Ish zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Armend Arsllani është emëruar drejtor i ri i Spitalit të Strugës, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk. Ministri pardje e shkarkoi drejtorin paraprak dr. Muhamed Asani. Rasti i Asanit u denoncua nga një paciente nga Dibra, e cili gjatë lindjes cezariane, të cilën e kreu Asani në spitalin e Strugës mbeti pa mitër, vezore dhe veshkë, ndërsa mjeku të gjithë procesin e shtatzënisë e kreu në ordinancën “e egër” gjinekologjike në shtëpi. Filipçe tha se ka marrë vendim për krijimin e një Komisioni për mbikëqyrjen e punës profesionale të ISHP SP Strugë.…
Author: Hamdi Kumanova
Pfizer nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për vaksinat anti kovid. Kërkesa e fundit e kompanisë farmaceutike para se të vendoset firma është që në rast të efekteve anësore, Maqedonia e Veriut ta marrë përgjegjësinë e dëmshpërblimit të pacientëve. Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe tha marrëveshja me kompaninë amerikane është në prag të finalizimit. “Më duhet ta pranoj se vërtetë kemi pritur shumë në kohën kur kërkoheshin ndryshime të dhënash në pjesën e pëlqimeve sipas kërkesave të tyre, me qëllim që të sillet vaksina në vendin tonë. Tani kanë edhe kërkesa shtesë para dy ditësh e nënshkruam…
Janë dënuar me nga një vit burg 3 protestuesit që kanë pranuar fajin në protestat për rastin “Monstra” Bëhet fjalë për të pandehurit e mëposhtëm: Behar Dalipi- 1 vit burg Besart Kalisi- 1 vit burg Shaban Veseli- 1 vit burg
Universiteti i Tetovës e ndjek me vëmendje publikimin e “informacioneve”, që hedhin dyshime për hulumtimet shkencore të disa profesorëve në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë. Edhe pse nuk është në detyrën e institucionit tonë që t’i komentojmë “zbulimet” e “revistave” me autorë anonim, e njoftojmë opinionin publik se veprimtaria arsimore, hulumtuese shkencore e njësive akademike në Universitetin e Tetovës, zhvillohet në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore. Avancimet akademike, mbrojtja dhe publikimi i punimeve shkencore u nënshtrohen mekanizmave filtrues, që e verifikojnë apo e skualifikojnë një kontribut të caktuar hulumtues. Se Universiteti ynë ka pasur sukses në lëmin…
Po vazhdon të bllokohet puna e Kuvendit, ku në vazhdimësi nga koalicioni Aleanca për shqiptarë & Alternativa po dorëzohen mijëra propozim amandamente në Kuvend për ligjet që presin të miratohen, me çka po arrihet të bllokohet puna e Kuvendit. Sipas tyre, me këtë strategji ata do të vazhdojnë, derisa të pranohet ligji për Shtetësi i propozuar nga ky koalicion. Sipas informacioneve jo zyrtare opozita shqiptare po synon të propozojë mbi 82.000 amandamente për çdo ligj që propozohet në Kuvend.
Forcat për operacione special të Maqedonisë së Veriut, SHBA dhe Greqia nikoqire, nga e marta filluan stërvitje të përbashkët për hedhje me parashutë dhe kërcime nga aeroplanë në zonën e Atikës dhe në Larisa, në kuadër të planit dhe koordinimit të Komandës interdisiplinare për operacione speciale të Shtatmadhorisë së armatës greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga Shtatmadhoria e Armatës greke kumtojnë se “stërvitja e përbashkët konkrete është në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave të armatosura greke me vende mike dhe aleate”, dhe në kuadër të bashkëpunimit të planifikuar, të cilat “plotësisht dhe vazhdimisht po zbatohet…
Nga ora 22:00 e datës 18.03.2021 deri në ora 05:00 të ditës së sotme janë konstatuar 15 shkelje të orës policore. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 455 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, edhe kjo e detyrueshme me ligj.
VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tyre Maqedonia është në fund të listës botërore për persona të vaksinuar. Ndërsa sipas të dhënave të “Blumberg”-ut Maqdonia është në vendin e 118 nga 122 shtete. Për shkak të paaftësisë së Venko Filipçes Maqedonia çdo ditë ka numër të madh të të infektuarve të rinj me Kovid-19, mbi 3.400 qytetarë kanë vdekur deri më tani, pacientë largohen nga ordinanca me mungesë të organeve, ndërsa vaksina nuk ka as për ilaç. Por sikur kjo të mos mjaftonte, doli edhe një skandal nga një sërë skandalesh që ministri i Shëndetësisë dhe…
Ka nisur gjykimi kundër të akuzuarve për protestat kundër vendimit gjyqësor në rastin Monstra. Nga 7 të akuzuar (Behar Dalipi, Artan Sadiki, Fabio Idrizi, Besart Kalisi, Shaban Veseli, Betim Kasami, Bashkim Sula) 5 janë prezent në sallën e gjyqit, një i akuzuar nuk është lejuar në sallë për shkak të temperaturës së lartë, ndërsa një i akuzuar tjetër është i pakapshëm për organet e ndjekjes penale. Në sallë janë të pranishëm edhe policët e dëmtuar në protesta./ALSAT
Rreth 69.000 anëtarë, të Dielën do të zgjedhin Kryetarin e LSDM-së, në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta brendapartiake – thuhet në një komunikatë nga LSDM-ja. Zgjedhjet e para të drejtpëdrejta brendapartiake do të mbahen të Dielën më 21 Mars, me pjesëmarrje të të gjithë anëtarëve të regjistruar të LSDM-së. Sic thuhet në komunikatë, janë ndërmarrës të gjitha masat për rregullimin e vendvotimeve me rekomandime për mbrojtje shëndetësore nga COVID-19, kurse sic transmeton Klan Maqedoni, I gjithë procesi zgjedhor në ditën e votimit do të zhvillohet sipas protokolleve të rrepta për mbrojtje nga koronavirusi. Zgedhjet do të zbatohen në të gjitha…
Me një takim me Presidentin Borut Pahor, Ministrja Radmila Sheqerinska përfundoi vizitën një-ditore zyrtare në Republikën e Sllovenisë, e cila u zhvillua me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes, Matej Tonin. Në bisedën me Presidentin slloven, Sheqerinska shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë. “Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë lidhur nga një miqësi dhe bashkëpunim i fortë që ka zgjatur për dekada. Mbështetja juaj është veçanërisht e rëndësishme për ne tani që BE po bën përpjekje për të siguruar një konsensus për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor”, tha Ministrja Sheqerinska, duke shtuar se pritjet tona janë që BE të…
Deputeti nga Unioni Social Kristian (CSU), parti motër e CDU-së së Kancelares Angela Merkel, për këtë mori nga OBRM-PDUKM-ja rreth 50 mijë euro. Zech në nëntor 2016 gjithashtu u shfaq në një tubim të OBRM-PDUKM-së gjatë fushatës zgjedhore. Ai i mori paratë përmes ndërmarrjes “Scaliger Strategy Consulting oreku” e cila nënshkroi një marrëveshje për OR-konsultim me OBRM-PDUKM-në. Përveç kësaj, skandale të tjera iu atribuan atij përmes kësaj kompanie, për shkak të së cilës Cech u detyrua të jepte dorëheqjen.

