Për shkak të mbajtjes së garës sportive – rekreative “I pari në majë” sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup.
Gjatë kësaj, traseja e paraparë e lëvizjes së garës së çiklizmit, e cila fillon në orën 9:45, është para Muzeut të qytetit të Shkupit – rruga “Shën Cirili dhe Metodi”, majtas pas bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit”, në vazhdim të bulevardit “Nëna Terezë”, majtas pas rrugës “Todor Aleksandrov”, në vazhdim të rrugës lokale për Vodno të Mesme deri në majë të Vodnos – “Kryqi i Mileniumit”, ndërsa traseja e lëvizjes të alpinistëve fillon prej para SH.F. “Koço Racin”, në bulevardin “Nëna Terezë”, drejtë rrugës “Todor Aleksandrov” dhe te rruga “Salvador Alende”, djathtas, pas shtigjeve malore drejtë Vodnos së Mesme, nga Vodnoja e Mesme drejtë majës së Vodnos.
Në periudhën e theksuar derisa mbahet gara, komunikacioni do të rikahëzohet përgjatë rrugëve anësore.
MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë nëpër rrugët në të cilat do të zhvillohet gara.




