Qytetarët e varfër u bënë edhe më të varfër, ndërsa të pasurit edhe më të pasur, hendeku i pabarazisë midis qytetarëve në Kovid krizën u zgjerua në mënyrë dramatike. Sipas shoqatës ZMAI, më të prekurit nga pandemia ishin gratë dhe të rinjtë, si kategori të cilëve iu janë zvogëluar më së shumti të ardhurat, si dhe qytetarët me të ardhura të ulta. Pabarazia në të ardhurat e qytetarëve në tremujorin e parë të vitit paraprak u rrit me 3.5 pikë përqindje. Nëse ai hendek është rritur, atëherë është logjike të konkludojmë se më të varfrit janë bërë më…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4.094 testime, ndërsa janë regjistruar 1.293 raste të reja me Covid-19. Janë regjistruar 339 pacientë të shëruar. Ndërkohë betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 persona, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani në vend janë bërë 575.162 testime. /SHENJA/
Komuna e Strugës gati dy ditë hesht për shpenzimet e bëra nëpër restorante në vlerë prej 27,500 eurove, në kohë kur restorantet kanë qenë të mbyllura pjesën më të madhe të vitit. Kryetari Merko nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski, për Alsat u shpreh se shpenzimi i parave të qytetarëve për qëllime të tilla duhet të kufizohet në mënyrë rigoroze. I dënoj shpenzimet e tilla joproduktive. Ai që është lakmitar dhe pret të vijë në pushtet për të ngrënë, nuk e ka vendin në pushtet dhe ai duhet të zëvendësohet sa më shpejt që të…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka deklaruar se sot për interpelancën e Ministrit të Shëndetësisë, Veko Filipçe të parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja, ka mbështetjen edhe të partive tjera opozitare, ndërkohë që ka shfaqur dhe shpresën se interpelanca në fjalë shumë shpejtë do të gjendet në rend ditë në seancë plenare. “Mbështetje për interpelancën japin edhe partitë tjera opozitare dhe shpresoj se zoti Xhaferi do të vendos interpelancën në rend dite sa më shpejtë të jetë e mundur, për shkak se vlerësojmë se numri i të infektuarve, numri i viktimave, numri i të papunëve për shkak të keq menaxhimit me pandeminë…
Zëvendës ministri i Shëndetësisë në Shkup, Ilir Hasani, ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që ta ndihmojë Maqedoninën e Veriut me vaksina kundër Covid 19. Në një intervistë për gazetën LAJM, Hasani tha se numri i vaksinave në Shqipëri, ditëve të fundit, është rritur dukshëm prandaj kërkon nga autoritetet e Tiranës të dërgojnë një sasi vaksinash në Maqedoninë e Veriut, cila ka ngecje në furnizim. “Është e vëretët se ne kemi ngelur dhe jemi vonuar me vaksinimin e popullatës. Përveç Kosovës edhe Shqipëria që ishte mbrapa si ne me vaksinimin, tashmë kemi disa paralajmërime se janë rritur shumë numrat…
Është e rëndësishme që të bëjmë një hap prapa dhe të shohim se cfarë përkrahje financiare ka bërë BE-ja që nga fillimi i pandemisë për RMV-në por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, është shprehur ambasadori i BE-së në Shkup Devid Gir duke komentuar zhgënjimin e Kryeministrit Zoran Zaev rreth sigurimit të vaksinave për vendet tonë. DEJVID GIR – AMBASADOR I BE-së NË RMV “Të jemi të sinqertë se sot nuk jemi aty ku BE-ja do të kishte dashur të jetë, ti siguronte vaksina për vendin tuaj, mirëpo mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se…
Biznesmeni nga Tetova, Lazim Destani ka dërguar sot apel deri te mërgata e Maqedonisë së Veriut që të regjistrohet. Vlerëson se procesi i regjistrimit nuk është vetëm një akt qytetar, por edhe kombëtar. “Përmes këtij apeli po Ju drejtohem për ta theksuar e për ta risjellë në vëmendjen e çdonjërit peshën e jashtëzakonshme që ka akti i regjistrimit pasi ky nuk është vetëm akt qytetar por gjithsesi është edhe akt kombëtar, andaj, REGJISTROHUNI!”, shkruan Destani në apelin e tij. Thirrjen e bën si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ndërkaq ka shtuar, se tashmë Maqedonia e Veriut ka dy dekada…
Portet në Strugë dhe Pogradec do të rindërtohen, ndërsa një linjë e re transporti ujor do të vendoset midis tre qyteteve në brigjet e Liqenit të Ohrit. Është planifikuar të prokurohen dy anije eko-diellore, të cilat do të përdoren për lundrim, por nuk do të ndotin liqenin. Ky projekt strategjik për zhvillimin e turizmit do të zbatohet përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe programit IPA për bashkëpunimin ndërkufitar, njoftoi Ministri. “Unë mendoj se do të jetë një ofertë shumë e mirë, që ju të jeni këtu dhe të shkoni për darkë në Pogradec dhe pastaj të ktheheni për një shëtitje…
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka zbardhur plotësisht rastin me përdhosjen e flamurit shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e një të riut i cili kishte regjistruar një video gjatë realizimit të këtij akti dhe më pas postoi videon në rrjetin social “Tik-tok” informon Tetovasot. Gjatë ditës së djeshme (16 Mars), një 16 vjeçar nga Vejca e Tetovës është thirr në Stacionin Policor Tetovë, me të cilin në prani të prindit të tij, është realizuar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 319 dhe…
Kryeministri Zoran Zaev ka folur për rritjen e rasteve pozitive me Covid-19. Ka vlerësuar, se rritja e rasteve nuk është si rezultat i mungesës së vaksinimit, por se nuk repsketohen masat anti-Covid-19. “Për momentin, edhe në vendet ku ka vaksinim masiv, numrat shkojnë në rritje, për shkak se siç thonë autoritetet shëndetësore, nuk respektohen masat anticovid”, tha Zaevi në Bogdanci, transmeton TV21. Ai ka deklaruar, se qytetarët nuk i mbajnë maskat dhe grumbullohen në masë të madhe.
Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski ka hedhur poshtë pretendimet e drejtorit të Entit të Statistikave, Apostoll Simovski se ky Komisioni do të vendos për atë se nëse do të anulohet regjistrimi i popullsisë për shkak të pandemisë. “Nëse më pyesni se nëse Komisioni merret me vendimet, se a do të ketë regjistrim ose jo, do të ju zhgënjej menjëherë, komisioni nuk merret me atë. Pse? Sepse, propozim-protokolli u kërkua dhe ne e bëmë atë. Më tej, institucionet shtetërore do të vendosin se a do të ketë ose jo regjistrim”, tha Karaxhovski, transmeton TV21. Ka deklaruar se nuk…
Mbrëmjen e djeshme në orën 22:15, personi F.O. (33) nga Zhelina e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 20.00 në rrugën “Iliria” në Tetovë, kishte parkuar veturën “Ford Escort” me targa të Tetovës, në pronësi të E.J. (56) nga Dobroshti i Tetovës, të cilën nuk e kishte mbyllur me çelësat në bravë, por kur ai ishte kthyer vetura nuk ishte në atë vend, gjegjësishtë i’a kishin vjedhur informon Tetovasot. Merren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e çështjes.

