit si punonjës i rendit, u shqyrtuan mes dy sindikatave, ndërkohë që seksioni i grave i sindikatave respektive, synonte ngritjen e vetëdijes së vetë efektivëve policor të dy vendeve fqinje, jo vetëm për të dalluar diskriminimin në punë, por edhe mbrojtjen nga diskriminimi si dhe përqasjen e drejtë të të drejtave dhe detyrimeve…

Lexo më Shumë

Një banesë është djegur tërësisht në afërsi të objektit të vjetër të Universitetit të Tetovës, ndërsa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frymëmarrjes së rënduar nga tym. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30 min, ndërsa në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e shpërthimit të zjarrit, por përhapja e tymit nëpër pallat, ka bërë që të ndjehen keq banorët e hyrjeve tjera. NJTZ ka intervenuar me tre makina kundër zjarrit dhe 9 zjarrfikës me çrast fillimisht janë evakuuar gjithë banorët e pallatit, ndërsa më pastaj, është lokalizuar edhe zjarri që ka shpërthyer në banesë. Sipas informatave…

Lexo më Shumë

Më 12 mars, në një banesë në rrugën “Tashko Karaxha” është gjetur trupi i pajetë i një personi. Policia informon se bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga Shkupi me iniciale S.A. “Më 12.03.2021 në orën 12:50 në SPB-Shkup nga ana e Ndihmës së Shpejt është paraqitur se ka një person të vdekur pa shenja dhune në një apartament në rrugën “Tashko Karaxha”. Bëhet fjalë për S.A. (44) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB. të njëjtën ditë, pak më vonë, i vekur në një banesë tjetër tij është gjetur edhe 43 vjecari me iniciale I.J.. Policia nuk ka treguar adresën…

Lexo më Shumë

Një aksident mes katër veturave ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Tri vetura kanë qenë në qarkullim, ndërkaq njëra e parkuar. Si pasojë, janë lënduar 4 persona. Njëri shofer i veturës “Alfa romeo” dhe tre bashkudhëtarë. “Më 14 mars 2021, në ora 21:25 në SPB Shkup është denoncuar, se në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë vetura “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, me shofer E.L.(67) nga Shkupi, vetura “Alfa romeo” me targa të Shkupit, me shofer R.I.(20) nga Shkupi, vetura…

Lexo më Shumë

Njësiti i policisë speciale maqedonase, “Tigrat”, ka marë pjesë edhe në luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, raporton Tv Telma. Siç transmeton gazeta Lajm, në këto luftime kanë mbetur të vrarë 4 pjesëtarë të “Tigrave”. Ky njësit njihet në opinion si njësit i pastër policor ku nuk pranohen shqiptarët. Mediumet shpeshherë kanë shkruar se “Tigrat” çdo herë janë rrebeluar kur është ngritur çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në këtë njësit, mirëpo ata nuk u rrebeluan të shtunën kur dekoratë me rastin e 40 vjetorit iu nda zevendeskryeministrit Artan Grubi dhe zevendesministrit…

