Shkruan: Semi Ajeti
Banorët e Kudsit po vdesin duke mbrojtur një ideal të lartë Islam. Ne po qajmë hallin e tyre, edhe pse ata janë me fat, sepse ata po vdesin me nderin e lartë të shehidëve. Gjendja jonë është më e dhimbshme, që po qëndrojmë vetëm spektatorë ndaj kësaj padrejtësie të madhe që po ndodhë.
Ne si muslimanë, jashta disa statuseve në rrjetet sociale nuk jemi duke mundur të bëjmë asgjë. Edhe statuset që i shkruajmë në të shumtën e rasteve janë statuse ti nxitura nga emocionet momentale dhe pas një kohe harrojmë ektistencën e Kudsit. Ne as që e njohim e as që e dimë vlerën e Kudsit që ka në besimin tonë, dhe më e keqja, ne nuk e njohim as vet besimin tonë.
Prandaj, edhe reagimet që bëhen, qoftë nga individë por qoftë edhe nga shoqata apo organizata të ndryshme, për tu dënuar kjo padrejtësi që po e sheh e gjith bota, bëhen aq me rezervë që mos të preket dikush nga aleatët e israelitëve, saqë mund të kuptosh se fajtor nuk janë israelitët, por fajtorë të vërtetë janë palestinezët që po qëndrojnë në vendet e tyre, dhe po i detyrojnë israelitet të bëjnë këtë zullum.
Për ta luftuar dhe urrejtur padrejtësinë nuk duhet të jesh musliman, mjafton të jesh njeri, por si musliman urrejtja ndaj zullumit, pa marrë parasysh ndaj kujt bëhet, është pjesë e besimit.
Prandaj, ne si muslimanë, nuk duhet ta mallkojmë Israelin dhe të lutemi kundër tyre, e as që duhet të lutemi për çlirimin e Kudsit. Por, ta lusim Allahun sinqerisht të na ndihmojë ti çlirojmë zemrat tona nga materializmi dhe nga shumë “idhuj” tjerë bashkëkohorë. Pa i çliruar zemrat nuk çlirohet Kudsi, e kur të çlirohen zemrat sukseset do të na vijnë një pas një. Njejtë si sukseset e të parëve tanë.