Për herë të parë në spitalin klinik në Tetovë është realizuar operacion torakal – heqja e një tumori në brinjën e dytë të djathtë në pjesën e kraharorit. Operacioni u krye nga specialisti i kirurgjisë torakale Dr. Ivan Karapetrov. “Ky është operacioni i parë i këtij lloji në Spitalin Klinik Tetovë dhe është një rast i rrallë. Është larguar një ndryshim në indin e kockave të brinjës tek një burrë. Materiali është dërguar për analiza patohistologjike dhe imunohistokimike. Pacienti është përballur me dhimbje të forta në atë pjesë të kraharorit të cilat nuk u qetësuan plotësisht as me terapi analgjetike.…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të fundit, ka sjellur një vendim me të cilin e obligon Ministrinë për Punë të Brendshme (MPB) të përgatisë një plan për votimin e personave me shtetësi bullgare për zgjedhjet në atë vend. “Me vendimin e qeverisë nga seanca e mbajtu, MPB obligohet të përgatisë një plan për sigurimin e vendvotimeve shtesë për personat që kanë shtetësi bullgare, për të zbatuar procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 4 prillit në Republikën e Bullgarisë, për të cilat do të votohet jashtë përfaqësive diplomatike të këtij shteti në Republikën e Maqedonisë së…
Enti Shtetëror i Statistikave përsëri ka hapur konkurs për përzgjedhjen e regjistruesve rajonalë për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave 2021, për rajonet e regjistrimit ku ka mungesë të regjistruesve. Regjistruesit të cilët do të jenë në terren dhe do të kryejnë regjistrimin e popullsisë do të fitojnë mbi 35.000 denarë për angazhimin. Personat që do të regjistrojnë në terren nga 1 deri më 21 prill, një javë para regjistrimit do të kenë testime dhe përgatitje për zbatim të qetë dhe profesionale të operacionit statistikor. Deri më tani, rreth 4.500 regjistrues janë regjistruar, të cilët do të fillojnë testimin dhe…
E gjitha kjo bëhet e ditur në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje me shkrim të grupit parlamentar të liberalëve (FDP) në Bundestag. Për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën janë parashikuar nga 4750 viza pune në vit, pra nga 19 për qind për secilin vend. Ndërsa kontingjenti i rezervuar për Serbinë është pak më i ulët, rreth 4250 (17 për qind), e për Malin e Zi janë parashikuar 1000 viza pune, rreth 4 për qind e kontingjentit. Ndërkohë qeveria gjermane e ka përcaktuar kontingjentin total të vizave deri në 25 mijë viza pune në vit.…
Mbi 130 ligje janë bllokuar dhe po presin miratimin e Parlamentit. Mungesa e kuorumit mbetet një problem i madh. Opozita po bllokon punën për mijëra ndryshime në projektligje dhe shumica e brisht qeverisëse nuk po bën asgjë për të përmirësuar komunikimin me opozitën. Shumica e brisht parlamentare e formuar pas zgjedhjeve parlamentare për disa muaj ka treguar punën e saj joefikase në legjislaturë. Opozita bllokon punën e asamblesë dhe për shkak të mungesës së kuorumit, qindra ligje po presin në radhë. Megjithëse Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi po përpiqet të çojë punën përpara përmes takimeve koordinuese, Parlamenti mbetet i bllokuar.…
Siç raporton TV21, Agjencia Amerikane për Bashkëpunim në Mbrojtje ka dhënë dritë të gjelbër për shitjen e mundshme të automjeteve luftarake “Striker” dhe pajisje shtesë për Ushtrinë e Maqedonisë. Për këtë qëllim Qeveria do të duhet të ndajë 210 milionë dollarë, ndërsa Agjencia Amerikane për këtë e ka njoftuar edhe Kongresin amerikan i cili duhet të japë përgjigjen përfundimtare. Maqedonia e Veriut nga administrata amerikane ka kërkuar furnizimin e 54 automjeteve luftarake “Striker”, edhe atë në tre versione M1126 për bartje të ushtarëve, automjetin komando М1130 dhe automjete në të cilën është montuar minahedhësi me versionin M1129. Për këto automjete…
“Jo vetëm nga seti i pestë i masave ekonomike, por edhe nga pakoja e katërt e masave antikrizë ende ka vendime ligjore të cilat nuk i kanë kaluar as komisionet në Kuvend. Kjo është e vërteta. I bëj thirrje opozitës e cila i interpreton shifrat siç dëshiron, t’i mbështesë të gjitha vendimet ligjore, ndërsa nëse nuk i pëlqejnë, të ofrojë alternativë që t’i përmirësojmë, jo të bllokojë”. Këtë e tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai theksoi se qëllimi i Qeverisë është të krijojë vendime sa më të mira që ndihma të kahëzohet atje ku duhet, por në biseda…
Zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski sot i është kthyer obligimeve të punës, pas mungesës disa ditore e cila nxiti spekulime se ai ka shkuar Dubai për fundjavë të vazhduar. Informatat për udhëtimin e pretenduar të Nikollovski u ndërlidhën me lajmin se edhe ish sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski është në pushim në Meksinë, në periudhë kur po qarkullon afera për furnizimin e softuerit për shkelje ligjore në trafik, transmeton Portalb.mk. Nga Qeveria edhe pse konfirmuan se, zëvendëskryeministri gjatë tre ditët e kaluara të punës ka qenë në pushim, nuk e kanë zbuluar destinacionin ku ka udhëtuar, ashtu siç nuk kanë përgënjeshtruar informatat…
Një tërmet me madhësi 2.5 është regjistruar sot në Qendër Zhupa. Epiqendra ishte 17 km nga Qendra Zhupa dhe ishte me thellësi prej dy kilometrave. Këtë muaj kishte shumë tërmete në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të maqedonisë së veriut që jetojnë jashtë vendit, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Në mesazhin e tij, Kurti fton mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të mos e lëshojnë këtë mundësi dhe të regjistrohen, pasi sipas tij, në këtë regjistrim do të përcaktohet pesha e shqiptarëve në Repuplikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, duke u bazuar në Kushtetutën e vendit, regjistrimi i çdo qytetari do të diktojë shifrat e ndarjes së buxhetit dhe në punësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. ALBIN KURTI, KRYETAR I…
Prokurorja Vilma Ruskovka, e cila e kryeson Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot në një deklaratë për “Sloboden peçat” theksoi se nëse asnjë organ nuk ndërmerr veprime për zbardhjen e dyshimeve për furnizimin e softuerit, në lidhje me Dragi Rashkovskin, Prokuroria për të cilën ajo është e obliguar me siguri do të hapë lëndë. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria për polici financiare janë organet që duhet të zbulojnë autorët, ato janë organe të përndjekjes dhe nëse vendosin të mos veprojnë, ne do ta bëjmë këtë”, shton Ruskovska, duke mos dashur t’i komentojë…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiut, duke thënë se ky i fundit nuk e ka mbajtur fjalën për premtimet e dhëna nga ”kontrata” e famshme me të cilën ai mori besimin e qytetarëve. Zudi Enuzi Koka, përfaqësuesi i koalicionit, gjithashtu u shpreh se, i përkujtojnë zyrtarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, se kanë dështuar 100% nëpër të gjitha komunat, dhe se sipas tyre, në 4 vitet e fundit banorët e Çairit nuk kanë parë asnjë projekt investues në infrastrukutrë, madje asnjë të tillë në arsim, kulturë dhe sport.…