Lexo më Shumë

Numri i të papunëve në fund të shkurtit, sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, është 159.608, që është 927 persona më shumë se në janar 2021. Në këtë muaj, u regjistruan 3185 persona të sapo punësuar dhe 5440 persona që e fituan statusin e personit të papunë. Që nga fillimi i krizës pa punë, sipas të dhënave, kanë mbetur 18.266 persona. Në mesin e personave të regjistruar të papunë, shumica 31293 janë nga Shkupi, 20781 janë në Tetovë, 16.585 në Kumanovë, 11765 Gostivar, 6742 në Manastir, 4468 në Shtip. Shumica e të papunëve janë midis 55 dhe 59 vjeç…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mbi 60 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar deri më tani, transmeton Alsat. “Në vend të parë është Zvicra me rreth 16 mijë qytetarë të vet-regjistruar, që paraqet 1/4 e qytetarëve tanë atje, vijon Gjermania me rreth 10 mijë, Italia me 6 mijë, e kështu me radhë. Më të ulëta janë rezultatet në Kanada dhe Australi, në SHBA po përmirësohet gjendja në aspekt të interesit për t`u vet-regjistruar”, tha mes tjerash Osmani. Osmani tha se pret që gjatë ditëve në vijim të rritet…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinsa në konferencën e stome për shtyp nuk ka dashur të komentojë vonesat e vaksinave, por që sipas saj vendi i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga COVAX mekanizmi. “E di që nga më parë se të gjitha kushtet që kërkohen nga COVAX mekanizmi si shtet tash e ca kohë i plotësojmë. Që nga fillimi i këtyre bisedave të detajuara rreth përdorimit të mekanizmit jemi renditur si shtet që i plotëson kushtet”, tha mes tjerash ministrja Shekerinsa./Alsat-M

Lexo më Shumë

Çdo i treti qytetarë ka antitrupa të KOVID-19, ka treguar hulumtimi i Institutit për Imunobiologji e cila është realizuar dy javët e kaluara në Shkup. Analiza është bërë mbi 1000 kalimtar të rastit në gjashtë lokacione në Shkup, edhe atë në Karposh, Aerodrom, Q.T “Mavrovasja” në Parkun e Qytetit në rrugën Maqedonia dhe në Sheshin Maqedonia. Gjatë këtij hulumtimi është pasur kujdes që personat të mos jenë nga familja e njëjtë, gjegjësisht të merren mostra nga grupe dhe mosha të ndryshme. “Të dhënat e përpunuara tregojnë se 31 për qind e të anketuarve kanë antitrupa ose çdo i treti qytetar…

Lexo më Shumë

Nga GAVI, Aleanca për vaksina, përgjegjëse për programin Kovaks, përmes së cilës dërgohen vaksinat në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, për MIA-n shpjegojnë se cilat kritere janë të nevojshme për t’i marrë vaksinat. “Në mënyrë që dozat t’u dorëzohen pjesëmarrësve të programit përmes këtij raundi të parë të dorëzimit, duhet të jenë të pranishme disa pjesë kritike, përfshirë konfirmimin e kritereve kombëtare rregullatore për autorizim në lidhje me dërgesën e vaksinave, marrëveshje për kompensim (për të gjithë pjesëmarrësit me secilin prodhues), planet kombëtare për vaksinim si dhe faktorët logjistikë siç janë licencat për import dhe eksport”,…

Lexo më Shumë

Policia greke njofton se dy shtetas të huaj të moshës 38 dhe 40 vjeçe janë arrestuar në një aksion anti-drogë. Sipas njoftimit në afërsi të Lerinit, respektivisht në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut personat në fjalë kanë tentuar të shesin dy kilogram e 885 gram të kanabisit të thatë. Aksioni policor është organizuar pas informacioneve të policisë në lidhje me një rrjet që transportonte dhe shpërndante drogë nga Maqedonia e Veriut në Greqi. “Ishte caktuar një takim për shit-blerjen e drogës, ku u paraqitën shtetasit e huaj të sipërpërmendur, të cilët kishin hyrë më parë ilegalisht në vendin…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut, sërish kemi rritje të rasteve pozitive me Covid-19. Kryeqyteti Shkupi mbetet vatër e virusit, me 5695 raste aktive, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë, në të janë regjistruar 49.775 të diagnostikuar nga Covid-19. Pas Shkupit, radhitet Prilepi me 824 raste aktive, Kavadari me 616 raste aktive, Ohri me 464 raste aktive, Kumanova me 410 raste aktive, Negotina me 289 raste aktive dhe Tetova me 371 raste aktive. Qytetet tjera kanë më pak raste aktive. Rritja e rasteve ka bërë që të ulë kapacitetet spitalore, për çfarë u rihapen sërish qendrat Covid në Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën…

Lexo më Shumë