Author: Hamdi Kumanova

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje publike dhe apel deri tek të gjithë qytetarët e vendit, që edhe më tej të vazhdojnë të respektojnë masat kundër Covid, me qëllim mbrojtjen e shëndetit. Sipas BFI-së, ruajtja e shëndetit është një nga detyrat parësore të fesë islame, prandaj BFI bën thirrje të kemi kujdes në betejën kundër virusit Covid. Siç thonë nga BFI, besimtarët muslimanë në RMV kanë respektuar në vazhdimësi vendimet e shtetit, edhe pse gjendja me pandeminë po përkeqësohet. Ata bëjnë apel që të vazhdojnë t’u përmbahen në maksimum rekomandimeve, udhëzimeve dhe masave anti-covid…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski ende nuk e ka parë raportin e Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit, i cili thotë se janë të paktën pesë objekte të paligjshme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Boçvarski pohon se nuk ka kompetencë mbi këtë çështje dhe se me rastin në fjalë merret Inspektorati. Ministri nuk e di sa ndërtesa ilegale ka në Çarshi, me arsyetimin se komuna duhet ta dijë këtë. Ne i monitorojmë të gjitha aspektet në lidhje me lëshimin e lejes për ndërtime të kategorisë së parë, siç janë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Sa i përket aspektit…

Lexo më Shumë

Sot në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive u mbajt mbledhja e parë e grupit punues për vazhdimin e procesit të decentralizimit. Grupi punues u kryesua nga Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministri i Financave z. Fatmir Besimi, ministri i Vetqeverisjes lokale z. Goran Milevski, kryetari i komunës së Shkupit z. Petre Shilegov, kryetari i komunës së Velesit z. Ace Kocevski si dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Zaev, znj. Mirjana Janeva. Në takim u diskutua mbi nevojën e përpilimit të…

Lexo më Shumë

Llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) tregojnë se sipas kritereve për rregullimin e pagës minimale në mars të këtij viti, ajo duhet të rregullohet me 3.17 përqind. Por Sindikata beson se kjo nuk është e mjaftueshme dhe kërkon që paga minimale të rritet me 60 përqind të pagës mesatare dhe që ajo të mos jetë më pak se 16.976.00 denarë. Për më tepër, theksojnë nga LSM, kjo do të nënkuptojë një rritje spirale të pagave të tjera. “Paga minimale neto tani është 14.955.00 denarë, ajo u rrit kur u bë përjashtimi nga taksat në janar dhe paga minimale…

Lexo më Shumë

Gruaja 40-vjeçare nga Shkupi, e cila javën e kaluar u sulmua nga prokurori publik, nxori dokumentacion mjekësor pasi u sulmua. Mjekët diagnostikuan kontuzion në gjoks nga sulmi me grusht, flokë të shkulura si dhe stresi dhe frikë që të mos i ndodh e njëjta gjë përsëri. Gruaja nga Shkupi u sulmua fizikisht të mërkurën e kaluar rreth orës 22:00, kur filloi ora policore. I janë paraqitur punonjësit social për ta njoftuar se nipi i saj i mitur është lënë i vetëm në shtëpi. Nëna e fëmijës ka vdekur, ndërsa babai nuk ka qenë aty. I është paraqitur babait, i cili…

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ka bërë të ditur se në kuadër të projektit për rrugët lokale parashihet ndërtimi dhe rikonstruimi i gjithësej 35 rrugë lokcale në gjithësej 21 komuna dhe qyteti i Shkupi. Vlera totale e këtij projekti është 70 milion euro. “Sot bashkë me ministrin për transport dhe lidhje Blagoj Bocvarski prezantuam projektin për rrugët lokale tē finansuar nga Banka Boterore, me vlerë prej 70 milion euro. Filloi faza e tenderimit për projektet rrugore për komunën e Kërçovës dhe atë, rikonstruimi i rrugëve në qytet dhe rikonstruimi i rrugës nga fshati Greshnicë deri tek…

