Situata në Prilep me kovid-pandeminë është alarmante dhe jashtëzakonisht shqetësuese, vlerësoi sot Shtabi i krizës dhe kërkon shtrëngim të masave, orë policore nga ora 19:00, si dhe shkurtim dhe reduktim të transportit publik nga nesër. Nga qytetarët kërkohet që të jenë shumë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Sipas kryetarit të komunës Ilija Jovanoski, Prilepi tërë muajin është qyteti i dytë me më shumë të infektuar pas Shkupit. Qytetarët janë të papërgjegjshëm, të grupuar, dhe shumë i fshehin kontaktet e tyre. “Për këto arsye, Shtabi komunal i krizës kërkon nga Shtabi I përgjithshëm i krizave, nga qeveria dhe Komisioni për sëmundje…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu ka marr pjesë në debatin që ka të bëjë me ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje me çka ky Ligj e garanton lirin e të shprehurit dhe informimit si një nga bazat themelore të demokracisë. Sipas nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të gjithë kanë të drejtën e lirisë së shprehjes. “ Është duke u zhvilluar debati publik për ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. Këto ndryshime do të jenë me interes për sistemin gjyqësor dhe praktikën gjyqësore të vendit tonë duke mundësuar…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.627 testime për coronavirus, ndërsa 999 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup-539, Prilep dhe Manastir – secili nga 44, Kumanovë – 41, Ohër – 38, Kavadar – 34, Veles – 25, Gjevgjeli – 23, Tetovë – 22, Negotinë – 21, Koçan – 20, Kriva Pallanka – 19, Gostivar – 16, Shtip – 15, Struga – 10, nga Strumica, Kërçova, Probishtipi, Vallandova dhe Krusheva – nga 8 secili, Resnja dhe Dellçeva – 7 raste secili, Berovo – 6, Demir Kapija – 5, nga 4 raste…
Kohë më parë në Shkollën Fillore të fshatit Dobrosht ” Faik Konica”, Komuna e Tearcë u zgjodh drejtoreshë Znj. Gjylsere Rexhepi ndërsa bashkëshorti i sajë z. Muamet Rexhepi ushtron fuksionin përgjegjësit për arsim në Komunën e Tearcës që udhëhiqet nga Kryetari i Komunës së Tearcës nga rradhët e BDI Isen Asani. Vlerësojmë se në këtë përzgjedhje të Drejtoreshës Gjylsere Rexhepi ka elemente për nepotizëm dhe shkelje të rregullave dhe procedurave për punësim të të afërmve dhe të zyrtarëve, ku në rastin konkret kemi burrë e grua funksioner, Zonja Gjylsere Drejtoreshe ndërsa bashkëshorti i saj Muamet Rexhepi përgjegjës për Arsim. Këto…
Në një intervistë për gazetën luksemburgase “Worth”, Kryeministri Zoran Zaev tha se vetoja e Bullgarisë për fillimin e negociatave të BE-së ishte një gjest mosmirënjohës, por që qeveria e tij ishte e përkushtuar për evropianizimin e vendit, transmeton Portalb.mk. Në tekst, gazetari u referohet pengesave të shumta me të cilat përballet Maqedonia e Veriut për fillimin e negociatave, nga vetoja e Greqisë, bllokada e Francës dhe së fundmi, vitin e kaluar, vetoja e Bullgarisë për shkak të çështjeve bilaterale dhe pyet Kryeministrin nëse mund të ketë pasoja negative në mbështetjen e qytetarëve për BE-në. “E saktë, është mosmirënjohëse që fqinji…
Deputeti i koalicionit opozitar ASH-AAA, Halil Snopçe, thotë se Qeveria me mendimin negativ për Pr/ligjin për Shtetësi u rreshtua në anën e VMRO-DPMNE-së e cila e ka bllokuar me mbi 500 amendamente pr/ligjin në fjalë. Në një intervistë për gazetën LAJM, Snopçe tha se, Qeveria dhe opozita maqedonase po veprojnë sikur të jenë të koordinuara lidhur me nismën e opozitës shqiptare për të zgjidhur problemin shumëvjeçar të mijëra qytetarëve që nuk kanë shtetësi. “Tërheqja e amendamenteve nuk bëhet pa u zhbllokuar ligji për shtetësi. Gjithë këtë e bëjmë si masë reciprociteti ndaj bllokimit të ligjit për shtetësi ndaj Qeverisë dhe…
Deri sot nëpërmjet aplikaconit për vetëregjistrim, janë regjistruar gjithsej 68.668 persona nga diaspora. Regjistrimi do të vazhdojë deri më 21 prill, ndërsa për shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit regjistrimi ka filluar më një mars. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani dje deklaroi se personat e regjistruar kanë kaluar 60.000 persona. Në vendin e parë është Zvicra me 16 mijë regjistrues, pasuar nga Gjermania me 10 mijë dhe Italia me 6.000 mijë.
Tri partitë më të mëdha, LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI, gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura në vlerë të përgjithshme prej 5.3 milionë dnarëve. Sipas raporteve më të reja financiare, të publikuara nga Enti Shtetëror për Revizion, tri partitë së bashku kanë harxhuar 3.8 milionë denarë, që do të thotë se vitin e kanë mbyllur me bilanc pozitiv. LSDM-ja qeveritare në vitin 2020 ka realizuar të ardhura në vlerë prej 129,3 milionë denarëve, kurse ka harxhuar 112,5 milionë denarë. Kjo parti e ka mbyllur vitin me bilanc pozitiv në vlerë prej 16.8 milionë denarëve, transmeton gazeta Lajm. LSDM ka transferuar…
Vazhdojmë… Për nënën time dhe nënat shqiptare! Amaneti juaj po përmbushet! Sot asgjë nuk është më e rëndësishme se shtetësia për njerëzit pa shtetësi! #Blocked #Amandamente (Safije Sadiki Shahini)
Prokuroria Publike ka nisur hetimet për rastin kur një fëmijë 7 vjecar ka ndërruar jetë në një zjarr që ka kapluar një banesë në Gostivar, transmeton Almakos. “Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit. Sipas familjes, arsyeja e lidhjes ishte se fëmija ishte agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale”, thuhet në deklaratë e Prokurorisë.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se nesër Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të mbaj mbledhje në të cilën pritet të rishikohet situata epidemiologjike në vend. Ministri Filipçe tha për Alsat se ende nuk dihet për çfarë masa të reja do të bëhen rekomandimet, por se të gjitha mundësitë janë të hapura. Që në mëngjes nëpër mediat elektronike qarkullojnë informacionet jo zyrtare se pritet të shtohet kufizimi i lëvizjes së lirë.
Dje në ora 05.00 në SPB Tetovë, është raportua një vjedhje në një bankë në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, dera e të cilës është hapur me forcë dhe nga bankomati janë vjedhur 4 arka me para. Inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë dhe rasti është duke u sqaruar. LOBI.MK