Lexo më Shumë

Certifikatat dixhitale të gjelbërta që Komisioni Evropian do të paraqesë këtë javë, do t’i referohen lëvizjes së qytetarëve brenda BE-së, ndërsa detajet e dokumenteve të mundshme për shtetasit e vendeve të treta janë ende duke u shqyrtuar, thonë nga Komisionit Evropian për “Tanjug”. Në pyetjen e “Tanjug” nëse certifikatat e njoftuara, që përfshijnë informacionin e vaksinimit, testin PCR ose antitrupat, do të zbatoheshin për qytetarët e Serbisë ose vendeve jashtë BE-së, Brukseli zyrtar tha se “detajet e vendeve të treta” janë ende duke u konsideruar, . “Kur bëhet fjalë për vendet e treta, ne po flasim me organizata ndërkombëtare, përfshirë…

Lexo më Shumë

E përkujtojmë Bujar Osmanin se Kuvendi në çdo shtet demokratik është i  autorizuar ta shpreh vullnetin e popullit, si dhe sjelljen e ligjeve më të mira për t`i përfaqësuar interesat e qytetarëve.  E rikujtojmë edhe për etimologjinë e fjalës prej foljes “parler” që do të thotë “vendi ku flitet”, ndërsa Qeveria Juaj mundohet në vazhdimësi ti mbyll gojën opozitës shqiptare dhe ta hesht atë për çështjet sublime dhe humane, siç është ajo e shtetësisë, të cilën Ju si subjekt politik asnjëherë se keni ngritur për 20 vite. Lojërat politike i bën Qeveria Juaj, e cila mundohet në çdo mënyrë të…

Lexo më Shumë

Cdo i treti qytetar i Shkupit ka imunitet nga virusi, tregojnë rezultatet e hulumtimit të realizuar nga Instituti për imunobilogji që është realizuar dy javët e kaluara në Shkup. Hulumtimi është realizuar te 1000 kalimtarë rasti në gjashtë lokalcione në Shkup edhe atë në Karposh, Aerodrom, Cair “Mavrovasja), në Parkun e Qytetit, në rrugën Maqedonia dhe te sheshi Maqedonia. Ekipet janë kujdesur që personat e selktuar të mos jenë nga një familje, respektivisht të marin analiza nga grupe te ndryshme të moshës, transmeton gazeta Lajm. “Përpunimi i të dhënave tregoi se 31 për qind e personavë të ëprfshirë në hulumtim…

Lexo më Shumë

Në deponinë Drislla sot do të shkatërrohen 4.325 kilogramë gjalpë i pasigurt me afat të skaduar të cilin e ka importuar qumështorja “Euro Mlekara” SHPKNJP Shkup. Bëhet fjalë për sasi e cila në kuadër të kontrollit dyjavor të inspektimit ishte konfiskuar nga ana e veterinarit zyrtar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) si pjesë e importit prej 20 tonëve të cilin e ka realizuar kompania. Në deponinë Drislla sot do të shkatërrohen 4.325 kilogramë gjalpë i pasigurt me afat të skaduar të cilin e ka importuar qumështorja “Euro Mlekara” SHPKNJP Shkup. Bëhet fjalë për sasi e cila në kuadër…

Lexo më Shumë

Jo tani por qëmoti është dëshmuar se autorët e veprave të mëdha, se mirëbërësit dhe misionarët, se ata  që e begatojnë një shoqëri, ata që të tjerëve ua dhurojnë më të vlefshmen që kanë pa kërkuar asgjë si kundërvlerë, veprojnë në heshtje, se i përkushtohen punës e jo zhurmës që e shoqëron rrugëtimin  e tyre jetësorë. Dhe jo tani, por që nga e shkuara dihet se të vlefshmin nuk bëjnë vepra të mira për ta madhëruar veten, por pse ashtu ia dalin të jetojnë në paqe me vetveten, pse e dinë se vetëm ashtu mund ta arsyetosh jetën dhe pse…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.258 teste të kryera janë regjistruar 284 raste të reja me virus, respektivisht 23 për qind e testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 449 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me virus e kanë humbur 21 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 112.930 raste, prej të cilëve 98.133 janë shëruar, kurse 3.340 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 11.457 raste aktive.

Lexo më Shumë